By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Në “Sami Frashëri” Testi i Maturës zhvillohet pa probleme organizative
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Në “Sami Frashëri” Testi i Maturës zhvillohet pa probleme organizative
TOP Momenti

Në “Sami Frashëri” Testi i Maturës zhvillohet pa probleme organizative

Momenti
Published: August 30, 2026

Mëngjesin e së shtunës, oborri i Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë u mbush me maturantë që po përgatiteshin për t’iu nënshtruar afatit të dytë të Testit të Maturës.

Me vete, ata kishin dokumentet e nevojshme për të hyrë në provim.

Ndërsa para fillimit të testimit, drejtori i kësaj shkolle ua rikujtoi edhe një herë rregullat që duhet t’i respektojnë gjatë provimit.

Your browser does not support the video tag.

“Telefonat janë të ndaluar. Megjithatë, nëse i keni marrë me vete, nëse s’keni zgjidhje tjetër, është vendi poshtë ku i dorëzoni. Por, ta dini, asnjë përgjegjësi shkolla nuk e merr, sepse ju e keni ditë që me telefon nuk duhet me ardhë në test”,  u shpreh Betim Sylejmani-drejtor gjimnazit “Sami Frashëri”.

Por, edhe kësaj here, grupet e kopjimit veçse ishin krijuar, rrjedhimisht pyetjet e testit u publikuan online, nga qendra të ndryshme, gjatë gjithë kohës sa është mbajtur testi.

E pas rreth dy orë e gjysmë testimi, maturantët nisën të dalin një nga një nga qendrat e testimit.

Njëri prej tyre, Sad Vezdikllar, tha se testi nuk ishte i lehtë, por shpreson se ka arritur ta kalojë.

“Mirë ka shku testi. Testi ka qenë pak i vështirë, po për herë të parë, pasi që herën e parë ma kishin shkruar të e-Kosova emrin gabim dhe tash në afatin e dytë. Jo, me kopju s’na kanë lanë hiç, na këqyrshin mirë, s’kemi mujt me kopju. Po besoj që e kaloj”, tha Sad Vezdiklar-nxënës.

Sipas drejtorit të Gjimnazit “Sami Frashëri”, procesi i testimit në këtë qendër ka kaluar pa probleme sa i përket organizimit.

Në dhjetë sallat e testimit kanë qenë të angazhuar edhe zyrtarë të Inspektoratit të Arsimit, ndërsa drejtori tha se nuk është evidentuar asnjë shkelje.

“Po, në Gjimnazin ‘Sami Frashëri’, testit iu kanë nënshtruar 150 nxënës, gjithsej rreth dhjetë salla të testimit. Gjithçka ka qenë në rregull sa i përket çështjeve organizative, tashmë edhe veç ka përfunduar provimi. Inspektorati i Arsimit ka qenë prezent që nga fillimi i testit, po ashtu edhe Komisioni i Maturës në kuadër të kësaj qendre. Nuk ka pasur ndonjë evidentim apo ndonjë shkelje nga administruesit apo nga komisioni dhe po mendoj që ka qenë në rregull”, u shpreh drejtori i gjimnazit.

Në këtë afat të dytë të Testit të Maturës po marrin pjesë gjithsej 5 mijë e 480 maturantë.

Rezultatet e testit pritet të publikohen më 1 shtator përmes platformës elektronike e-Kosova.

 

source

You Might Also Like

Shtatë vatra zjarri aktive në Shqipëri
Pse ndihemi keq sapo mbarojnë pushimet?
Zjarr në fshatin Qaskovë të Klinës, flakët kaplojnë një fushë
Mingarkohen emergjencat mjekësore, shkak temperaturat e larta
Muriqi vazhdon shkëlqimin, tri gola në tri ndeshjet e fundit për Fenerbahçen

LEXO GJITHASHTU

SHBA-ja godasin raketahedhësit iranianë në ishullin Larak
SHBA-ja godasin raketahedhësit iranianë në ishullin Larak
TOP Momenti
Fjalët e Dolly Parton që tregojnë pse ajo ishte shumë më tepër se një yll muzike
Fjalët e Dolly Parton që tregojnë pse ajo ishte shumë më tepër se një yll muzike
TOP Momenti
Mbi 200 nxënës rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve në Nepal
Mbi 200 nxënës rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve në Nepal
TOP Momenti
Vushtrria kërkon reagim të institucioneve pas incidenteve në ndeshjen me Dritën
Vushtrria kërkon reagim të institucioneve pas incidenteve në ndeshjen me Dritën
TOP Momenti
Zakonet që çojnë drejt problemeve serioze në martesë
Zakonet që çojnë drejt problemeve serioze në martesë
TOP Momenti

You Might Also Like

Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident në Mirditë
TOP Momenti

Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident në Mirditë

August 31, 2026
Haxhiu e Kurti kërkojnë hapjen e arkivave nga Serbia
TOP Momenti

Haxhiu e Kurti kërkojnë hapjen e arkivave nga Serbia

August 31, 2026
19 vdekje në vendin e punës deri në gusht – Azemi: Viti mund të jetë më i rëndë se 2025
TOP Momenti

19 vdekje në vendin e punës deri në gusht – Azemi: Viti mund të jetë më i rëndë se 2025

August 31, 2026
Vetëvendosje i kundërpërgjigjet Ramës për NPB-në: Nga viti 2018 kemi paralajmëruar se është në rrezik
TOP Momenti

Vetëvendosje i kundërpërgjigjet Ramës për NPB-në: Nga viti 2018 kemi paralajmëruar se është në rrezik

August 31, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?