By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Fruthi alarmon Kosovën: 22 pacientë të shtrirë, mbi 100 raste të konfirmuara
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Fruthi alarmon Kosovën: 22 pacientë të shtrirë, mbi 100 raste të konfirmuara
TOP Momenti

Fruthi alarmon Kosovën: 22 pacientë të shtrirë, mbi 100 raste të konfirmuara

Momenti
Published: August 15, 2026

Numri i të infektuarve me fruth nga prilli deri në gusht ka arritur në 112 raste. Pacientët e shtrirë në Klinikën Infektive janë në gjendje stabile, ndërkaq më të prekurit janë fëmijët nga 1 deri në 2 vjeç, të cilët nuk janë të vaksinuar. Pas shtimit të rasteve, është rritur interesimi për vaksinim.

Mos imunizimi me kohë kundër morbillës u bë shkaku që dhjetëra qytetarë të hospitalizohen.

Your browser does not support the video tag.

Veç në muajt e fundit, numri i pacientëve që u infektuan me fruth u shtua dukshëm në Klinikën Infektive.

Infektologu, Lirim Tafilaj dha detaje për numrin aktual të pacientëve këtu dhe gjendjen e tyre.

“për momentin në Klinikën Infektive janë diku rreth 22 pacient të shtrirë me fruth, shumica e pacientëve janë me gjendje mesatarisht të mirë, janë në gjendje klinike stabile për momentin. Prej moshave i kemi zakonisht të përfshirë moshat fëmijnore, moshat e vogla të cilët poashtu nuk janë të vaksinuar”, ka thënë Lirim Tafilaj, infektolog.

Tafilaj tha se krahas viteve tjera, numri i të infektuarve është shumë më i madh.

“krahasuar me vitet paraprake këtë vit kemi një fluks më të shtuar, diku sipas Instituti janë mbi 100 të konfirmuar me morbill. Normalisht apeli ynë vazhdon të mbes vaksinimi i fëmijëve që të mos vijmë deri tek komplikimet”, ka thënë Lirim Tafilaj, infektolog.

Pikërisht rastet e reja të infektimit me fruth, i aktivizuan prindërit. Kështu, është shtuar edhe numri i fëmijëve që u imunizuan për shtatë muaj në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në kryeqytet.

“Nga muaji janar deri më sot janë vakisnuar afërisht 2 mijë e 277 fëmijë të grupmoshave 1 deri më 5 vjet. 2 mijë e 800 nxënës të parashkollorit dhe numri më i madh ka qenë 3200 të nxënësve të klasave të para”, ka thënë Reneta Turku, doktoreshë në Qendrën e vaksinimit.

E, nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike përmes një përgjigje me shkrim për televizionin bën të ditur numrin e saktë të të infektuarve.

“Më 10 korrik ishin raportuar 62 raste, ndërsa deri më 10 gusht janë regjistruar edhe 50 raste të reja, duke arritur gjithsej në 112 raste. Sipas shpërndarjes nëpër komuna, numri më i madh i rasteve është raportuar në Prishtinë me 37 raste, pasuar nga Fushë-Kosova me 29 raste, Ferizaj me 12 raste, Kaçaniku me 7 raste dhe Obiliq me 6 raste. Nga tri (3) raste janë raportuar në Drenas dhe Lipjan, ndërsa nga dy (2) raste në Gjilan, Skenderaj, Shtime, Shtërpce dhe Vushtrri. Nga një (1) rast është raportuar në Deçan, Graçanicë, Podujevë dhe Viti. Analizuar sipas grup-moshës: pesëdhjetë raste i takojnë grup-moshës 12-24 muaj, nëntëmbëdhjetë raste i takojnë grup-moshës 0-12 muaj, trembëdhjetë raste i takojnë grup-moshës mbi 18 vjeç”, thuhet në reagimin e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike.

Ekipet të vaksinimit po telefonojnë prindërit të cilët ende nuk i kanë imunizuar fëmijët kundër fruthit./Tv Dukagjini/

– YouTube youtu.be

You Might Also Like

Dita e 77-të: Nuk ndalet protesta në Tiranë
Zyrtare: Djed Spence transferohet te Interi
Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare sipërmarrësi shqiptar Arlend Gjoni, bashkëthemelues i Prepaire Labs
Rreth 750 viza pune nga Kosova u lëshuan në korrik, deputetja opozitare nga alarmin
Rama flet për median britanike dhe mbron projektin e Zvërnecit: Nuk do të ndalet

LEXO GJITHASHTU

Përfundon me sukses turneu evropian në tenis “Peja Open 2026”
Përfundon me sukses turneu evropian në tenis “Peja Open 2026”
Lajme
Ukraina godet qendrën raketore ruse
Ukraina godet qendrën raketore ruse
Lajme
Koreja e Jugut kërkon bisedime me Phenianin: Koha për një regjim paqeje
Koreja e Jugut kërkon bisedime me Phenianin: Koha për një regjim paqeje
Lajme
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes 29-vjeçarja, lëndohet edhe një person tjetër
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes 29-vjeçarja, lëndohet edhe një person tjetër
Lajme
Të shtëna në universitetin amerikan, pesë të plagosur – të dyshuarit në arrati
Të shtëna në universitetin amerikan, pesë të plagosur – të dyshuarit në arrati
Lajme

You Might Also Like

Arrestohet në Greqi një shtetas i Kosovës, sekuestrohen 324 kilogramë kanabis
TOP Momenti

Arrestohet në Greqi një shtetas i Kosovës, sekuestrohen 324 kilogramë kanabis

August 15, 2026
I mori kumbullat dhe 5 vjet nuk i pagoi, 48 vjeçari përfundon në polici
TOP Momenti

I mori kumbullat dhe 5 vjet nuk i pagoi, 48 vjeçari përfundon në polici

August 15, 2026
25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, Selmani: Shqiptarët ende pa barazi të plotë juridike
TOP Momenti

25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, Selmani: Shqiptarët ende pa barazi të plotë juridike

August 15, 2026
Deklaratat e Deharit për konflikt të mundshëm fizik në Kuvend, reagime të ashpra nga opozita
TOP Momenti

Deklaratat e Deharit për konflikt të mundshëm fizik në Kuvend, reagime të ashpra nga opozita

August 15, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?