Florim Mustafaj, babai i 17-vjeçares Genta Mustafaj, e cila mbeti e vrarë në sulmin ndaj autobusit në Gllogjan më 26 nëntor 2021, ka rrëfyer për “Kosova Live” në T7 përballjen e tij me drejtësinë gjatë këtyre viteve.
Mustafaj ka shprehur zhgënjimin e tij për zhvillimet e fundit në Gjykatën Themelore në Pejë, veçanërisht për mënyrën se si është zhvilluar seanca dhe për sjelljen e disa familjarëve të të akuzuarve.
Ai thotë se e ka shqetësuar fakti që në sallën e gjykimit janë lejuar të hyjnë familjar të të akuzuarve për vrasjen me bluza që ai i konsideron provokuese, ndërsa familjarët e viktimave, sipas tij, janë përballur me kontrolle para hyrjes në gjykatë.
Mustafaj thekson se kjo ka qenë veçanërisht e rëndë për të dhe familjarët e viktimave, të cilët prej vitesh kërkojnë zbardhjen e plotë të vrasjes.
The post Babai i nxënëses së vrarë në Gllogjan: Si u lejuan familjarët e të akuzuarve me bluza provokuese në gjykatë? appeared first on Gazeta Express.

