By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Qumështoret me katër kërkesa për institucionet – nëse s’merren parasysh nga 1 shtatori ndërpritet grumbullimi
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Qumështoret me katër kërkesa për institucionet – nëse s’merren parasysh nga 1 shtatori ndërpritet grumbullimi
Lajme

Qumështoret me katër kërkesa për institucionet – nëse s’merren parasysh nga 1 shtatori ndërpritet grumbullimi

Momenti
Published: August 28, 2026

Përfaqësues të Shoqatës së Industrisë së Qumështit të Kosovës kanë shkuar të premten në Ministrinë e Bujqësisë, ku kanë dorëzuar kërkesat e tyre dhe kanë kërkuar takim me ministrin në detyrë, Armend Muja.

Shoqata kërkon kthimin e menjëhershëm të prodhimit të produkteve të qumështit, ndërsa nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kërkon një komunikatë zyrtare përmes së cilës do të konfirmohej siguria e produkteve të industrisë vendore.

Your browser does not support the video tag.

Ndër kërkesat e tyre është edhe anulimi i vendimit të 15 majit 2026, me numër 1414, të nxjerrë nga ministri në detyrë, Armend Muja, si dhe ndërmarrja e masave nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për adresimin e çmimeve që kjo shoqatë i konsideron dumping në tregun e produkteve të qumështit.

Kryetari i Shoqatës së Industrisë së Qumështit të Kosovës, Gani Durmishaj, ka bërë të ditur se kërkesat janë dorëzuar edhe me shkrim.

 “Po, kërkesat i kemi dhënë edhe me shkrim, i shihni aty. Nuk mund t’i përmend se ndoshta më së miri kishim me qenë apo po jua diktoj, kthimi i menjëhershëm i punës për prodhues, për prodhimin e produkteve të cilat na i kanë ndërprerë. Kërkojmë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) që të dalë me një komunikatë zyrtare te qytetarët e Republikës së Kosovës, duke konfirmuar se produktet e prodhuara në industrinë vendore janë të sigurta për konsum. Kërkojmë nga gjykatat kompetente të Republikës së Kosovës që të anulojë vendimin e datës 15.05.2026, numrin 14/14, të nxjerrë nga ministri Armend Muja. Kërkojmë nga Ministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që të ndërmarrë masa konkrete për adresimin e çmimeve dumping të tregut për produktet e qumështit. Në rast se kërkesat tona nuk plotësohen dhe nuk ndërmerren masa konkrete nga institucionet kompetente, nga 1.9.2026 do të ndërpritet grumbullimi i qumështit prej qumështoreve tona. Domethënë nuk do të marrim qumësht nga asnjë pikë grumbulluese, as nga fermerët, deri në vendimin tjetër që e nxjerr ministri”, ka deklaruar Durmishaj.

Sipas tij, nëse nuk gjendet një zgjidhje institucionale, situata mund të krijojë pasoja të mëdha për sektorin dhe fermerët që furnizojnë qumështoret vendore. Duke folur për numrin e fermerëve që mund të preken nga kjo situatë, Durmishaj ka paralajmëruar se pasojat mund të jenë të mëdha.

“Unë mendoj që kjo bën një skandal, do të bëhet një skandal bukur i madh, me keqardhje po them. Nuk është vendim i ynë. Ne disa herë e kemi potencuar që ne mund të përpunojmë jo veç me qumështin e Kosovës, por edhe me importuar qumësht të freskët. Problemi është që vendimin të cilin e ka marrë Ministria, na e ka ndërprerë prodhimin në qumështoret e Kosovës. Afër 20 mijë fermerë, të cilët janë nëpër këto qumështore që i bëjnë. Kjo nuk është për disa qumështore, por është vendim për të gjitha qumështoret të cilat janë anëtare të Shoqatës së Industrisë së Qumështit të Kosovës”, ka thënë ai.

Durmishaj ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas tij, është trajtuar çështja nga AUV-i, duke kërkuar publikimin e rezultateve të analizave të kryera nga ky institucion.

Ai ka thënë se rezultatet e analizave që u janë kthyer qumështoreve nuk kanë evidentuar, sipas tij, ndonjë problem që do ta bënte produktin të rrezikshëm për konsum.

