Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një personi në Junik gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur armë.
Policia njofton se rasti ka ndodhur të premten, në ora 09:00.
“Rr. ‘Lush Musa’, Junik 28.08.2026 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë, 40 copë fishekë, 4 thika, një boks hekuri, një sprej dhe një set pajisje për pastrimin e armëve”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

