By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Xhelal Neziri në PodGo: Nëse BDI-ja pa zgjedhje futet në Qeveri, do të jetë fundi i saj
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Xhelal Neziri në PodGo: Nëse BDI-ja pa zgjedhje futet në Qeveri, do të jetë fundi i saj
TOP Momenti

Xhelal Neziri në PodGo: Nëse BDI-ja pa zgjedhje futet në Qeveri, do të jetë fundi i saj

Momenti
Published: August 31, 2026

Analisti politik Xhelal Neziri është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilin kemi diskutuar për skenën politike në vend, Qeverinë, si dhe ekonominë e vendit.

Neziri theksoi se skena politike tani është më e qartë se në të kaluarën. Ai gjithashtu tregoi për vështirësitë që kanë pasur gazetarët me zyrtarët politik vitet e mëparshme.

Your browser does not support the video tag.

“Skena politike është më e qartë sesa ka qenë përpara. Më herët kishim 5-6 parti ose më shumë, nuk merrej vesh kush për çfarë angazhohej. Tani e shoh se ka dy grupime politike. Dalin parti futen tjera, por prapë ka 2 boshte. Në të kaluarën ka qenë shumë e vështirë të marrësh deklaratë nga zyrtarët politik, ndërsa sot është më e lehtë. Edhe vetë partitë përdorin rrjetet sociale. Është pejzash tjetër nga jo që ka qenë në të kaluarën”, tha Neziri.

Sa i përket Qeverisë aktuale, ai tha se partnerët shqiptarë nuk kanë pozitë të favorshme, për shkak të numrave.

“Qeveria e tanishme është stabile dhe nuk rrezikohet nga numrat. Gjithashtu OBRM-PDUKM-ja është e fuqishme me 59 deputetë dhe kjo situatë është e rëndë për partnerin shqiptar. Çdo parti që do të ishte në koalicion me këtë OBRM-PDUKM, do të ishte në situatën e njëjtë si VLEN-i. Nëse BDI-ja pa zgjedhje futet në Qeveri do të jetë fundi i saj dhe zgjedhjet e radhës ka gjasa të jetë parti minore. Atë gabim e bëri PDSH-ja në vitin 2008 dhe e pagoi. Nëse VLEN-i do të ishte marrë vesh me BDI-në për së paku një mandat, që BDI-ja t’ia ruante shpinën, pozita e shqiptarëve do të ishte më e favorshme. Partitë shqiptare më shumë komunikojnë me të tjerët se sa në mes vete”, tha Neziri.

Sa i përket zgjedhjeve në Komunën e Bërvenicës, ai tha se shqiptarët nuk kanë interesim për të shkuar me një kandidat.

“Shqiptarët e shoh se nuk kanë interes të bashkohen për të votuar kandidat shqiptar në Bërvenicë. Edhe në Kërçovë u pa se nuk kishte mobilizim të strukturave që të fitohet ajo komunë. Edhe në Bërvenicë e patëm rastin e kandidatit që kishte ambicie të fitojë komunën, por u braktis nga partitë politike”, tha Neziri.

Ndërsa sa i përket ekonomisë, ai theksoi se shteti ballafaqohet me shumë probleme.

“Ka shumë probleme ekonomia e shtetit. Jo që është mungesë e mbledhjes së tatimit, por çështja është te projektet infrastrukturore dhe buxheti që në start alokon deri 600 milion euro në projektet infrastrukturore. Nëse vazhdohet kështu nuk do të ketë para për pagesën e arsimtarëve, gjyqtarëve, policëve, administratorëve. Mendoj se duhet të ketë kompromis me Bullgarinë, pasi kemi nevojë për mjetet e BE-së”, tha Neziri.

E pyetëm që ta bëjë një parashikim për të ardhmen e RMV-së, ai tha se në vend ka zhvillim të vazhdueshëm, edhe pse nuk është i hovshëm dhe u shpreh optimist për pozitën e vendit drejt BE-së.

“Edhe pse ka shumë pengesa, deri në vitin 2030 mendoj që Maqedonia e Veriut do të jetë shumë afër integrimit në BE. Versioni më i mirë është të jemi pjesë e BE-së, por edhe nëse nuk do të jemi pjesë e BE-së plotësisht, do të jemi pjesërisht si pjesë e planit të BE-së për zgjerim”, tha Neziri./Telegrafi/

You Might Also Like

Reagon Bajrami: 53,788 vota nuk janë vetëm privilegj, janë përgjegjësi dhe këtë përgjegjësi nuk ia delegoj askujt
Deputetja e LDK-së, Ymeri: Kurti është argat i mafisë energjetike, nuk e votoj zgjatjen e pushtetit të tij
Çitaku i kërkon Kurtit ta thërrasë seancën konstituive: “Mjaft më me krizë”
Ky është 27-vjeçari nga Skenderaji që vdiq pasi u rrëzua nga objekti ku po punonte.
Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e mbështetën kanditaturën e Bekim Sejdiut për president, Abdixhiku tregon emrat

LEXO GJITHASHTU

Këta janë 6 deputetët e LDK që i thanë jo marrëveshjes Kurti-Abdixhiku
Këta janë 6 deputetët e LDK që i thanë jo marrëveshjes Kurti-Abdixhiku
Lajme
Deputeti i LDK Kujtim Shala kundër ujdisë për Presidentin Gjithmonë kundër bashkëpunimit me Albin Kurtin
Deputeti i LDK Kujtim Shala kundër ujdisë për Presidentin Gjithmonë kundër bashkëpunimit me Albin Kurtin
Lajme
Ymeri: Kurti është argat i mafisë energjetike – nuk ia votoj zgjatjen e pushtetit të tij
Ymeri: Kurti është argat i mafisë energjetike – nuk ia votoj zgjatjen e pushtetit të tij
Lajme
Nuk e voton Bekim Sejdiun, Bajrami: Nuk bëhem numër për t’ia zgjatur pushtetin Albin Kurtit
Nuk e voton Bekim Sejdiun, Bajrami: Nuk bëhem numër për t’ia zgjatur pushtetin Albin Kurtit
Lajme
Mickoski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe krizë politike
Mickoski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe krizë politike
TOP Momenti

You Might Also Like

Vdes 29-vjeçari pas lëndimeve në një kantier ndërtimi në Zubin Potok
TOP Momenti

Vdes 29-vjeçari pas lëndimeve në një kantier ndërtimi në Zubin Potok

September 1, 2026
Angellov: Zjarri në komunën e Bogovinës është dramatik
TOP Momenti

Angellov: Zjarri në komunën e Bogovinës është dramatik

September 1, 2026
Inspektime në shtatë qytete për shitjen e cigareve pranë shkollave – shqiptohen gjoba dhe sekuestrohen produkte
TOP Momenti

Inspektime në shtatë qytete për shitjen e cigareve pranë shkollave – shqiptohen gjoba dhe sekuestrohen produkte

September 1, 2026
VLEN: BDI po krijon panik, bulevardi “Hasan Prishtina” do të realizohet
TOP Momenti

VLEN: BDI po krijon panik, bulevardi “Hasan Prishtina” do të realizohet

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?