By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Në Shqipëri shkojnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Në Shqipëri shkojnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve
Lajme

Në Shqipëri shkojnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve

Momenti
Published: August 27, 2026

Prej disa javësh, në faqet online të agjencive të ndërmjetësimit për punësim po shfaqen njoftime për rekrutimin e punonjëseve shqiptare me profesionin rrobaqepëse, për t’u punësuar në fabrikat e prodhimit të veshjeve në Itali.

Nga njoftimet e publikuara mësohet se punonjëseve u ofrohet punësim i rregullt në Itali, me kontratë pune sipas rregullave italiane. Paga neto nis nga 1,300 euro në muaj.

Your browser does not support the video tag.

Sipas njoftimeve, gjithashtu punonjëset përfitojnë 13 paga vjetore, pushime të paguara, akomodim të siguruar nga punëdhënësi, kushte pune dhe mundësi për bashkëpunim afatgjatë. Për aplikim kërkohet të paktën 1 vit eksperiencë pune në ndërmarrjet fason në Shqipëri.

Monitor kontaktoi një prej agjencive të ndërmjetësimit, e cila sqaroi se kandidatet që kërkohen për t’u punësuar si rrobaqepëse në fabrikat italiane duhet të kenë eksperiencë pune në sektorin fason të veshjeve në Shqipëri dhe të jenë të grup-moshës 20 deri në 50 vjeç.

Përveç punësimit kompania ofronte edhe akomodimin. Ofertat për punësim sipas agjencisë vijnë nga fabrika të prodhimit të veshjeve të linjta në Pisa, Bergamo dhe Peruxhia.

Pse Italia po kërkon rrobaqepëse shqiptare?

Rekrutimi i punonjëseve shqiptare për fabrikat italiane vjen në një kohë kur edhe industria italiane e tekstilit, veshjeve dhe këpucëve po përballet me mungesë të fuqisë punëtore.

Sipas të dhënave të publikuara nga Unioncamere ( Unioni Italian i Dhomave të Tregtisë, Industrisë, Artizanatit dhe Bujqësisë) dhe Ministrisë Italiane të Punës, përmes Sistemit Informativ Excelsior, kompanitë italiane parashikojnë rreth 568 mijë hyrje të reja në punë për muajin korrik 2026 dhe rreth 1,5 mln gjatë periudhës korrik–shtator.

Në industrinë e tekstilit, veshjeve dhe këpucëve parashikohen rreth 7 mijë hyrje në korrik dhe rreth 20 mijë gjatë tremujorit. Vështirësia për gjetjen e punonjësve në këtë sektor arrin në 56.2%, duke evidentuar një mospërputhje të konsiderueshme mes kërkesës së kompanive dhe ofertës së fuqisë punëtore.

Në të gjithë sektorët, 42.6% e pozicioneve të parashikuara për t’u plotësuar në Itali rezultojnë të vështira për t’u mbushur. Kjo tregon se mungesa e fuqisë punëtore është kthyer në një problem të rëndësishëm edhe për kompanitë italiane.

Po ashtu një nga arsyet edhe rregullorja për forcimin e rregullave të produkteve të pashitura për veshje dhe këpucë, ku ndalohet riciklimi i tyre. Rregullorja europiane 2024/1781 parashikon që për kompanitë e mëdha, ndalimi i shkatërrimit të këtyre produkteve të zbatohet nga 19 korriku 2026, ndërsa për kompanitë e mesme nga 19 korriku 2030.

Rregullat e reja po sjellin edhe ndryshime në menaxhimin e prodhimit dhe stokut të kompanive europiane. Për prodhuesit italianë të veshjeve transferimi i fabrikës në vendin e tyre, duke e larguar nga shtetet aziatike apo afrikane ku u transferuan për shkak të kostos të lirë së fuqisë punëtore, do të thotë se  mund të menaxhojë më lehtë sasinë e prodhimit dhe stokut që nuk lejohet më të riciklohet, por vetëm të dhurohet.

Por rekrutimi i rrobaqepëseve shqiptare për në Itali po krijon një kontrast për industrinë fason në vend.

