By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kuvendi i KMSHK-së mori vendime për 27 ankesa
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kuvendi i KMSHK-së mori vendime për 27 ankesa
TOP Momenti

Kuvendi i KMSHK-së mori vendime për 27 ankesa

Momenti
Published: August 28, 2026









Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) në mbledhjen e rregullt ka shqyrtuar gjithsej 27 ankesa. Anëtarët e Kuvendit të KMSHK-së kanë vendosur që të miratohen 12 nga to, të miratohen pjesërisht pesë, pesë të refuzohen, katër ankesa të shpallen të patrajtueshme, ndërkaq për një ankesë është konstatuar se është zgjidhur me ndërmjetësim mes palëve.

Your browser does not support the video tag.


Ankesat kishin të bënin me pretendimet për shkeljen e kapitujve të caktuar të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, përkatësisht Kapitullit II – Raportimi i së vërtetës, Kapitullit III – Nxitja dhe gjuha e urrejtjes, Kapitullit IV – E drejta për t’u përgjigjur dhe Kapitullit VII – Privatësia dhe mbrojtja e burimeve.


KMSHK-ja ka miratuar ankesën e Blue Diamond Renta Car Sh.P.K., përkatësisht E. D. dhe R. D. përfaqësuar nga avokati Rinor P. Bajrami kundër Gazetaekskluzive.com për dy video të publikuara në profilin e medias në Facebook, duke konstatuar se janë shkelur kapitujt II dhe IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht të drejtën për t’u përgjigjur.


KMSHK-ja ka miratuar ankesën e Zyrës së Kryetares së Kuvendit të Kosovës kundër Nacionale.com për shkrimin me titull “Kapet edhe administrata e Kuvendit, Haxhiu e bën u.d. të Sekretarit të Përgjithshëm shoqen e saj”, duke konstatuar se janë shkelur kapitujt II dhe IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht të drejtën për t’u përgjigjur.


KMSHK-ja ka miratuar ankesën e E. R. kundër Sinjali.com lidhur me një shkrim në të cilin publikohet emri i një personi, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli VII i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me mbrojtjen e privatësisë.


KMShK ka miratuar ankesën e H. P., përfaqësuar nga avokati Visar Hoxha, kundër Sinjali.com për shkrimet me tituj “Ekskluzive | Ky është i plagosuri në të shtënat me armë në Prizren – Ndodhet në Emergjencë”, “Ekskluzive: Ky është i dyshuari kryesor për plagosjen e H. P. në Prizren” dhe “Prokuroria konfirmon për Sinjalin ndalimin e të dyshuarit për plagosjen e H. P. në Prizren – hetohet për tri vepra penale”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli VII i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me mbrojtjen e privatësisë.


KMSHK-ja ka miratuar ankesën e A. B. kundër Sinjali.com për shkrimin me titull “61-vjeçarja gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj në Rahovec – trupi dërgohet për obduksion”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli VII i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me mbrojtjen e privatësisë.


KMSHK-ja ka miratuar ankesën e S. B., përfaqësuar nga avokati Amer Alija, kundër Kosova.info për shkrimin me titull “Arrestohet Sh. B., i dyshuari për pjesëmarrje në masakrën ndaj civilëve në Krushën e Vogël”, duke konstatuar se janë shkelur kapitujt II dhe VII të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht mbrojtjen e privatësisë.


KMSHK-ja ka miratuar ankesën e S. B., përfaqësuar nga avokati Amer Alija, kundër Indeksonline.net për shkrimet me tituj “Arrestohet një shtetas turk i dyshuar për pjesëmarrje në Masakrën e Krushës”, “Ky është i dyshuari turk i arrestuar për krime lufte për Masakrën e Krushës” dhe “Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua”, duke konstatuar se janë shkelur kapitujt II, IV dhe VII të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht të drejtën për t’u përgjigjur, përkatësisht mbrojtjen e privatësisë.


KMSHK-ja ka miratuar ankesën e S. B., përfaqësuar nga avokati Amer Alija, kundër Gazetaekskluzive.com për shkrimin me titull “Sh. ka punu për milicinë serbe”, duke konstatuar se janë shkelur kapitujt II dhe VII të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht mbrojtjen e privatësisë.


KMSHK-ja ka miratuar ankesën e S. B., përfaqësuar nga avokati Amer Alija, kundër Gazetaeprizrenit.net për shkrimin me titull “Ky është i dyshuari turk i arrestuar për krime lufte për Masakrën e Krushës”, duke konstatuar se janë shkelur kapitujt II dhe VII të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht mbrojtjen e privatësisë.


KMSHK-ja ka miratuar ankesën e S. B., përfaqësuar nga avokati Amer Alija, kundër Prizrenpress.com për shkrimin me titull “Ky është i dyshuari turk i arrestuar për krime lufte për Masakrën e Krushës”, duke konstatuar se janë shkelur kapitujt II dhe VII të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht mbrojtjen e privatësisë.


