By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: UNMIK-u: Çështja e të zhdukurve s’duhet të politizohet, bashkëpunimi Prishtinë-Beograd është kyç
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
UNMIK-u: Çështja e të zhdukurve s’duhet të politizohet, bashkëpunimi Prishtinë-Beograd është kyç
TOP Momenti

UNMIK-u: Çështja e të zhdukurve s’duhet të politizohet, bashkëpunimi Prishtinë-Beograd është kyç

Momenti
Published: August 30, 2026

“Përpjekjet për të përcaktuar fatin e personave që ende mungojnë nga konflikti në Kosovë duhet të mbesin gjithëpërfshirëse, të bazuara në të drejtat e njeriut dhe – mbi të gjitha – të fokusuara tek viktimat dhe familjet e tyre”, thuhet në reagimin e UNMIK-ut për Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur.

Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve të Detyruara, Përfaqësuesi i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefi i UNMIK-ut, Peter Due, tha se me gjithë përparimin e konsiderueshëm, shumë persona vazhdojnë të jetojnë me dhimbjen e mosdijes për fatin e tyre.

“Çështja e personave të zhdukur nuk duhet kurrë të politizohet. Përparimi domethënës varet nga bashkëpunimi, besimi dhe angazhimi i përbashkët për t’iu dhënë familjeve përgjigjet që meritojnë”, citohet Due në komunikatë.

Your browser does not support the video tag.

Sipas UNMIK, mbi 1,500 persona mbeten të zhdukur që nga përfundimi i konfliktit në Kosovë.

Gjetja e fundit e mbetjeve njerëzore në Zubin Potok, që besohet t’u përkasin së paku 23 individëve, është një kujtesë e fuqishme se edhe pas dekadash pritjeje, përgjigjet mund të gjenden ende.

“Ne qëndrojmë pranë të gjitha familjeve që kanë pritur kaq gjatë për ndriçimin e fatit të tyre dhe bëjmë thirrje që të drejtat dhe nevojat e tyre të qëndrojnë në qendër të përpjekjeve. UNMIK-u do të vazhdon përkrahjen e ndihmës psikologjike dhe mënyrave të tjera të ndihmesës për këto familje.”, nënvizoi PSSP Due, duke vënë në pah se tematika e Ditës Ndërkombëtare të këtij viti është “Viktimat në rend të parë. Të veprohet tani”.

Ai nxit zbatimin e plotë të Deklaratës së BE-së mbi personat e zhdukur, angazhimin e vazhdueshëm përmes Grupit të punës për personat e zhdukur të udhëhequr nga KNKK, dhe përpjekjet e përbashkëta midis Beogradit dhe Prishtinës për të gjetur dhe identifikuar të zhdukurit.

Kjo ditë përkujtimore gjithashtu shënon 20-vjetorin e Konventës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Gjithë Personave nga Zhdukjet me Detyrim, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 20 dhjetor 2006.

Në fund thuhet se, UNMIK do të vazhdojë të mbështesë familjet e personave të zhdukur në kërkimin e realizimit të të drejtës së tyre për të ditur fatin dhe vendndodhjen e të afërmve të tyre, në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

source

You Might Also Like

Këto janë ushqimet që treten lehtë nga organizmi dhe janë të shëndetshme
Muharremaj: Kontratat kolektive i kanë shkaktuar Suharekës afro 10 milionë euro dëme, shumë projekte kanë mbetur të parealizuara
Rama: Prishtina është gati për Lojërat Mesdhetare, por ka mungesë bashkëpunimi nga niveli qendror
​Presidenti konsensual, Rrustemi: Duhet garanci për votat e LDK-së
Digjet një autobus në Shkup, nuk ka të lënduar

LEXO GJITHASHTU

Ukraina godet zemrën e naftës ruse, dronët sulmojnë rafinerinë e Kirishit dhe bazën ajrore të Jejskut
Ukraina godet zemrën e naftës ruse, dronët sulmojnë rafinerinë e Kirishit dhe bazën ajrore të Jejskut
Lajme
Frikë nga një fitore e AfD-së: Emigrantët mendojnë të largohen nga Gjermania
Frikë nga një fitore e AfD-së: Emigrantët mendojnë të largohen nga Gjermania
Lajme
Presidenti konsensual, Rrustemi i LVV-së: Duhet garanci për votat e LDK-së
Presidenti konsensual, Rrustemi i LVV-së: Duhet garanci për votat e LDK-së
Lajme
Bekim Sejdiu në garë për president? Kush është ish-gjyqtari për të cilin raportohet se Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim
Bekim Sejdiu në garë për president? Kush është ish-gjyqtari për të cilin raportohet se Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim
TOP Momenti
Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në Shqipëri përmes Morinës këtë javë
Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në Shqipëri përmes Morinës këtë javë
Lajme

You Might Also Like

Çfarë do të ndodhë me Tiranën, Rama shkon në periferi me drejtuesit politikë dhe deputetë
TOP Momenti

Çfarë do të ndodhë me Tiranën, Rama shkon në periferi me drejtuesit politikë dhe deputetë

August 30, 2026
Jose Mourinho cilësohet si transferimi më i mirë i verës i Real Madridit
TOP Momenti

Jose Mourinho cilësohet si transferimi më i mirë i verës i Real Madridit

August 30, 2026
Konjufca merr pjesë në Samitin e Forumit të Ishujve të Paqësorit
TOP Momenti

Konjufca merr pjesë në Samitin e Forumit të Ishujve të Paqësorit

August 30, 2026
Publikohen çmimet e derivateve për sot dhe nesër
TOP Momenti

Publikohen çmimet e derivateve për sot dhe nesër

August 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?