Sot në Kosovë do të mbahet provimi i Maturës, duke filluar nga ora 10:00, në 55 qendra të testimit.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se, përmes platformës eKosova, kanë aplikuar gjithsej 5,033 kandidatë për Provimin e Maturës, ndërsa pas shqyrtimit dhe verifikimit janë aprovuar 4,967 aplikime.
“Të gjithë komisionarët dhe administruesit duhet të jenë të pranishëm në qendrat përkatëse një orë para fillimit të provimit, me qëllim të sigurimit të organizimit dhe mbarëvajtjes së procesit.
Kandidatët duhet të paraqiten në qendrën e testimit të përcaktuar në listat përfundimtare dhe të kenë me vete dokumentin përkatës të identifikimit. Për garantimin e një procesi të rregullt, të sigurt dhe të barabartë për të gjithë kandidatët, kërkohet respektimi i plotë i udhëzimeve dhe rregullave të përcaktuara për administrimin e Provimit të Maturës”, njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës
The post Sot mbahet provimi i Maturës appeared first on Gazeta Express.