KMSHK-ja ka miratuar ankesën e S. B., përfaqësuar nga avokati Amer Alija, kundër Gazetablic.com për shkrimin me titull “Ky është i dyshuari turk i arrestuar për krime lufte për Masakrën e Krushës”, duke konstatuar se janë shkelur kapitujt II, IV dhe VII të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht të drejtën për t’u përgjigjur, përkatësisht mbrojtjen e privatësisë.


KMSHK-ja ka miratuar ankesën e F. M. kundër Voxkosova.com për shkrimin me titull “’Gruaja e Millosheviqit – Sveçla përmend Vulinin si ‘numrin dy’ të Mira Markoviqit, harron se F. M. i VV-së ishte pjesë e partisë së saj”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës i cili ka të bëjë me raportimin e së vërtetës.


KMSHK-ja ka miratuar pjesërisht ankesën e F. S. kundër Insajderi.org për shkrimin me titull “Beteja për mëditje: Si përfundoi në FFK prokurorja që mbylli dosjen e skandaleve të Agim Ademit?”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli IV i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me të drejtën për t’u përgjigjur, por jo edhe kapitujt II dhe VII, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht mbrojtjen e privatësisë, ashtu siç pretendon pala ankuese.


KMSHK-ja ka miratuar pjesërisht ankesën e Sh. E. kundër Sinjali.com për shkrimet me tituj “Ekskluzive | Pezullohet për 6 muaj pa pagesë inspektori i Autoritetit të Konkurrencës, Komisioni Disiplinor konstaton shkelje të rënda” dhe “Inspektori i Autoritetit të Konkurrencës s’e respekton pezullimin, vazhdon të paraqitet në punë”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli IV i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me të drejtën për t’u përgjigjur. Ndërkaq, për shkrimin me titull “Suspendohet nga puna zyrtari i AKRK-së Sh. E.” KMShK nuk mundi të marrë vendim, pasi që ka kaluar afati procedural për inicimin e ankesës.


KMSHK-ja ka miratuar pjesërisht ankesën e Kabinetit të Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës kundër Voxkosova.com për shkrimin me titull “I pushtetit: Kryeprokurori i ri i Shtetit i ulur këmbëkryq në prehrin e Vetëvendosjes”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli IV i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me të drejtën për t’u përgjigjur, por jo edhe Kapitulli II, i cili ka të bëjë me raportimin e të vërtetës, ashtu siç pretendon pala ankuese.


KMSHK-ja ka miratuar pjesërisht ankesën e S. B., përfaqësuar nga avokati Amer Alija, kundër Klankosova.tv për shkrimet me tituj “Turku i dyshuar për krime lufte në Krushë u denoncua publikisht nga Esat Shala në Klan Kosova”, “Policia deklarohet për raportimin mbi arrestimin e një shtetasi turk të dyshuar për krime lufte”, “Ky është personi që dyshohet se u arrestua për krime lufte për Masakrën e Krushës” dhe “Arrestohet një shtetas turk, i dyshuar për pjesëmarrje në Masakrën e Krushës”, duke konstatuar se janë shkelur kapitujt II, IV dhe VII të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht të drejtën për t’u përgjigjur, përkatësisht mbrojtjen e privatësisë, por jo edhe Kapitulli III, i cili ka të bëjë me nxitjen e gjuhës së urrejtjes, ashtu siç pretendon pala ankuese.


KMSHK-ja ka miratuar pjesërisht ankesën e Z. G. kundër Frontonline.net për shkrimin me titull “Barnatore pa farmacistë dhe barna ilegale në disa barnatore të Klinës”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli IV i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me të drejtën për t’u përgjigjur, por jo edhe Kapitulli II, i cili ka të bëjë me raportimin e të vërtetës, ashtu siç pretendon pala ankuese.


KMSHK-ja ka refuzuar (hedhur poshtë) ankesën e I. A., përfaqësuar nga avokati Ekrem Agushi, kundër Jepize,com për një shkrim të publikuar në profilin e medias në Facebook, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e të vërtetës, ashtu siç pretendon pala ankuese.


KMSHK-ja ka refuzuar (hedhur poshtë) ankesën e L. S., përfaqësuar nga avokati Gëzim Hoti, kundër Insajderi.org për shkrimin me titull “Qesharake | Kryetari i Gjykatës në Pejë takon punëtoren e tij, lëshon komunikatë”, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e të vërtetës, ashtu siç pretendon pala ankuese.


KMSHK-ja ka refuzuar (hedhur poshtë) ankesën e F. R., përfaqësuar nga avokati Valdrin Islami, kundër Veriu.info për shkrimin me titull “Dosja – 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – Prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e policisë (emrat)”, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e të vërtetës, ashtu siç pretendon pala ankuese.


