By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Një kartë SIM e bllokuar mbyll shumë dyer në Iran
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Një kartë SIM e bllokuar mbyll shumë dyer në Iran
Lajme

Një kartë SIM e bllokuar mbyll shumë dyer në Iran

Momenti
Published: August 30, 2026

Bllokimi i kartave SIM është bërë një nga mënyrat që autoritetet iraniane përdorin për të ndëshkuar kritikët dhe aktivistët e shoqërisë civile.

Por, pasojat nuk kufizohen vetëm në pamundësinë për ta përdorur telefonin.

Your browser does not support the video tag.

Në Iran, shumë shërbime – nga bankat dhe institucionet shtetërore, te sigurimet, gjykatat dhe arsimi – kërkojnë një numër të verifikuar telefoni.

Për të hyrë në to, përdoruesit duhet të pranojnë përmes SMS-it një kod verifikimi.

Prandaj, kur një personi i bllokohet karta SIM, ai mund të mbetet pa qasje edhe në këto shërbime bazë.

Donya Rad, një grua iraniane, tregoi se së fundmi nuk kishte mundur ta rinovonte sigurimin e makinës.

Për ta bërë këtë, asaj i duhej fillimisht ta regjistronte adresën në një portal shtetëror, por procedura kërkonte një kod verifikimi përmes SMS-it.

Meqë karta e saj SIM ishte e bllokuar, ajo nuk mund ta merrte kodin dhe, rrjedhimisht, as ta rinovonte sigurimin.

Ajo shkroi në X se bllokimi i kartave SIM është bërë aq i zakonshëm gjatë dy-tri vjetëve të fundit, saqë njerëzit flasin për të “sikurse ankohen për trafikun apo motin”.

Ajo e përshkroi këtë masë si “një ndëshkim që vjen para se të ngrihet çfarëdo akuze ligjore”.

Mahsa Safaei, mekanike makinash që publikon përmbajtje në Instagram, tha se karta e saj SIM ishte bllokuar tre vjet më parë, pasi ishte shfaqur në video pa shami dhe me mëngë të shkurtra.

“Pyetët se çfarë kam bërë gabim? Kam punuar me ndershmëri për të siguruar jetesën”, tha ajo në një video.

Edhe profesorit të së drejtës kushtetuese, Ali Akbar Gorji, dhe gazetares Saeideh Shafiei iu bllokuan kartat SIM pa paralajmërim.

Të dy thanë se, kur kërkuan që bllokimi t’u hiqej, iu kërkua të fshinin disa postime kritike në rrjetet sociale dhe të publikonin 20 postime në mbështetje të Republikës Islamike.

Precedenti

Kjo praktikë nisi pas protestave mbarëkombëtare të vitit 2022, nga të cilat lindi lëvizja “Gruaja, Jeta, Liria”, dhe u intensifikua më tej pas luftës 12-ditore me Izraelin në qershor të vitit 2025.

Në infrastrukturën digjitale të Iranit, numri i telefonit tashmë shërben edhe si një formë identifikimi për marrjen e kodeve njëpërdorimëshe.

Për këtë arsye, bllokimi i kartës SIM mund të shkaktojë një efekt zinxhir, duke ia pamundësuar një personi qasjen edhe në shërbime të tjera.

Filterbaan, një organizatë iraniane për të drejtat digjitale, e ka përshkruar bllokimin e kartave SIM si një mjet jashtë procedurave ligjore, që përdoret për të identifikuar dhe kufizuar individë, si dhe për t’ua vështirësuar aktivistëve komunikimin mes vete, me institucione dhe me media.

Pasojat mund të shtrihen edhe në procedurat gjyqësore.

Bllokimi i kartës SIM mund t’ua pamundësojë njerëzve marrjen e njoftimeve elektronike nga gjykatat, përfshirë edhe thirrjet gjyqësore.

Kjo i ndodhi fotoreporteres së njohur iraniane, Yalda Moayeri.

Ajo tha se vetëm rastësisht, gjatë një vizite në gjykatë për një çështje tjetër, mësoi se i ishte caktuar data e gjykimit.

Autoritetet kishin tentuar ta njoftonin përmes të njëjtit numër që ia kishin bllokuar më herët, ndërsa më pas ndaj saj ishte marrë vendim në mungesë.

