By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ashpërsohet propaganda serbe ndaj liderëve të UÇK-së
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ashpërsohet propaganda serbe ndaj liderëve të UÇK-së
TOP Momenti

Ashpërsohet propaganda serbe ndaj liderëve të UÇK-së

Momenti
Published: August 27, 2026

Ora drejt verdiktit të Hagës po numëron mbrapsht, por paralelisht me këtë pritje, makineria e propagandës në Beograd po ecën drejt ashpërsimit. Fushata agresive mediale dhe politike po kulmon duke ricikluar të njëjtat narrativa hegjemoniste të vjetra, me synimin që luftën çlirimtare të Kosovës, ta paraqesë si një “’ndërmarrje kriminale’.

Në këtë klimë propagandistike, televizioni shtetëror i Serbisë, RTS, po i kushton hapësirë pothuajse të përditshme narrativës që lidhen me serbët kosovarë.

Your browser does not support the video tag.

I fundit që u shfaq ishte edhe Milovan Drecun, i cili njihet si një nga mbledhësit e dosjeve kundër UÇK-së, tani në krye të Komisionit për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme në Kuvendin serb. Pretendimet e tij se një vendim fajësues ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të nxisë zemërimin e shqiptarëve ndaj serbëve në Kosovë, veçanërisht ndaj atyre që jetojnë në veri, tregon qartë se aktgjykimin pritet me ankth në Serbi, sepse përmbyllja e procesit të shekullit pritet të zbardhë përfundimisht të vërtetën përballë fabrikimeve të qëllimshme politike.

“Serbia ka angazhuar të gjitha mediat e saj po ashtu edhe në arenën ndërkombëtare me mediat e ndryshme bashkëpunuese dhe influencerëv të ndryshëm që sa ma shumë të shpërndaj propaganda ndaj ish krerëve të saj të cilët gjenden në Hagë dhe në këtë formë të krijoj narrativen dhe bindje publike se çdo vendim i cili merret për lirimin e tyre është vendin kundër të drejtave të njeriut pro terroristëve dhe kundër Serbisë”, tha për RTK, Gurakuq Kuçi, institute “Octopus”.

Kjo strategji e frikësimit dhe alarmimit të opinionit publik mbetet vetëm vazhdimësi e përpjekjeve të Serbisë për të ndërtuar një narrativë të rreme të destabilizimi, duke shfrytëzuar serbët kosovarë që paraqiten si të rrezikuar.

“Kanë qenë pozita shumë të larta shtetërore kur janë garantuar të gjitha të drejtat për serbët dhe nuk ka pasur asnjë telashe asnjë serbë sa i përket pushtetit dhe shtetit tonë të drejtë dhe demokratik. Prandaj kjo është propagandë shumë e shëmtuar dhe propagandë e keqe”, tha Fatmir Sopi, nënkryetar i OVL të UÇK-së.

Dhe ndërsa ora drejt 16 shtatorit vazhdon të numërojë mbrapsht, në Beograd duket se propaganda po e rrit ritmin, duke e kthyer edhe një herë luftën e Kosovës dhe procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në instrument të betejës politike dhe propagandistike të Serbisë./RTK

You Might Also Like

​Kapaj i “The Odyssey” kurs falas për fyellin: Interes i madh nga të rinjtë, këtë vit edhe nga Tirana
Nga Gjeneva, thirrje për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur në Kosovë
E diela e fundit e gushtit sjell fluks masiv, radhë kilometrike në Shëngjin dhe Balldren–Milot
Zjarret në Shqipëri, 20 vatra në 24 orët e fundit – 7 ende aktive
Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së

LEXO GJITHASHTU

Defekt në rrjetin e ujësjellësit, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës
Lajme
Muriqi vazhdon shkëlqimin, tre gola në tri ndeshjet e fundit për Fenerbahçen
Muriqi vazhdon shkëlqimin, tre gola në tri ndeshjet e fundit për Fenerbahçen
Lajme
Lëvizte me monopatinë, rrëzohet dhe dëmtohet i riu në Vlorë
Lëvizte me monopatinë, rrëzohet dhe dëmtohet i riu në Vlorë
Lajme
Zjarr në Qeskovë të Klinës, një fushë përfshihet nga flakët
Zjarr në Qeskovë të Klinës, një fushë përfshihet nga flakët
Lajme
Spanja ndan 165 milionë euro për rimëkëmbjen e Ceutës pas krizës së migrantëve
Lajme

You Might Also Like

OVL-UÇK: Serbia mban arkivat, kërkojmë të vërtetën e drejtësi për të zhdukurit
TOP Momenti

OVL-UÇK: Serbia mban arkivat, kërkojmë të vërtetën e drejtësi për të zhdukurit

August 30, 2026
Bekim Sejdiu u përfol për president, analistët me vlerësime e dyshime
TOP Momenti

Bekim Sejdiu u përfol për president, analistët me vlerësime e dyshime

August 30, 2026
Sezoni i ajvarit në Maqedoni nis me çmime të larta, qytetarët dhe shitësit me mendime të ndara
TOP Momenti

Sezoni i ajvarit në Maqedoni nis me çmime të larta, qytetarët dhe shitësit me mendime të ndara

August 30, 2026
Gjendet marihuanë gjatë bastisjes në një shtëpi në Gostivar
TOP Momenti

Gjendet marihuanë gjatë bastisjes në një shtëpi në Gostivar

August 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?