KMSHK-ja ka refuzuar (hedhur poshtë) ankesën e Kabinetit të Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës kundër Voxkosova.com për shkrimin me titull “Pallati i shpenzimeve, mbi 200 mijë euro të harxhuara nga Zyra e Presidentes për gjashtë muaj”, duke konstatuar se nuk janë shkelur kapitujt II dhe IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e të vërtetës, përkatësisht të drejtën për t’u përgjigjur, ashtu siç pretendon pala ankuese.


KMSHK-ja ka refuzuar (hedhur poshtë) ankesën e “Inna Dental Clinic” kundër Veriu.info për shkrimin me titull “’10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në ‘Inna Dental Clinic’, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. F. Xh.”, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e të vërtetës, ashtu siç pretendon pala ankuese.


KMSHK-ja e ka shpallur të patrajtueshme ankesën e A. H. kundër Lajm nga Drenasi (faqe në Facebook), pasi që nuk ka kompetencë të trajtojë përmbajtjet e prodhuara nga faqet ose profilet në rrjete sociale.


KMSHK-ja e ka shpallur të patrajtueshme ankesën e Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës (OIK) kundër Gazeta për Infermier (faqe në Facebook), pasi që nuk ka kompetencë të trajtojë përmbajtjet e prodhuara nga faqet ose profilet në rrjete sociale.


KMSHK-ja e ka shpallur të patrajtueshme ankesën e L. R. kundër TV Klan Kosova, pasi që nuk ka kompetencë të trajtojë përmbajtjet e transmetuara në televizion. Pala ankuese mund t’i drejtohet Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM).


KMSHK-ja e ka shpallur të patrajtueshme ankesën e A. Th. kundër një individi, për një video të publikuar në profilin e tij në rrjetin social Instagram, pasi që nuk ka kompetencë të trajtojë ankesat ndaj individëve.


KMSHK-ja ka konstatuar se ankesa e V. F. kundër Shqip.com është zgjidhur me ndërmjetësim mes palëve, sipas udhëzimeve të KMSHK-së 


source

You Might Also Like

“Jemi përballë një skandali rajonal”, Majko ngre alarmin për akuzat e Kryeministrit malazez
A po afrohet marrëveshja për presidentin? Kurti flet për takimin me Abdixhikun
QMK: Deri në orën 13:00, shtatë vatra zjarri, tre janë nën kontroll
Nga Kosova në Zvicër – Vigan Disha flet për transformimin dhe ambicien globale të SPEEEX
BDI: Jo vetëm një, por pesë tenderë për kushëririn e drejtorit të VLEN-it në “Bardovci”

LEXO GJITHASHTU

Emri për president, krijimi i institucioneve e reduktimi i KFOR-it, ambasadori italian njofton për takimin me Haxhiun
Emri për president, krijimi i institucioneve e reduktimi i KFOR-it, ambasadori italian njofton për takimin me Haxhiun
Lajme
Mbi 500 të vdekur në Nepal
Mbi 500 të vdekur në Nepal
Lajme
Ambasada ruse nderon kriminelin Ratko Mladiq – e vajton si “gjeneral”
Ambasada ruse nderon kriminelin Ratko Mladiq – e vajton si “gjeneral”
Lajme
Përparim Rama nënshkruan nismën për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së, fton qytetarët t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit
Përparim Rama nënshkruan nismën për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së, fton qytetarët t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit
Lajme
Albin Kurti: Do t’iu njoftojmë për takimin e radhës me Abdixhikun, shpresojmë për marrëveshje
Albin Kurti: Do t’iu njoftojmë për takimin e radhës me Abdixhikun, shpresojmë për marrëveshje
Lajme

You Might Also Like

Petrova: Në Shkup nuk ka vullnet politik për futjen e bullgarëve në Kushtetutë
TOP Momenti

Petrova: Në Shkup nuk ka vullnet politik për futjen e bullgarëve në Kushtetutë

August 28, 2026
Walker paralajmëron thellim të përçarjes nëse partitë nuk bashkohen për presidentin
TOP Momenti

Walker paralajmëron thellim të përçarjes nëse partitë nuk bashkohen për presidentin

August 28, 2026
Arrestohet një person në Junik, Policia sekuestron pushkë gjysmëautomatike dhe 40 fishekë
TOP Momenti

Arrestohet një person në Junik, Policia sekuestron pushkë gjysmëautomatike dhe 40 fishekë

August 28, 2026
I akuzuar në Norvegji, kapet në Durrës – pamje nga arrestimi i norvegjezit nga Policia e Shtetit
TOP Momenti

I akuzuar në Norvegji, kapet në Durrës – pamje nga arrestimi i norvegjezit nga Policia e Shtetit

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?