“Ata kanë bërë një skandal të jashtëzakonshëm. Ne nuk po kërkojmë që ata veç me thënë. Në bazë të analizave të cilat i ka bërë AUV-i dhe na ka kthyer ne për qumështore, nuk ka gjetur diçka që është e dëmshme qysh kanë publikuar këtë për opinionin, për konsumatorin. Për atë arsye, i kisha lutur që të dalin e t’i dëshmojnë rezultatet të cilat i kanë gjetur ata në produktet tona. Për një gabim apo për një lëshim që nuk ka qenë vendimi më parshëm që të shkruhet prejardhja bimore apo vaj palme, asnjë ligj kur bëhet nuk vjen vendim që me i ndërprerë prodhimin. Mund të korrigjohen! Nëse ka bërë ndonjë lëshim ndonjë prej qumështoreve, mund të korrigjohet, mund t’i jepet afat ligjor. Por nuk mundet me ndërprerë marrjen. Neve na ka bërë dëm të madh, se tash konsumatorët na ka ndalur shitja. Që prej muajit shkurt na ka ndalur shitja, po hezitojnë njerëzit me i marrë produktet vendore prej shkakut të opinioneve të cilat janë pothuajse skandal, të cilat i kanë thënë njerëzit e thirrur që janë kompetentë për këtë punë”, ka deklaruar Durmishaj.

The post Qumështoret me katër kërkesa për institucionet – nëse s’merren parasysh nga 1 shtatori ndërpritet grumbullimi appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Komandanti i MSU adresim nga Ura e Ibrit: Pozicionimi ynë mud të ndryshojë por jo edhe zotimi e gatishmëria
IKShPK-ja apelon për kujdes ndaj temperaturave të larta, publikon rekomandimet për qytetarët
Emri për president, krijimi i institucioneve e reduktimi i KFOR-it, ambasadori italian njofton për takimin me Haxhiun
Mbi 500 të vdekur në Nepal
Ambasada ruse nderon kriminelin Ratko Mladiq – e vajton si “gjeneral”

LEXO GJITHASHTU

Glauk Konjufca lirohet nga akuza  për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend
Glauk Konjufca lirohet nga akuza  për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend
TOP Momenti
​Përfundon gërmimi në Kalludër dhe Jabukë, mbetjet mortore dërgohen për ADN në Hagë
​Përfundon gërmimi në Kalludër dhe Jabukë, mbetjet mortore dërgohen për ADN në Hagë
TOP Momenti
​“Gratë vriten, shteti hesht”, protestuesit dalin me kërkesa urgjente për mbrojtjen e grave
​“Gratë vriten, shteti hesht”, protestuesit dalin me kërkesa urgjente për mbrojtjen e grave
TOP Momenti
Mickoski: Në fakultetet e shkencave inxhinierike interesi për regjistrim është rritur për 30 për qind
Mickoski: Në fakultetet e shkencave inxhinierike interesi për regjistrim është rritur për 30 për qind
TOP Momenti
“Jemi përballë një skandali rajonal”, Majko ngre alarmin për akuzat e Kryeministrit malazez
“Jemi përballë një skandali rajonal”, Majko ngre alarmin për akuzat e Kryeministrit malazez
TOP Momenti

You Might Also Like

Përparim Rama nënshkruan nismën për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së, fton qytetarët t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit
Lajme

Përparim Rama nënshkruan nismën për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së, fton qytetarët t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit

August 28, 2026
Albin Kurti: Do t’iu njoftojmë për takimin e radhës me Abdixhikun, shpresojmë për marrëveshje
Lajme

Albin Kurti: Do t’iu njoftojmë për takimin e radhës me Abdixhikun, shpresojmë për marrëveshje

August 28, 2026
Deklarata e Spajiq për dy vendet që duan destabilizimin e Malit të Zi, Hoxha del me sqarim pasi u aludua për Shqipërinë
Lajme

Deklarata e Spajiq për dy vendet që duan destabilizimin e Malit të Zi, Hoxha del me sqarim pasi u aludua për Shqipërinë

August 28, 2026
Armend Muja e çon shefin e AUV-it si Drejtor të përkohshëm të Agjencisë së Pyjeve
Lajme

Armend Muja e çon shefin e AUV-it si Drejtor të përkohshëm të Agjencisë së Pyjeve

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?