By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nga LVV thonë se po “filtrohen” emrat për president, paralajmërojnë marrëveshje javën e ardhshme
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nga LVV thonë se po “filtrohen” emrat për president, paralajmërojnë marrëveshje javën e ardhshme
Lajme

Nga LVV thonë se po “filtrohen” emrat për president, paralajmërojnë marrëveshje javën e ardhshme

Momenti
Published: August 29, 2026

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli është shprehur optimist se gjatë javës së ardhshme do të arrihet një marrëveshje për çështjen e presidentit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se emrat e kandidatëve për president janë në “filtrim”.

Your browser does not support the video tag.

“Ka filluar tash të bëhet një filtrim i emrave për president dhe uroj dhe shpresoj shume se nga këto takime të lind një bashkëpunim dhe një emër për president konsensual dhe ta përfaqësojë Kosovën në mënyrën më të mirë”, ka thënë ai në Tëvë1.

Kërçeli ka thënë se deri tash kjo parti nuk ka diskutuar për ndonjë emër të përveçëm, kur është pyetur për propozimin që ka dhënë ish-ambasadori William Walker, që Faton Bislimi të zgjidhet president.

“Vendos kryesia,deri tani nuk na është sjellë një emër i përveçëm”, ka thënë ai.

Por, i pyetur se a do të mund të ketë një marrëveshje para 6 shtatorit, atëherë kur sipas LVV-së është afati i fundit për konstituimin e Kuvendit, ka thënë se nëse ka vullnet do të arrihet një marrëveshje.

“Duke parë intensitetin e takimeve të fundit jam optimist se do të gjendet një emër. Sa të ketë takime unë jam optimist. Nëse vullneti është i sinqertë unë mendoj se po”, është shprehur Kërçeli.

Ai duke folur për kërkesën e PDK-së për që të konstituohet Kuvendi dhe të formohet Qeveria, ka thënë se është kërkesë absurde.

Kërçelli ka thënë se qëllimi i PDK-së është shkuarja në zgjedhje.

“Kërkesa e PDK-së absurde dhe nuk është vështirë e kuptueshme edhe nga qytetarët, sepse kërkesa e tyre është, ju lutem konstituojnë Kuvendin dhe formojeni Qeverinë. Por PDK duhet të deklarohet çka për presidentin. PDK nëse po kërkon zgjedhje le del ta thotë, jo të bëjë kërkesa absurde. PDK nuk na duhet as për Kuvend as për Qeveri, por e kemi ftuar dhe i kemi dhënë ofertë gjeneroze”, është shprehur ai.

Të mërkurën, kryetari njëherit kryeministër në detyrë, Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku kanë zhvilluar takim për gjetjen e një emri për president konsensual.

Të dy pas takimit thanë kanë diskutuar për emra konkretë dhe se të njëjtit përmbushin kriteret e dakorduara./teve1

The post Nga LVV thonë se po “filtrohen” emrat për president, paralajmërojnë marrëveshje javën e ardhshme appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Marshi i 12 shtatorit para vendimit të Hagës, Nagavci: Duhet të jemi unik
Sot mbahet provimi i Maturës
Çitaku: Verdikti i Hagës do të ketë pasoja për të ardhmen
‘‘Veprime anarkike’’, Deliu: Kurti bën përpjekje për t’i delegjitimuar institucionet, s’ndalemi deri në reflektim
Njëri kërkohej për vjedhje të rëndë tjetri për lëndim trupor – Policia njofton për dy raste të ekstradimeve, detaje

LEXO GJITHASHTU

“Po filtrohen emrat”, Kërçeli për presidentin: Java tjetër mund të na gjejë me seancë të re
“Po filtrohen emrat”, Kërçeli për presidentin: Java tjetër mund të na gjejë me seancë të re
TOP Momenti
Moti në Shqipëri, vende-vende shi e shtrëngata
Moti në Shqipëri, vende-vende shi e shtrëngata
TOP Momenti
Sot mbahet Provimi i Maturës, rreth 5 mijë kandidatë i nënshtrohen testit
Sot mbahet Provimi i Maturës, rreth 5 mijë kandidatë i nënshtrohen testit
TOP Momenti
Pse vizita e Zelenskyt në Beograd nuk e afron Serbinë me Perëndimin
Pse vizita e Zelenskyt në Beograd nuk e afron Serbinë me Perëndimin
TOP Momenti
Moti sot, mundësi për reshje shiu, erëra e shkarkime rrufesh
Moti sot, mundësi për reshje shiu, erëra e shkarkime rrufesh
TOP Momenti

You Might Also Like

Familjarët e 23 intelektualëve të zhdukur vizitojnë varrezën masive në Kalludër
Lajme

Familjarët e 23 intelektualëve të zhdukur vizitojnë varrezën masive në Kalludër

August 28, 2026
Prokuroria kërkon dënimin e Sveçlës për gazin lotsjellës, ai s’ndihet fajtor
Lajme

Prokuroria kërkon dënimin e Sveçlës për gazin lotsjellës, ai s’ndihet fajtor

August 28, 2026
Sulm izraelit në Bregun Perëndimor, tre të vrarë
Lajme

Sulm izraelit në Bregun Perëndimor, tre të vrarë

August 28, 2026
Luzha: Edhe Kadri Zeka dyshonte se unë isha i organizuar, por nuk pyetëm kurrë njëri-tjetrin
Lajme

Luzha: Edhe Kadri Zeka dyshonte se unë isha i organizuar, por nuk pyetëm kurrë njëri-tjetrin

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?