By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Berat Luzha rrëfen për UDB-në: Pas arrestimit tonë i ka përcjellë me vëmendje më të madhe edhe të tjerët
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Berat Luzha rrëfen për UDB-në: Pas arrestimit tonë i ka përcjellë me vëmendje më të madhe edhe të tjerët
Lajme

Berat Luzha rrëfen për UDB-në: Pas arrestimit tonë i ka përcjellë me vëmendje më të madhe edhe të tjerët

Momenti
Published: August 28, 2026



Bashkëpunëtori i Kadri Zekës, Berat Luzha ka rrëfyer për disa prej zhvillimeve të periudhës së veprimtarisë së organizatave ilegale shqiptare, duke folur për mënyrën se si UDB-ja kishte ndjekur veprimtarinë e grupeve, konferencën shkencore për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, shpërndarjen e trakteve në Kosovë, si dhe kontaktet e tij me Kadri Zekën pas arratisjes së këtij të fundit.

Luzha, në Debat Plus të TV Dukagjinit, në kuadër të ciklit ekskluziv “Dosjet”, i pyetur se si UDB-ja kishte arritur të kishte informacione të detajuara për planin e grupit të Bajrush Xhemajlit për marrjen e një makine shtypi në Mitrovicë, Luzha ka thënë se në atë kohë ai ndodhej në burg dhe nuk kishte dijeni për rastin.

Your browser does not support the video tag.

“Kjo marrja e makinës së shtypit sigurisht është bërë pas arrestimit tonë. Ne kemi qenë në burg edhe nuk e di për këtë rast. Por UDB-a sigurisht pas arrestimit tonë i ka përcjell me vëmendje më të madhe edhe të tjerët duke menduar se ka edhe grupe tjera, ose ka element tjerë të cilët kanë qenë të lidhur me grupin tonë”, tha Luzha.

Duke folur për konferencën shkencore mbi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, të mbajtur në qershor të vitit 1978 në Prishtinë, Luzha ka thënë se ajo kishte pasur ndikim të madh në ndërgjegjësimin për çështjen kombëtare.

“Sigurisht që po, aq më tepër kur konferenca është mbajt në Prishtinë dhe ka pasë një jehonë të madhe, festimesh, shënimi i këtij përvjetori në Kosovë. Jashtëzakonisht ka ndiikuar që masa të kuptojnë më shumë rreth Skënderbeut dhe çështjes kombëtare në përgjithësi”, u shpreh Luzha.

Ndërsa për arsyen se si erdhi deri te ideja e shpërndarjes së traktit vetëm dy ditë pas konferencës, Luzha ka thënë se ndikimi i madh i konferencës kishte shtyrë organizatën që t’i jepte jehonë edhe më të madhe.

“Po duke parë se kishte një ndikim të madh kjo konferencë dhe për t’i dhënë jehonë edhe më të madhe kësaj, sigurisht që është vendosur që të bëhet kjo por nuk e di për shkak se në atë kohë nuk kam qenë në komitetin drejtues.”

Luzha ka folur edhe për arratisjen e Kadri Zekës nga Kosova në vitet 1978-1979 dhe kontaktet e tij me të pas largimit.

“Kur është arratisur unë Hydajeti ka dalë në ilegalitet kurse Kadriu ka dalë jashtë, unë kam qenë në spitalin e mushkërive në Pejë, spitali special është quajtur “Ali Kelmendi” në Pejë dhe i kam humbur lidhjet me organizatën, kam kërkuar andej këndej, kam shkuar kam pyetur në “Radio Prishtinë” a është këtu Kadri Zeka. Kanë thënë se nuk ka ardh sot. Kjo, por pastaj unë jam takuar në Zvicër me Kadriun kur komiteti drejtues më ka dërguar për të biseduar me Kadriun rreth bisedimeve që janë zhvilluar në Stamboll për bashkimin e grupeve”, tha Luzha.

Për takimin në Zvicër dhe për çështjet që ishin diskutuar lidhur me bashkimin e grupeve, Luzha ka treguar se kishte pasur diskutime të shumta, ndërsa si një prej problemeve kryesore ka përmendur mënyrën e organizimit të përbashkët.

“Ka pasë diskutime të shumta, por problemi kryesor ka qenë që në tezat që ka pasë grupi ynë është parapa që të mbetet, të bashkohen grupet në frontin popullor por që të mbetet edhe OMLK si organizatë, si parti në fakt. Dhe me këtë nuk jam pajtuar sigurisht, ose ka pasë edhe probleme tjera secili kush po bën më shumë”, tha ai.

source

You Might Also Like

‘‘Veprime anarkike’’, Deliu: Kurti bën përpjekje për t’i delegjitimuar institucionet, s’ndalemi deri në reflektim
Njëri kërkohej për vjedhje të rëndë tjetri për lëndim trupor – Policia njofton për dy raste të ekstradimeve, detaje
Familjarët e 23 intelektualëve të zhdukur vizitojnë varrezën masive në Kalludër
Prokuroria kërkon dënimin e Sveçlës për gazin lotsjellës, ai s’ndihet fajtor
Sulm izraelit në Bregun Perëndimor, tre të vrarë

LEXO GJITHASHTU

BE shpreh “keqardhje të thellë” për vendimin e KGJK-së për gjyqtarët serbë
BE shpreh “keqardhje të thellë” për vendimin e KGJK-së për gjyqtarët serbë
TOP Momenti
Si ndikon referendumi në Islandë në rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
Si ndikon referendumi në Islandë në rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
TOP Momenti
Luzha: Edhe Kadri Zeka dyshonte se unë isha i organizuar, por nuk pyetëm kurrë njëri-tjetrin
Luzha: Edhe Kadri Zeka dyshonte se unë isha i organizuar, por nuk pyetëm kurrë njëri-tjetrin
Lajme
Luzha për shtypin e fshehtë: Ka qenë punë e mundimshme të sigurohen mjetet
Luzha për shtypin e fshehtë: Ka qenë punë e mundimshme të sigurohen mjetet
Lajme
Rinia e PDK’së nesër zhvillon aksion simbolik para hyrjes së qeverisë
Rinia e PDK’së nesër zhvillon aksion simbolik para hyrjes së qeverisë
Lajme

You Might Also Like

Parashikimi i motit për të shtunën, IHMK: Temperaturat do arrijnë deri në 34 gradë, shmangni ekspozimin e zgjatur në diell
Lajme

Parashikimi i motit për të shtunën, IHMK: Temperaturat do arrijnë deri në 34 gradë, shmangni ekspozimin e zgjatur në diell

August 28, 2026
Mbreti i Norvegjisë vdes në moshën 89-vjeçare
Lajme

Mbreti i Norvegjisë vdes në moshën 89-vjeçare

August 28, 2026
Vdiq krimineli i luftës dhe monstrumi Ratko Mladiq
Lajme

Vdiq krimineli i luftës dhe monstrumi Ratko Mladiq

August 28, 2026
Ish- Ministri Mehaj publikon një fotografi me Mbretin e ndjerë Harald: Kam shërbyer 20 vjet nën komandën tënde…
Lajme

Ish- Ministri Mehaj publikon një fotografi me Mbretin e ndjerë Harald: Kam shërbyer 20 vjet nën komandën tënde…

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?