By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: PDK me letër të re për Deharin, i kërkojnë ta thërras seancën nesër në ora 11:00
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
PDK me letër të re për Deharin, i kërkojnë ta thërras seancën nesër në ora 11:00
Lajme

PDK me letër të re për Deharin, i kërkojnë ta thërras seancën nesër në ora 11:00

Momenti
Published: August 27, 2026

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në krye me Vlora Çitakun i kanë dërguar letër kryesuesit të seancës konstituive Avni Deharit, të cilit i kërkojnë që të therrash seancën për nesëer në ora 11:00.

Në letër thuhet se moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Your browser does not support the video tag.

Tutje thuhet Deharit se roli i tij si kryesues i seancës konstituive sipas moshës është i përcaktuar dhe i kufizuar nga Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit. /Gazeta Express

Letra e plotë:

​Në cilësinë tuaj si kryesues i seancës konstituive sipas moshës, në përputhje me Nenin 9 të Rregullores së Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në emër të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, kërkojmë nga ju që të përmbushni obligimin tuaj kushtetues dhe procedural dhe që, më 28 gusht 2026, në ora 11.00, të thirrni vazhdimin e seancës konstituive, ashtu siç kërkohet edhe me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

​Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë.

​Duhet të keni parasysh se, sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht tejkalimit të afatit kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet. Shkelja e afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e tij.

​Prandaj, duke e thirrur vazhdimin e seancës konstituive, ju keni mundësinë dhe detyrimin që të parandaloni një shkelje të radhës dhe të mundësoni vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.

​Ju rikujtojmë se roli juaj si kryesues i seancës konstituive sipas moshës është i përcaktuar dhe i kufizuar nga Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit. Përgjegjësia juaj është të mundësoni zhvillimin dhe vazhdimin e seancës deri në konstituimin e Kuvendit. Nuk është në kompetencën tuaj që, mbi bazën e vlerësimeve apo konsideratave politike, të vendosni nëse dhe kur duhet të vazhdojë procesi i konstituimit të Kuvendit.

​Vlerësimet dhe negociatat politike u takojnë forcave politike dhe ato mund e duhet të zhvillohen vetëm brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës, të cilën të gjithë jemi të obliguar ta respektojmë.

​Për këtë arsye, ju kërkojmë që, pa vonesa të mëtejshme, të thirrni vazhdimin e seancës konstituive më 28 gusht 2026, në ora 11.00, dhe të mundësoni ushtrimin e mandatit kushtetues të deputetëve të zgjedhur të Republikës së Kosovës.

​Me respekt,

Vlora Çitaku

Deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Sekretare e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës

The post PDK me letër të re për Deharin, i kërkojnë ta thërras seancën nesër në ora 11:00 appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

BBC: Çfarë duhet të mendojmë për udhëtimin sekret të shefit të CIA-s në Moskë
Nënsekretari amerikan i luftës zbarkon në NATO – temë diskutimi çështja e pranisë së trupave amerikane në Europë
Nënsekretari amerikan i luftës zbarkon në NATO – temë e diskutimi çështja e pranisë së trupave amerikane në Europë
Vdes Egzon Bytyqi, i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes së tij Jetlira Foniqi nga Malisheva
Spajiq: Po përgatiten veprime për destabilizimin e Malit të Zi, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të dy shteteve të rajonit

LEXO GJITHASHTU

Kelmendi: Katër vendimmarrës vendosën që guerilja të quhej UÇK
Kelmendi: Katër vendimmarrës vendosën që guerilja të quhej UÇK
TOP Momenti
Tensione në ditën e 89-të të protestës në Shqipëri, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn
Tensione në ditën e 89-të të protestës në Shqipëri, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn
TOP Momenti
Aksident tragjik në Lezhë, makina përplas fëmijën me monopatinë, humb jetën 12-vjeçari
Aksident tragjik në Lezhë, makina përplas fëmijën me monopatinë, humb jetën 12-vjeçari
TOP Momenti
Negociata të “vështira” për emrin e presidentit, a do të ketë marrëveshje LVV-LDK?
Negociata të “vështira” për emrin e presidentit, a do të ketë marrëveshje LVV-LDK?
TOP Momenti
Vdes 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë në Malishevë
Vdes 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë në Malishevë
TOP Momenti

You Might Also Like

Kryeministri britanik ia kthen letrën Kurtit: Shpresoj të formohet shpejt Qeveria që ta thellojmë bashkëpunimin
Lajme

Kryeministri britanik ia kthen letrën Kurtit: Shpresoj të formohet shpejt Qeveria që ta thellojmë bashkëpunimin

August 27, 2026
“Mu gjakun ma kanë borxh” – axha i Ledion Hamzajt i zhgënjyer pas lirimit të të akuzuarve
Lajme

“Mu gjakun ma kanë borxh” – axha i Ledion Hamzajt i zhgënjyer pas lirimit të të akuzuarve

August 27, 2026
Zulfaj ia numëron të drejtat, pasi ministri i Beogradit tha se serbët në Kosovë janë “grupi etnik më i shtypur në Evropë”
Lajme

Zulfaj ia numëron të drejtat, pasi ministri i Beogradit tha se serbët në Kosovë janë “grupi etnik më i shtypur në Evropë”

August 27, 2026
Babai i viktimës në Gllogjan: “Shteti s’po bën kurgjo, po i liron të akuzuarit pastaj ne po vritemi”
Lajme

Babai i viktimës në Gllogjan: “Shteti s’po bën kurgjo, po i liron të akuzuarit pastaj ne po vritemi”

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?