By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Britania dhe BE-ja përkujtojnë të zhdukurit në Kosovë: E vërteta dhe drejtësia janë domosdoshmëri
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Britania dhe BE-ja përkujtojnë të zhdukurit në Kosovë: E vërteta dhe drejtësia janë domosdoshmëri
TOP Momenti

Britania dhe BE-ja përkujtojnë të zhdukurit në Kosovë: E vërteta dhe drejtësia janë domosdoshmëri

Momenti
Published: August 30, 2026

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetjen e tyre për familjet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë.

Zëvendësambasadorja e Britanisë së Madhe në Kosovë, Agnes Annells, iu bashkua familjeve të personave të zhdukur, ushtrueses së detyrës së presidentes Albulena Haxhiu, kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe partnerëve ndërkombëtarë në ceremoninë përkujtimore.

Your browser does not support the video tag.

Në një mesazh të publikuar nga Ambasada Britanike, u theksua se Mbretëria e Bashkuar mbështet fuqishëm një qasje ndaj trashëgimisë së luftës që vendos viktimat në qendër.

“Kjo duhet të kërkojë të vërtetën, të ruajë dinjitetin dhe të sigurojë përkujtimin për të gjithë ata që janë prekur”, thuhet në deklaratë.

Ambasada britanike theksoi se qëndrimi pranë familjeve të personave të zhdukur është i rëndësishëm, pasi ato prej vitesh vazhdojnë të përballen me dhimbjen dhe pasigurinë për fatin e të afërmve të tyre.

Edhe Bashkimi Evropian në Kosovë ka shprehur mbështetjen për familjet e të zhdukurve.

I Ngarkuari me Punë i BE-së në Kosovë, Boguslaw Gertruda, iu bashkua Haxhiut dhe Kurtit në homazhet për personat e zhdukur gjatë luftës së viteve 1998–1999.

“E vërteta dhe drejtësia për personat e zhdukur janë domosdoshmëri”, thuhet në mesazhin e BE-së.

Britania e Madhe dhe BE-ja kanë vlerësuar gjithashtu rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme për kërkimin dhe gjetjen e personave të zhdukur, duke nënvizuar se çështja mbetet e rëndësishme për familjet dhe komunitetet në Kosovë. /Telegrafi/

You Might Also Like

Rama: Prishtina është gati për Lojërat Mesdhetare, por ka mungesë bashkëpunimi nga niveli qendror
​Presidenti konsensual, Rrustemi: Duhet garanci për votat e LDK-së
Digjet një autobus në Shkup, nuk ka të lënduar
Bekim Sejdiu në garë për president? Kush është ish-gjyqtari për të cilin raportohet se Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim
Çfarë do të ndodhë me Tiranën, Rama shkon në periferi me drejtuesit politikë dhe deputetë

LEXO GJITHASHTU

Presidenti konsensual, Rrustemi i LVV-së: Duhet garanci për votat e LDK-së
Presidenti konsensual, Rrustemi i LVV-së: Duhet garanci për votat e LDK-së
Lajme
Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në Shqipëri përmes Morinës këtë javë
Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në Shqipëri përmes Morinës këtë javë
Lajme
Jose Mourinho cilësohet si transferimi më i mirë i verës i Real Madridit
Jose Mourinho cilësohet si transferimi më i mirë i verës i Real Madridit
TOP Momenti
Rama fton qytetarët në protestë më 1 shtator kundër bllokimit të komunave: Boll mo!
Rama fton qytetarët në protestë më 1 shtator kundër bllokimit të komunave: Boll mo!
Lajme
Konjufca merr pjesë në Samitin e Forumit të Ishujve të Paqësorit
Konjufca merr pjesë në Samitin e Forumit të Ishujve të Paqësorit
TOP Momenti

You Might Also Like

Publikohen çmimet e derivateve për sot dhe nesër
TOP Momenti

Publikohen çmimet e derivateve për sot dhe nesër

August 30, 2026
Osmani: Propaganda nuk mund ta fshijë të vërtetën, Serbia ende fle mbi varrezat masive
TOP Momenti

Osmani: Propaganda nuk mund ta fshijë të vërtetën, Serbia ende fle mbi varrezat masive

August 30, 2026
UNMIK-u: Çështja e të zhdukurve s’duhet të politizohet, bashkëpunimi Prishtinë-Beograd është kyç
TOP Momenti

UNMIK-u: Çështja e të zhdukurve s’duhet të politizohet, bashkëpunimi Prishtinë-Beograd është kyç

August 30, 2026
Babai i Triumf Rizës: Fatkeqësi që 19 vjet pas vrasjes së tij, rasti ende s’ka përfunduar
TOP Momenti

Babai i Triumf Rizës: Fatkeqësi që 19 vjet pas vrasjes së tij, rasti ende s’ka përfunduar

August 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?