By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Plas dhuna në Serbinë e Vuçiqit: Militantë të SNS-së sulmojnë protestuesit në Veternik, gjithçka në sy të policisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Plas dhuna në Serbinë e Vuçiqit: Militantë të SNS-së sulmojnë protestuesit në Veternik, gjithçka në sy të policisë
Lajme

Plas dhuna në Serbinë e Vuçiqit: Militantë të SNS-së sulmojnë protestuesit në Veternik, gjithçka në sy të policisë

Momenti
Published: September 1, 2026

Dhuna shpërtheu të hënën mbrëma në Veternik të Novi Sadit, ku një tubim i qytetarëve u përshkallëzua në përplasje me persona të lidhur me Partinë Përparimtare Serbe (SNS) të presidentit Aleksandar Vuçiq.

Sipas dëshmive të pjesëmarrësve dhe dëshmitarëve, qytetarët ishin mbledhur në mënyrë paqësore, por më pas pranë tyre u shfaq një grup më i madh mbështetësish të SNS-së, të cilët i ndoqën edhe pasi protestuesit u zhvendosën drejt një rrethrrotullimi për të shmangur përplasjen.

Your browser does not support the video tag.

Situata u tensionua dhe, sipas dëshmitarëve, disa qytetarë u sulmuan fizikisht. Raportohet për shuplaka, goditje në kokë dhe shqelma, ndërsa të paktën dy persona dyshohet se kanë pësuar lëndime. Njëri prej tyre raportohet se ka pësuar edhe dëmtim të dhëmbit.

Ajo që e bën edhe më shqetësuese ngjarjen është se, sipas dëshmive të publikuara, përplasjet ndodhën në prani të policisë serbe, e cila në disa momente dyshohet se qëndroi vetëm duke vëzhguar situatën.

Dhjetëra fotografi dhe video të publikuara nga vendngjarja dokumentojnë tensionet dhe përleshjet, ndërsa dëshmitarët pretendojnë se personat e lidhur me SNS-në iu vërsulën qytetarëve që po protestonin.

Pas incidentit, sipas informacioneve jozyrtare, policia arrestoi një qytetar nga grupi i protestuesve, ndërsa nuk raportohet për ndonjë arrestim nga radhët e mbështetësve të SNS-së.

Deri tani, policia serbe nuk ka dhënë një version zyrtar për ngjarjen dhe nuk ka konfirmuar numrin e të lënduarve apo të arrestuarve.

The post Plas dhuna në Serbinë e Vuçiqit: Militantë të SNS-së sulmojnë protestuesit në Veternik, gjithçka në sy të policisë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Nga një vit në 4 mijë: Cila krijesë jeton më gjatë se çdo kafshë tjetër?
Përfshihet nga flakët mjeti lundrues në Ksamil, policia shpëton katër turistët gjermanë
BE: Formimi i institucioneve do t’i mundësonte Kosovës të përfitojë nga Plani i Rritjes
Çështja e presidentit, Musliu: PDK nuk ulet në tavolinë me një uzurpator
Shihni çfarë u gjet në çantën e rusit i cili kreu vrasjen e trefishtë në Mal të Zi

LEXO GJITHASHTU

Ulutas: Tranzicioni gradual i KFOR-it nga prania në Urën e Ibrit bazohet në kushte të caktuara
Lajme
LSDM: Maqedonia humb nxënësit, të rinjtë po emigrojnë ndërsa qeveria importon “punëtorë ekonomikë”
LSDM: Maqedonia humb nxënësit, të rinjtë po emigrojnë ndërsa qeveria importon “punëtorë ekonomikë”
TOP Momenti
Ambasada e SHBA në Tiranë: Kreu i SPAK në konferencën e DEA-s, Shqipëria forcon rolin kundër narkotrafikut
Ambasada e SHBA në Tiranë: Kreu i SPAK në konferencën e DEA-s, Shqipëria forcon rolin kundër narkotrafikut
TOP Momenti
Apel për 5-vjeçarin Troi, familja kërkon ndihmë për trajtimet jashtë vendit
Apel për 5-vjeçarin Troi, familja kërkon ndihmë për trajtimet jashtë vendit
TOP Momenti
Janevska: Nuk doja të ofendoja askënd me deklaratën time për nxënësit e klasës së parë dhe as të ndikoja në vendimet personale të prindërve
Janevska: Nuk doja të ofendoja askënd me deklaratën time për nxënësit e klasës së parë dhe as të ndikoja në vendimet personale të prindërve
TOP Momenti

You Might Also Like

Kaluan ilegalisht kufirin në Han të Elezit, kapen tre shtetas të Maqedonisë së Veriut

September 2, 2026
Hoxha takon Sorensenin në Bled, kërkon të shkojë më shpejt normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi
Lajme

Hoxha takon Sorensenin në Bled, kërkon të shkojë më shpejt normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi

September 2, 2026
Qyteti serb glorifikon kriminelin e luftës Mladiq, muralit i bëhen homazhe me pishtarë
Lajme

Qyteti serb glorifikon kriminelin e luftës Mladiq, muralit i bëhen homazhe me pishtarë

September 2, 2026
Kallas: Sulmi i dyshuar rus në aeroportin e Lajpcigut ishte terrorizëm shtetëror, BE diskuton reagimin
Lajme

Kallas: Sulmi i dyshuar rus në aeroportin e Lajpcigut ishte terrorizëm shtetëror, BE diskuton reagimin

September 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?