Arsyetimi ligjor

Në disa raste, autoritetet janë thirrur në nenin 247 të Kodit të Procedurës Penale të Iranit.

Ky nen i lejon gjyqtarit hetues, i cili mbikëqyr fazën fillestare të hetimeve penale, të vendosë masa mbikëqyrëse ndaj një të dyshuari, si ndalimi i udhëtimit apo i drejtimit të automjetit.

Por, aktivistët dhe juristët vënë në pikëpyetje nëse kjo dispozitë mund të përdoret edhe për t’ia bllokuar një personi numrin e telefonit dhe, rrjedhimisht, qasjen në një sërë shërbimesh thelbësore – veçanërisht kur qytetarët thonë se masa është marrë pa asnjë paralajmërim.

Avokati iranian, Hossein Ahmadiniaz, me seli në Holandë, i tha Radios Farda të Radios Evropa e Lirë se gjyqësori iranian “nuk ka asnjë bazë ligjore legjitime për këtë praktikë”.

Sipas tij, ligji po përdoret si pretekst për të kufizuar liritë e njerëzve, në kundërshtim me parimet themelore juridike dhe mbrojtjen që garanton Kushtetuta.

Ai tha se kjo praktikë nuk garanton as të drejtën për një proces të drejtë dhe as pavarësinë e gjyqësorit.

“Ligji nuk mund të ketë asnjë kuptim të vërtetë në Republikën Islamike të Iranit”, tha Ahmadiniaz. /REL

The post Një kartë SIM e bllokuar mbyll shumë dyer në Iran appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Gjermani: Tetovari bie nga skelja dhe vdes në vendin e punës
Gjermani: Tetovari bie nga skelja dhe ndërron jetë në vendin e punës
Ramadani: Ata (LVV) tashmë s’po e fshehin që janë bllokuesit
Tahiri: Kurti po e cenon rendin kushtetues, e do përmbysjen e shtetit
Tahiri: Kurti po e cenon rendin kushtetues dhe po e bllokon funksionalizimin e shtetit

LEXO GJITHASHTU

Sot garojnë katër përfaqësues të Kosovës në Taranto 2026
Sot garojnë katër përfaqësues të Kosovës në Taranto 2026
TOP Momenti
Emri i Bekim Sejdiut përmendet për president, Harry Bajraktari: Kandidati ideal për Kosovën
Emri i Bekim Sejdiut përmendet për president, Harry Bajraktari: Kandidati ideal për Kosovën
TOP Momenti
Një i vdekur dhe pesë të plagosur nga të shtënat në një rave bar në Zvicër
Një i vdekur dhe pesë të plagosur nga të shtënat në një rave bar në Zvicër
TOP Momenti
Shtatë raste të dhunës në familje u raportuan në 24 orët e fundit, katër persona dërgohen në mbajtje
Shtatë raste të dhunës në familje u raportuan në 24 orët e fundit, katër persona dërgohen në mbajtje
TOP Momenti
Zjarri në Pelister është lokalizuar, por rreziku nuk ka kaluar
Zjarri në Pelister është lokalizuar, por rreziku nuk ka kaluar
TOP Momenti

You Might Also Like

Sherr me plagosje për zhurmën e fëmijëve në Korçë, arrestohen dy vëllezër
Lajme

Sherr me plagosje për zhurmën e fëmijëve në Korçë, arrestohen dy vëllezër

August 30, 2026
Aksidenti në Klinë–Skenderaj, vdes në QKUK personi i lënduar rëndë
Lajme

Aksidenti në Klinë–Skenderaj, vdes në QKUK personi i lënduar rëndë

August 30, 2026
Dy shtetas serbë hyjnë ilegalisht në Kosovë, ndalohen nga policia në Stublinë–Doberqan
Lajme

Dy shtetas serbë hyjnë ilegalisht në Kosovë, ndalohen nga policia në Stublinë–Doberqan

August 30, 2026
“Shpresë dhe frikë”: Familjarët e të zhdukurve presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve
Lajme

“Shpresë dhe frikë”: Familjarët e të zhdukurve presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

August 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?