Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka ndarë një video në Facebook, ku ka shkruar se makina e qeverisë, rri ndezur ‘’për ti bërë fresk Albin Kurti deri sa është është brenda ndërtesës’’.
Musliu ka shkruar se naftën e paguan qytetari përmes taksave.
Postimi:
Kjo është makina e Qeverisë së Kosovës, që rri ndezur para objektit të Qeverisë, për ti bërë fresk Albin Kurti deri sa është është brenda ndertesës.
Naftën e paguan qytetari përmes taksave. Fermeri e blen naftën nga xhepi i vet për ta punuar tokën, ndërsa pushteti e harxhon nga paratë e qytetarëve.
Për qytetarin: dorë e shtrënguar.
Për fermerin: barrë mbi shpinë.
Për pushtetin: dorë e lirë, naftë e paguar nga populli!
The post ‘‘Naftën e paguan qytetari’’, Musliu ndan video: Makina e qeverisë rri ndezur për ti bërë fresk derisa Kurti është brenda appeared first on Gazeta Express.

