Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra tha se kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i LVV-së, Albin Kurti po i bllokon qëllimshëm institucionet e Kosovës dhe se nuk po tregon gatishmëri për reflektim.
Ajo kritikoi edhe mënyrën e funksionimit të Kuvendit, duke thënë se Rregullorja e Kuvendit duhet të respektohet nga të gjithë deputetët.
‘’Veprimet anarkike që i shohim të zotëri Kurtit, sjellja e tij me institucionet, delegjitimimi shumëvjeçar. Tash e disa vite ai bën përpjekje për të delegjitimuar institucionet e Republikës”, tha Deliu-Kodra në KlanKosova.
Ajo tha se PDK-ja do të vazhdojë aktivitetet para Kuvendit dhe paralajmëroi protesta, duke theksuar se partia e saj do të kërkojë ligjshmëri dhe kushtetutshmëri.
‘’Nuk do të ndalemi derisa të ketë reflektim dhe të na lejohet ta ushtrojmë mandatin tonë”, deklaroi Deliu-Kodra.
The post ‘‘Veprime anarkike’’, Deliu: Kurti bën përpjekje për t’i delegjitimuar institucionet, s’ndalemi deri në reflektim appeared first on Gazeta Express.

