By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nga Kosova në Zvicër – Vigan Disha flet për transformimin dhe ambicien globale të SPEEEX
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nga Kosova në Zvicër – Vigan Disha flet për transformimin dhe ambicien globale të SPEEEX
TOP Momenti

Nga Kosova në Zvicër – Vigan Disha flet për transformimin dhe ambicien globale të SPEEEX

Momenti
Published: August 28, 2026

Nga një kompani e themeluar në Kosovë për ofrimin e shërbimeve në tregjet evropiane, SPEEEX synon të shndërrohet në një grup ndërkombëtar që eksporton dije e teknologji dhe investon në kompani jashtë vendit.

Vigan Disha, anëtar i Bordit të SPEEEX në një intervistë për Telegrafin ka folur për transformimin e kompanisë, rolin e stafit në rritjen e saj, zgjerimin në Zvicër dhe ambicien që në të ardhmen SPEEEX të konkurrojë globalisht.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, një nga vendimet më të rëndësishme në rrugëtimin e kompanisë ishte që Kosova të mos shihej vetëm si një treg, por si një bazë nga e cila mund të ndërtohej një kompani konkurruese në Evropë.

“Në fillim avantazhi ynë ishte talenti, njohja e gjuhëve dhe konkurrueshmëria, por shumë shpejt e kuptuam se vetëm me kosto nuk ndërtohet një kompani afatgjatë”, ka thënë Disha.

Ai thekson se kjo ka bërë që SPEEEX të investojë në njerëz, standarde ndërkombëtare, teknologji, edukim dhe kapacitete menaxheriale.

Vigan Disha, anëtar i bordit në SPEEEX

“Sot SPEEEX është shumë më ndryshe nga kompania e fillimeve: nga eksportues shërbimesh kemi evoluar në një kompani që eksporton dije dhe teknologji, dhe tash edhe investon në kompani jashtë Kosovës”, ka deklaruar ai.

Një pjesë e rëndësishme e këtij transformimi, sipas Dishës, janë njerëzit.

Ai thotë se rritja e një organizate në mijëra punonjës nuk lidhet vetëm me numrin e të punësuarve, por edhe me aftësinë për të ruajtur standardin dhe kulturën e kompanisë.

“Njerëzit kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë faktori kryesor i rritjes së SPEEEX. Kur një organizatë rritet në mijëra punonjës, sfida nuk është vetëm të punësosh më shumë njerëz, por të ruash standardin, kulturën dhe shpejtësinë e organizatës gjatë rritjes”, ka thënë ai.

Për këtë qëllim kompania sipas tij ka investuar në edukim, zhvillim profesional, teknologji dhe krijimin e lidershipit nga brenda.

Disha thotë se synimi është që të rinjtë që e fillojnë karrierën në Kosovë të mos kufizohen nga madhësia e tregut vendor.

“Ai duhet të ketë mundësi të punojë me kompani ndërkombëtare, të marrë përgjegjësi menaxheriale dhe të ndërtojë një karrierë evropiane duke filluar nga Kosova. Kultura nuk ruhet me slogane, ruhet kur njerëzit shohin mundësi reale për t’u rritur bashkë me kompaninë”, ka shtuar ai.

Zgjerimi në Zvicër përbën një tjetër etapë të strategjisë së SPEEEX.

Disha sqaron se Zvicra nuk është një treg i ri për kompaninë, pasi aty janë krijuar prej vitesh marrëdhënie, ekspertizë dhe besueshmëri.

“Prandaj zgjerimi ynë atje ishte një evolucion natyral: nga ofrimi i shërbimeve për kompani zvicerane, drejt investimit dhe pronësisë në Zvicër”, ka deklaruar Disha.

Modeli i ri, sipas tij, synon të kombinojë afërsinë me klientin, ekspertizën dhe standardet zvicerane me talentin, teknologjinë dhe kapacitetet e zhvilluara në Kosovë.

“Kur këto dy pjesë bashkohen, nuk kemi më një model tradicional outsourcing-u, por një kompani të integruar evropiane”, ka theksuar ai.

Disha beson se ky model mund të ndiqet edhe nga kompani të tjera kosovare.

Sipas tij, Kosova duhet të vazhdojë të tërheqë investime të huaja, por njëkohësisht duhet të krijojë kompani vendore me kapital, dije dhe ambicie për të investuar vetë në tregjet evropiane.

Kur flet për SPEEEX-in e pesë apo dhjetë viteve të ardhshme, Disha e sheh kompaninë si një grup ndërkombëtar me origjinë në Kosovë.

“Ndërkombëtarizimi nuk do të thotë ta humbim identitetin tonë. Përkundrazi, duam që origjina nga Kosova të jetë pjesë e historisë sonë të suksesit, ndërsa struktura, tregjet, klientët, teknologjia dhe investimet tona bëhen gjithnjë e më ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Strategjia e re e kompanisë është ndërtuar mbi modelin Smartshore, një model që bashkon fuqinë dhe avantazhet e Zvicrës dhe Kosovës, duke integruar kapitalin njerëzor, ekspertizën dhe teknologjinë në të dy tregjet, krijojmë një ekosistem të përbashkët nga i cili u ofrojmë klientëve globalë cilësi, shkallëzim konkurrues dhe inovacion.

