By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ZNAM: Dënojmë çdo glorifikim të krimeve të luftës dhe kriminelëve të luftës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
ZNAM: Dënojmë çdo glorifikim të krimeve të luftës dhe kriminelëve të luftës
TOP Momenti

ZNAM: Dënojmë çdo glorifikim të krimeve të luftës dhe kriminelëve të luftës

Momenti
Published: August 30, 2026

Lëvizja ZNAM për Maqedoninë Tonë dënon ashpër krimet e luftës të kryera në hapësirat e ish-Jugosllavisë, përfshirë edhe rastet e Hagës në Maqedoni nga viti 2001, si dhe çdo përpjekje për glorifikimin, relativizimin apo justifikimin e tyre.

“Për ne nuk ka standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për respektimin e viktimave, të drejtës ndërkombëtare dhe vlerave civilizuese. Asnjë krim lufte nuk mund të justifikohet dhe asnjë kriminel lufte i dënuar me aktgjykim të formës së prerë nuk mund të paraqitet si shembull për respekt apo admirim. Postimi është qëndrim personal i drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe nuk mund të barazohet me qëndrimin e Qeverisë, e as me politikën e bartësve të pushtetit. Përgjegjësia për veprimet publike dhe qëndrimet personale duhet të merret individualisht dhe institucionalisht. Prandaj, është e paserioze dhe politikisht e pandershme të pretendohet se ZNAM-i “hesht”, vetëm pse nuk kemi reaguar sipas diktatit dhe brenda afatit që dikush nga opozita na ka caktuar”, thonë nga ZNAM.

Your browser does not support the video tag.

Nga partia thonë se ZNAM-i flet dhe vepron mbi bazën e parimeve të veta.

“Nëse vërtet duam të diskutojmë seriozisht për vlerat evropiane, demokracinë, përballjen me të kaluarën dhe respektimin e të drejtës ndërkombëtare, atëherë le të diskutojmë pa etiketim, pa pamflete politike dhe pa konstruksione historike të krijuara për përdorim të politikës ditore. ZNAM-i dënon çdo glorifikim të krimeve të luftës dhe kriminelëve të luftës. Njëkohësisht, ZNAM-i e refuzon edhe instrumentalizimin politik të kësaj çështjeje jashtëzakonisht serioze, me qëllim krijimin e fajësisë kolektive, ndarjeve etnike dhe konstruksioneve politike. Venko Filipçe dhe LSDM-ja nga një temë serioze krijojnë një konstruksion të tërë politik, në të cilin përpiqen të lidhin partitë e pushtetit dhe Lëvizjen ZNAM, Serbinë, Aleksandar Vuçiqin, “botën serbe”, Kinën, Rusinë dhe KPM-në, gjë që për ne përfaqëson një spin klasik politik, qëllimi i të cilit është që një veprim konkret ta shndërrojë në një konstruksion më të gjerë për diskreditimin e të gjithë Qeverisë dhe partnerëve të saj të koalicionit. Njëkohësisht, si Lëvizje dhe subjekt serioz politik, nuk do të lejojmë që “interpretuesit” e vetëshpallur politikë të na shpjegojnë se çfarë mendojmë, në çfarë besojmë dhe për çfarë angazhohemi. Qëndrimi i ZNAM-it është i qartë: NATO dhe BE-ja janë e ardhmja e Maqedonisë! ZNAM-i do të vazhdojë ta mbajë përgjegjësinë e tij ndaj Maqedonisë me qëndrim të pavarur, parime të qarta dhe respekt ndaj shtetësisë, të drejtës ndërkombëtare dhe të gjithë qytetarëve të saj”, thuhet në reagim.

You Might Also Like

Kostovski dhe Kryeziu arsyetojnë mbylljen e paraleles, zëvendësministri Sulejmani: Paralelja shqipe në Penko s’duhet të mbyllet
Mbyllet shkolla në fshatin Xhepin të Strugës për shkak të numrit të vogël të nxënësve
Pesë vite shkollim ushtarak në Turqi, pesë oficerë të rinj i bashkohen FSK-së
Profesori i sigurisë ngre alarmin për spiunazhin: Kosova nuk duhet të jetë strehë për agjentët e huaj
AKPPM ndalon shitjen në Kosovë të 48 barnave nga prodhuesi indian, urdhëron karantinimin e stokut

LEXO GJITHASHTU

Sondazhi: Shumica e zviceranëve mbështesin mbrojtje më të fortë kundër valëve të të nxehtit
Sondazhi: Shumica e zviceranëve mbështesin mbrojtje më të fortë kundër valëve të të nxehtit
Lajme
Kanadaja vendos një tabelë të madhe në liqenin Ontario, pasi Trump nënshkroi urdhër ekzekutiv që të quhet “Liqeni i Amerikës”
Kanadaja vendos një tabelë të madhe në liqenin Ontario, pasi Trump nënshkroi urdhër ekzekutiv që të quhet “Liqeni i Amerikës”
Lajme
Moti për javën e parë të shtatorit, vazhdojmë temperaturat e larta, por pritet të rikthehen vranësirat dhe reshjet e shiut
Moti për javën e parë të shtatorit, vazhdojmë temperaturat e larta, por pritet të rikthehen vranësirat dhe reshjet e shiut
Lajme
Moti për javën e parë të shtatorit, vazhdojmë temperaturat e larta, por rikthehen vranësirat dhe reshjet e shiut
Moti për javën e parë të shtatorit, vazhdojmë temperaturat e larta, por rikthehen vranësirat dhe reshjet e shiut
Lajme
Zjarret vijojnë në disa qarqe në Shqipëri, angazhohen mbi 220 forca, situata më problematike në Dibër
Zjarret vijojnë në disa qarqe në Shqipëri, angazhohen mbi 220 forca, situata më problematike në Dibër
Lajme

You Might Also Like

Marrëveshje 18 miliardë dollarëshe dhe Zuckerbergut s’i dridhet syri: Titanëve të teknologjisë duhet t’u hiqet pushteti
TOP Momenti

Marrëveshje 18 miliardë dollarëshe dhe Zuckerbergut s’i dridhet syri: Titanëve të teknologjisë duhet t’u hiqet pushteti

August 30, 2026
Humb jetën 42 vjeçari në Idrizovë, kapi telin elektrik nën tension
TOP Momenti

Humb jetën 42 vjeçari në Idrizovë, kapi telin elektrik nën tension

August 30, 2026
VLEN: BDI gjatë dy dekadave në pushtet ka bërë më shumë premtime sesa punë konkrete
TOP Momenti

VLEN: BDI gjatë dy dekadave në pushtet ka bërë më shumë premtime sesa punë konkrete

August 30, 2026
Rrezikoi pushuesit në Ksamil pasi shkeli perimetrin e sigurisë me Jet Ski, gjobitet 500 mijë lekë drejtuesi
TOP Momenti

Rrezikoi pushuesit në Ksamil pasi shkeli perimetrin e sigurisë me Jet Ski, gjobitet 500 mijë lekë drejtuesi

August 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?