Brikena Selmani dhe Mateo Borri duket se po kalojnë një moment më të qetë në marrëdhënien e tyre, pas ulje-ngritjeve të muajve të fundit.
Mbrëmë Brikena ishte pjesë e një ceremonie familjare, ku u martua djali i tezes së saj. Mes të ftuarve ishte edhe Mateo, duke u rikthyer kështu pranë familjes së saj.
Prania e tij merr një tjetër kuptim, pasi katër vjet më parë historia mes tyre nuk kishte vijuar.
Gjatë Big Brother VIP Albania 5, dyshja tregoi se njiheshin prej katër vitesh dhe se në atë kohë një takim mes tyre nuk ishte realizuar për shkak të ndërhyrjes së familjarëve të Brikenës.
Por, brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, marrëdhënia e tyre mori një tjetër drejtim.
Pas afrimit, Mateo i kërkoi Brikenës të bëhej e dashura e tij dhe më vonë ata zhvilluan edhe një dasmë simbolike.
Pas përfundimit të formatit, dyshja kaloi sërish disa ulje-ngritje, duke shkaktuar edhe dyshime për ndarje.
Megjithatë, më vonë ata u shfaqën sërish së bashku, ndërsa tashmë Mateo është pranë Brikenës edhe në një prej momenteve të rëndësishme familjare të saj.

