Policia e Kosovës, ka njoftuar për dy raste të ekstradimit që janë realizuar në bashkëpunim ndërkombëtar.
Policia ka njoftuar se, më datë 27.08.2026, është ekstraduar nga Kosova për në Shqipëri shtetasi i Kosovës H.M., pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë shqiptare, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
Në njoftim shtohet se, sot, më datë 28.08.2026, është ekstraduar nga Zvicra për në Kosovë shtetasi kosovar P.S., pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë kosovare, për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Njoftimi:
Dy ekstradime të realizuara në bashkëpunim ndërkombëtar
Prishtinë, 28 gusht 2026
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses dy (2) ekstradime.
Më datë 27.08.2026, është ekstraduar nga Kosova për në Shqipëri shtetasi i Kosovës H.M., pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë shqiptare, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
Ekstradimi është realizuar në pikëkalimin kufitar “Vërmicë”, ku i dyshuari iu është dorëzuar autoriteteve shqiptare për procedura të mëtejshme ligjore.
Ndërsa, sot, më datë 28.08.2026, është ekstraduar nga Zvicra për në Kosovë shtetasi kosovar P.S., pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë kosovare, për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Ekstradimi është realizuar përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku i dyshuari iu është dorëzuar njësive përgjegjëse të Policisë, nga Stacioni Policor në Viti, për procedura të mëtejshme ligjore.
Këto ekstradime u realizuan falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe dy shteteve në fjalë.
Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU) mbetet e përkushtuar të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet partnere dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale, si dhe lokalizimit dhe arrestimit të personave apo grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.
The post Njëri kërkohej për vjedhje të rëndë tjetri për lëndim trupor – Policia njofton për dy raste të ekstradimeve, detaje appeared first on Gazeta Express.

