By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kryeministri britanik ia kthen letrën Kurtit: Shpresoj të formohet shpejt Qeveria që ta thellojmë bashkëpunimin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kryeministri britanik ia kthen letrën Kurtit: Shpresoj të formohet shpejt Qeveria që ta thellojmë bashkëpunimin
Lajme

Kryeministri britanik ia kthen letrën Kurtit: Shpresoj të formohet shpejt Qeveria që ta thellojmë bashkëpunimin

Momenti
Published: August 27, 2026

Kryeministri i ri Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ia ka kthyer letrën e urimit kryeministrit të Kosovës në detyrë Albin Kurtit.

Fillimisht Burham e falenderon Kurtin për urimin në rastin e zgjedhjes së tij kryeminsitër.

Your browser does not support the video tag.

Më pas, ai tregon në mënyrë kronologjike marrëdhënien e Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar, duke filluar me bombardimet e vitit 1999, përkrahjen dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe angazhimin për misionin e KFOR-it.

“Faleminderit për letrën tuaj pas emërimit tim si Kryeministër. Jam mirënjohës për fjalët tuaja të mira dhe urimet e mira. Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova ndajnë një partneritet të ngushtë dhe të qëndrueshëm të farkëtuar përmes historisë sonë të përbashkët. Jam krenar që Mbretëria e Bashkuar qëndroi pranë popullit të Kosovës që nga fillimi i ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999 dhe që ne ishim vendi i parë që njohu pavarësinë e Kosovës. Nuk ka provë më të qartë të angazhimit tonë sesa vendosja e vazhdueshme e forcave britanike në KFOR, për të ndihmuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”, thuhet në letër.

Më pas, kryeministri i ri britanik ka shprehur mbështetjen e tij për aspiratat euro-atlantike të Kosovës.

“Mbretëria e Bashkuar do të mbetet një mbështetëse e fortë e aspiratave euroatlantike të Kosovës dhe do të vazhdojmë të punojmë për të çuar përpara integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, duke përfshirë zgjerimin e mbështetjes për aplikimin e saj në Këshillin e Evropës dhe përparimin e vazhdueshëm përgjatë rrugës së saj drejt NATO-s”, thuhet tutje në letër.

Më pas, Burnham ka thënë se shpreson që të formohet sa më shpejt qeveria e re, duke folur edhe për thellimin e raporteve në mes dy shteteve dhe mbështetjen e vazhdueshme britanike ndaj Kosovë.

“Shpresoj që një qeveri e re e Kosovës do të formohet shpejt në mënyrë që të mund të thellojmë bashkëpunimin midis dy vendeve tona mbi prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë mbrojtjen dhe sigurinë, tregtinë dhe investimet, trajtimin e migracionit të parregullt dhe forcimin e lidhjeve ekonomike. Si një mik i ngushtë i Kosovës, Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar fuqimisht ndaj sigurisë dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Kosovën në mbështetje të një të ardhmeje më të qëndrueshme, të lidhur dhe të begatë për rajonin. Faleminderit përsëri për letrën tuaj, mezi pres të punoj ngushtë me ju për të forcuar më tej miqësinë dhe partneritetin midis dy vendeve tona”, thuhert në letër. /Gazeta Express

The post Kryeministri britanik ia kthen letrën Kurtit: Shpresoj të formohet shpejt Qeveria që ta thellojmë bashkëpunimin appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Haradinaj për verdiktin e 16 shtatorit: Pritjet e mia janë gjithmonë pafajësia e tyre
BBC: Çfarë duhet të mendojmë për udhëtimin sekret të shefit të CIA-s në Moskë
Nënsekretari amerikan i luftës zbarkon në NATO – temë diskutimi çështja e pranisë së trupave amerikane në Europë
Nënsekretari amerikan i luftës zbarkon në NATO – temë e diskutimi çështja e pranisë së trupave amerikane në Europë
Vdes Egzon Bytyqi, i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes së tij Jetlira Foniqi nga Malisheva

LEXO GJITHASHTU

Kelmendi: Katër vendimmarrës vendosën që guerilja të quhej UÇK
Kelmendi: Katër vendimmarrës vendosën që guerilja të quhej UÇK
TOP Momenti
Tensione në ditën e 89-të të protestës në Shqipëri, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn
Tensione në ditën e 89-të të protestës në Shqipëri, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn
TOP Momenti
Aksident tragjik në Lezhë, makina përplas fëmijën me monopatinë, humb jetën 12-vjeçari
Aksident tragjik në Lezhë, makina përplas fëmijën me monopatinë, humb jetën 12-vjeçari
TOP Momenti
Negociata të “vështira” për emrin e presidentit, a do të ketë marrëveshje LVV-LDK?
Negociata të “vështira” për emrin e presidentit, a do të ketë marrëveshje LVV-LDK?
TOP Momenti
Vdes 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë në Malishevë
Vdes 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë në Malishevë
TOP Momenti

You Might Also Like

PDK me letër të re për Deharin, i kërkojnë ta thërras seancën nesër në ora 11:00
Lajme

PDK me letër të re për Deharin, i kërkojnë ta thërras seancën nesër në ora 11:00

August 27, 2026
Spajiq: Po përgatiten veprime për destabilizimin e Malit të Zi, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të dy shteteve të rajonit
Lajme

Spajiq: Po përgatiten veprime për destabilizimin e Malit të Zi, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të dy shteteve të rajonit

August 27, 2026
“Mu gjakun ma kanë borxh” – axha i Ledion Hamzajt i zhgënjyer pas lirimit të të akuzuarve
Lajme

“Mu gjakun ma kanë borxh” – axha i Ledion Hamzajt i zhgënjyer pas lirimit të të akuzuarve

August 27, 2026
Zulfaj ia numëron të drejtat, pasi ministri i Beogradit tha se serbët në Kosovë janë “grupi etnik më i shtypur në Evropë”
Lajme

Zulfaj ia numëron të drejtat, pasi ministri i Beogradit tha se serbët në Kosovë janë “grupi etnik më i shtypur në Evropë”

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?