Gjykata e Lezhës është evakuuar të enjten pas një alarmi për bombë, ndërsa forcat e Policisë kanë rrethuar objektin dhe kanë nisur kontrollet në ambientet e tij.
Pas marrjes së njoftimit, personeli i gjykatës është nxjerrë nga godina për arsye sigurie, ndërsa aktiviteti gjyqësor është ndërprerë gjatë paradites.
Për shkak të situatës janë pezulluar edhe disa seanca të planifikuara, përfshirë seanca për vlerësimin e masave të sigurimit.
Sipas raportimeve, në adresat zyrtare të disa institucioneve në Shqipëri, përfshirë edhe në Lezhë, kanë mbërritur email-e kërcënuese nga një adresë që pretendon lidhje me organizatën terroriste ISIS. Megjithatë, burimi dhe autenticiteti i këtyre mesazheve ende nuk janë konfirmuar.
Policia po vijon kontrollet dhe verifikimet në objekt, ndërsa hetimet pritet të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për kërcënim konkret apo alarm të rremë.
The post Alarm për bombë në Gjykatën e Lezhës, evakuohet godina dhe ndërpriten seancat appeared first on Gazeta Express.

