By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
TOP Momenti

“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër

Momenti
Published: May 12, 2026

Rrëfimi prekës për jetën e punëtorëve sezonalë nga Kosova është përzgjedhur ndër nëntë punimet më të mira për Çmimin e Gazetarisë së Cyrihut

Një reportazh i gazetares Tugba Ayaz është nominuar për Zurich Journalism Prize, një nga vlerësimet më prestigjioze në gazetarinë zvicerane.

Your browser does not support the video tag.

Artikulli me titull “Eine Sprache für den Schmerz” (“Një gjuhë për dhimbjen”) rrëfen historinë e Nazmi Kadriu dhe familjes së tij, një histori që pasqyron fatin e mijëra shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve ’90, kur shumë prej tyre u detyruan të punonin në Zvicër si punëtorë sezonalë larg familjeve.

Shkrimi është përzgjedhur ndër nëntë punimet më të mira të vitit në Zvicër. Tre fituesit e çmimit do të shpërblehen me nga 10 mijë franga zvicerane, ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimeve mbahet më 12 maj 2026 në lokalin e njohur të eventeve Kaufleuten, në Cyrih.

Your browser does not support the video tag.

Reportazhi u publikua më 15 shkurt 2025 në platformën zvicerane Republik dhe trajton dramën njerëzore të punëtorëve sezonalë që për dekada punuan në Zvicër pa pasur të drejtë të sillnin familjet e tyre.

Në qendër të rrëfimit është historia e Nazmi Kadriut, sot 75 vjeç. Në vitin 1990 ai u largua nga Prishtina pasi humbi punën në minierë dhe përfundoi duke punuar në një fermë në kantonin Jura, me një pagë prej rreth 1200 frangash në muaj dhe me orare të gjata pune, deri në 12 orë në ditë.

Në atë kohë, statusi i punëtorit sezonal në Zvicër ua ndalonte rreptësisht punëtorëve të merrnin familjet me vete. Për pesë vite me radhë, ai jetoi i ndarë nga bashkëshortja dhe tre fëmijët e tij në Kosovë, ndërsa familja përballej me varfërinë dhe pasigurinë e kohës.

Djali i tij, Lulzim Kadriu, kujton në reportazh momentet e vështira të fëmijërisë. “Si fëmijë nuk e kuptoja pse babai duhej të ikte gjithmonë”, rrëfen ai, transmeton tutje albinfo.ch.

Familja arriti të ribashkohej vetëm në vitin 1995, kur Nazmiu fitoi lejen e qëndrimit në Zvicër. Megjithatë, plagët emocionale të ndarjes mbetën të thella.

Sot, Lulzimi është pjesë e shoqatës Tesoro, e cila kërkon njohjen e vuajtjeve të familjeve të ish-punëtorëve sezonalë. Sipas historianit Toni Ricciardi, rreth gjysmë milioni familje janë prekur nga kjo politikë e ndarjes së detyruar në Zvicër.

Reportazhi i nominuar jo vetëm që rikujton një kapitull të dhimbshëm të historisë së migrimit, por gjithashtu lidhet me debatin aktual në Zvicër për kufizimin e bashkimit familjar për migrantët.

“Ata punuan në punë që zviceranët nuk i bënin, u paguan pak dhe shpesh u trajtuan si njerëz të dorës së dytë”, thotë Lulzimi, duke kërkuar që sakrifica e punëtorëve sezonalë të njihet si pjesë e historisë që kontribuoi në zhvillimin e Zvicrës./Albinfo.ch

The post “Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Zjarr i përmasave të mëdha përfshin fshatin Llakatund në Vlorë, era favorizon flakët
Të dielën protestë në Kroaci për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, Gucati fton mërgatën t’i bashkohet
MASH: Në dy paraqitjet në qershor janë regjistruar gjithsej 15 705 nxënës në arsimin e mesëm
Sveçla reagon pas vdekjes së policit Rexhep Gashi: Të parandalojmë tragjedi të tilla
Pesë ankesa në PZAP ndaj rezultateve zgjedhore, KQZ pret vendimet para certifikimit

You Might Also Like

Gashi: Samiti i Ankarasë duhet të dërgojë mesazh se NATO-ja është e bashkuar
TOP Momenti

Gashi: Samiti i Ankarasë duhet të dërgojë mesazh se NATO-ja është e bashkuar

June 29, 2026
Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ pret përfundimin e afatit për ankesa para certifikimit
TOP Momenti

Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ pret përfundimin e afatit për ankesa para certifikimit

June 29, 2026
Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut
TOP Momenti

Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

June 29, 2026
Milloshoski: “E Majta” nuk dëshiron ta nënshkruajë propozimin për ndryshime në Kodin Zgjedhor, do të paraqitet një amendament për para për reklama zgjedhore
TOP Momenti

Milloshoski: “E Majta” nuk dëshiron ta nënshkruajë propozimin për ndryshime në Kodin Zgjedhor, do të paraqitet një amendament për para për reklama zgjedhore

June 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?