By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ministria ndryshoi çmimet, “Dukagjini” do t’ua kthejë diferencën prindërve që blenë tekstet më shtrenjtë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ministria ndryshoi çmimet, “Dukagjini” do t’ua kthejë diferencën prindërve që blenë tekstet më shtrenjtë
TOP Momenti

Ministria ndryshoi çmimet, “Dukagjini” do t’ua kthejë diferencën prindërve që blenë tekstet më shtrenjtë

Momenti
Published: August 27, 2026

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se do t’ua kthejë diferencën të gjithë blerësve që kanë paguar më shumë për tekstet shkollore, pas vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për uljen e çmimeve.

“Dukagjini” ka bërë të ditur se më 27 gusht ka pranuar vendimin e MASh për miratimin e Katalogut të Teksteve Shkollore për vitin shkollor 2026/2027, me të cilin, sipas shtëpisë botuese, është përcaktuar ulje prej 10 për qind e çmimeve për tekstet e përfshira në katalog.

Your browser does not support the video tag.

Sipas njoftimit, shitja e teksteve kishte nisur para pranimit të këtij vendimi, me qëllim që nxënësit të pajiseshin me materiale mësimore para fillimit të vitit të ri shkollor.

Shtëpia botuese ka theksuar se vendimi për çmimet e reja është pranuar vetëm pesë ditë para fillimit të vitit shkollor dhe se një pjesë e teksteve tashmë ishte blerë me çmimet e mëparshme.

Nga 60 deri në 100 euro, ekzekutohen mjetet financiare për tekstet shkollore

Megjithatë, “Dukagjini” ka njoftuar se do t’ua kthejë diferencën të gjithë blerësve që kanë paguar çmim më të lartë se ai i përcaktuar në vendimin e Ministrisë.

“Të gjithë blerësve që kanë blerë tekstet tona me çmim më të lartë se çmimi i përcaktuar me vendim të Ministrisë do t’u kthehet diferenca e paguar”, thuhet në njoftim.

Për të përfituar nga kthimi i diferencës, blerësit duhet të paraqiten në pikën ku i kanë blerë tekstet, duke pasur me vete kuponin, faturën ose dëshminë përkatëse të blerjes.

Nga hyrja në fuqi e vendimit, të gjitha tekstet shkollore të “Dukagjinit” do të shiten sipas çmimeve të përcaktuara në katalogun e miratuar nga MASh.

Shtëpia botuese ka thënë se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që kthimi i diferencës të bëhet në mënyrë të rregullt dhe transparente për secilin blerës që ka paguar më shumë./Telegrafi/

You Might Also Like

Tre zjarre aktive në Tetovë
Zulfaj: Propaganda serbe për serbët e Kosovës ndjek “manualin rus”
Privohet nga liria 48 vjeçari nga Kumanova, dyshohet se sulmoi djalin e mitur dhe tentoi të sulmonte edhe bashkëshorten
Kurti viziton IML-në, Mund të ketë edhe varreza të tjera masive në veri të Kosovës
Prishtinë, Knin, Sarajevë, Srebrenicë: Rruga e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq

LEXO GJITHASHTU

Spajiq: Po përgatiten veprime për destabilizimin e Malit të Zi, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të dy shteteve të rajonit
Spajiq: Po përgatiten veprime për destabilizimin e Malit të Zi, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të dy shteteve të rajonit
Lajme
Kryeministri britanik ia kthen letrën Kurtit: Shpresoj të formohet shpejt Qeveria që ta thellojmë bashkëpunimin
Kryeministri britanik ia kthen letrën Kurtit: Shpresoj të formohet shpejt Qeveria që ta thellojmë bashkëpunimin
Lajme
“Mu gjakun ma kanë borxh” – axha i Ledion Hamzajt i zhgënjyer pas lirimit të të akuzuarve
“Mu gjakun ma kanë borxh” – axha i Ledion Hamzajt i zhgënjyer pas lirimit të të akuzuarve
Lajme
Zulfaj ia numëron të drejtat, pasi ministri i Beogradit tha se serbët në Kosovë janë “grupi etnik më i shtypur në Evropë”
Zulfaj ia numëron të drejtat, pasi ministri i Beogradit tha se serbët në Kosovë janë “grupi etnik më i shtypur në Evropë”
Lajme
Babai i viktimës në Gllogjan: “Shteti s’po bën kurgjo, po i liron të akuzuarit pastaj ne po vritemi”
Babai i viktimës në Gllogjan: “Shteti s’po bën kurgjo, po i liron të akuzuarit pastaj ne po vritemi”
Lajme

You Might Also Like

SHBA përditëson këshillën për udhëtime në Kosovë, veriu në nivelin e tretë të rrezikut
TOP Momenti

SHBA përditëson këshillën për udhëtime në Kosovë, veriu në nivelin e tretë të rrezikut

August 27, 2026
Qeveria uli çmimet e mjeteve shkollore, ISHT del në terren për kontrolle
TOP Momenti

Qeveria uli çmimet e mjeteve shkollore, ISHT del në terren për kontrolle

August 27, 2026
Maqedonia e Veriut dhe Serbia nënshkruan marrëveshje për interkonektor të gazit
TOP Momenti

Maqedonia e Veriut dhe Serbia nënshkruan marrëveshje për interkonektor të gazit

August 27, 2026
E sulmoi fizikisht dhe ia përplasi kokën disa herë në tokë – Prokuroria jep detaje të vrasjes në Prizren, i dyshuari tentoi t’i fshijë gjurmët e ngjarjes
TOP Momenti

E sulmoi fizikisht dhe ia përplasi kokën disa herë në tokë – Prokuroria jep detaje të vrasjes në Prizren, i dyshuari tentoi t’i fshijë gjurmët e ngjarjes

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?