Krahas zgjerimit gjeografik, SPEEEX po orienton investime edhe drejt teknologjisë dhe inteligjencës artificiale.

“Besojmë se e ardhmja e industrisë do të ndërtohet mbi kombinimin e talentit njerëzor me teknologjinë. Pra, ambicia nuk është vetëm të jemi më të mëdhenj. Ambicia është të krijojmë më shumë vlerë dhe të jemi më konkurrues globalisht”, ka deklaruar Disha.

Disha vlerëson se Kosova tashmë ka dëshmuar aftësinë për të eksportuar shërbime dhe talent, por tani duhet të kalojë në një fazë tjetër të zhvillimit ekonomik.

“Kosova tashmë ka dëshmuar se mund të eksportojë shërbime dhe talent. Hapi i ardhshëm duhet të jetë eksporti i teknologjisë, kapitalit dhe kompanive”, ka thënë ai.

Për ta arritur këtë, sipas tij, nevojiten kompani që ndërtohen që nga fillimi me ambicie ndërkombëtare, qasje më e mirë në kapital për zgjerime dhe blerje jashtë vendit, investime më të mëdha në edukim dhe teknologji, si dhe institucione që mbështesin ndërkombëtarizimin e bizneseve kosovare.

Megjithatë, Disha beson se një nga ndryshimet më të rëndësishme duhet të ndodhë në mënyrën se si Kosova e koncepton zhvillimin ekonomik.

“Për shumë vite kemi pyetur: ‘Si mund t’i sjellim investitorët zviceranë dhe gjermanë në Kosovë?’. Kjo vazhdon të jetë shumë e rëndësishme. Por tani duhet të shtojmë edhe një pyetje tjetër: ‘Si krijojmë kompani në Kosovë që një ditë do të blejnë kompani në Zvicër, Gjermani dhe në tregje të tjera evropiane?’”, ka deklaruar ai.

Sipas Dishës, pikërisht ky mund të jetë kapitulli i ardhshëm i ekonomisë së Kosovës.

“Për mua, ky është kapitulli i ardhshëm i zhvillimit ekonomik të Kosovës: nga një ekonomi që kryesisht pret kapital të huaj, në një ekonomi që gradualisht fillon edhe të krijojë dhe eksportojë kapital”, tha ndër të tjera Disha. /Telegrafi/

You Might Also Like

Vuçiq pretendon se ka informacione për vendimin e Speciales: Thaçi lirohet nga akuzat për krime ndaj serbëve
Pritje deri në 45 minuta në vendkalimet kufitare me Greqinë dhe Serbinë
Glauk Konjufca lirohet nga akuza  për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend
​Përfundon gërmimi në Kalludër dhe Jabukë, mbetjet mortore dërgohen për ADN në Hagë
​“Gratë vriten, shteti hesht”, protestuesit dalin me kërkesa urgjente për mbrojtjen e grave

LEXO GJITHASHTU

Shkolla “Emin Duraku” në Prizren reagon me dhimbje pas vrasjes së nxënësit të saj 14 vjeçar: Ëndrrat i mbetën në gjysmë
Shkolla “Emin Duraku” në Prizren reagon me dhimbje pas vrasjes së nxënësit të saj 14 vjeçar: Ëndrrat i mbetën në gjysmë
Lajme
Komandanti i MSU adresim nga Ura e Ibrit: Pozicionimi ynë mud të ndryshojë por jo edhe zotimi e gatishmëria
Komandanti i MSU adresim nga Ura e Ibrit: Pozicionimi ynë mud të ndryshojë por jo edhe zotimi e gatishmëria
Lajme
IKShPK-ja apelon për kujdes ndaj temperaturave të larta, publikon rekomandimet për qytetarët
IKShPK-ja apelon për kujdes ndaj temperaturave të larta, publikon rekomandimet për qytetarët
Lajme
Mickoski: Në fakultetet e shkencave inxhinierike interesi për regjistrim është rritur për 30 për qind
Mickoski: Në fakultetet e shkencave inxhinierike interesi për regjistrim është rritur për 30 për qind
TOP Momenti
“Jemi përballë një skandali rajonal”, Majko ngre alarmin për akuzat e Kryeministrit malazez
“Jemi përballë një skandali rajonal”, Majko ngre alarmin për akuzat e Kryeministrit malazez
TOP Momenti

You Might Also Like

A po afrohet marrëveshja për presidentin? Kurti flet për takimin me Abdixhikun
TOP Momenti

A po afrohet marrëveshja për presidentin? Kurti flet për takimin me Abdixhikun

August 28, 2026
QMK: Deri në orën 13:00, shtatë vatra zjarri, tre janë nën kontroll
TOP Momenti

QMK: Deri në orën 13:00, shtatë vatra zjarri, tre janë nën kontroll

August 28, 2026
BDI: Jo vetëm një, por pesë tenderë për kushëririn e drejtorit të VLEN-it në “Bardovci”
TOP Momenti

BDI: Jo vetëm një, por pesë tenderë për kushëririn e drejtorit të VLEN-it në “Bardovci”

August 28, 2026
Petrova: Në Shkup nuk ka vullnet politik për futjen e bullgarëve në Kushtetutë
TOP Momenti

Petrova: Në Shkup nuk ka vullnet politik për futjen e bullgarëve në Kushtetutë

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?