Prej vitesh, përfaqësuesit e sektorit fason në Shqipëri kanë ngritur shqetësimin për mungesën e fuqisë punëtore. Në vitin 2023 drejtues të sektorit kanë folur për një nevojë që arrinte deri në 20 mijë vende të lira pune.

Mungesa e punonjësve ishte aq e theksuar sa shumë fabrika nisën të rekrutonin gra nga Nepali Filipinet dhe Birmania për të plotësuar vendet vakante.

Në të njëjtën kohë, kompanitë nisën të hapnin linja të reja prodhimi deri në zonat rurale, aty ku më parë nuk kishte industri fason. Kjo krijoi edhe një tendë të re për sektorin, duke nisur të zhvillohej industria atje ku nuk ekzistonte më parë.

Edhe së fundmi fabrika të sektorit të veshjeve të industrisë fason në Tiranë pohuan për Monitor mungesën e fuqisë punëtore vendase. Për rrjedhojë po punësojnë gra të huaja nga shtetet aziatike.

Po teksa ndër vite kompanitë shqiptare kanë ngritur shqetësimin e mungesës së fuqisë punëtore, numri i të punësuarve në sektor ka ardhur në rënie.

Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2024 në sektorin e tekstileve dhe këpucëve ishin të punësuar rreth 41,2 mijë persona. Prej tyre, rreth 25 mijë punonin në industrinë e tekstileve dhe 16,2 mijë në sektorin e këpucëve. Krahasuar me vitin 2022, numri i të punësuarve në këto industri ishte ulur me rreth 8 mijë persona, ose 19.4%.

Problemet e sektorit nuk lidhen vetëm me mungesën e fuqisë punëtore.

Fasonët janë përballur edhe me rënien e kontratave dhe porosive, forcimin e lekut dhe rritjen e kostove të punës. Këta faktorë kanë sjellë jo vetëm shkurtim të vendeve të punës, por edhe mbylljen e disa fabrikave.

Në mars 2026, përfaqësues të sektorit iu drejtuan Komisionit Parlamentar të Ekonomisë me një paketë kërkesash për mbështetjen e industrisë, ku përfshihej rishikimi i taksave dhe mbështetja për investimet në teknologji dhe amortizim.

Sipas përfaqësuesve të Shoqatës ProEksport Albania, gjatë vitit 2025 sektori i manifakturës humbi rreth 12 mijë vende pune, si pasojë e zhvlerësimit të euros, rënies së kontratave të porosive dhe rritjes së kostos së punës.

Kjo tendencë konfirmohet dhe nga të dhënat e INSTAT, ku eksportet e tekstileve e këpucëve janë në rënie për katër vjet radhazi. Për periudhën janar- korrik 2026, eksportet e këtij grupi ishin 59.8 miliardë lekë, me një tkurrje prej 7.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë

Për vite me radhë industria fason ka krijuar një bazë punonjësish të specializuar, veçanërisht rrobaqepëse me eksperiencë në prodhimin për kompani dhe marka europiane.

Nëse punonjësit me eksperiencë largohen drejt tregjeve europiane për shkak të pagave më të mira, drejtues të fabrikave shqiptare paralajmërojnë se jo vetëm që do të rriten vështirësitë për rekrutime të reja, por edhe për përmbushje të kontratave dhe porosive të reja.

The post Në Shqipëri shkojnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kearns kritikon Serbinë për nderimet ndaj Ratko Mlladiqit: Ambiciet e tij nuk vdiqën me të
Kepet duke ujitur me ujë të pijes, inspektorët e KRU “Prishtina” e shkyçin nga shërbimi konsumatorin në Drenas
Jashari kritikon mënyrën e shpërndarjes së teksteve: Viti shkollor do të nisë me telashe
Sveçla kërkon vendim “që nuk deformon historinë”
Vdes 25-vjeçarja që pësoi djegie të rënda nga zjarri në hotelin në Vlorë

LEXO GJITHASHTU

Prokuroria kërkon dënimin e Sveçlës, mbrojtja kërkon aktgjykim lirues
Prokuroria kërkon dënimin e Sveçlës, mbrojtja kërkon aktgjykim lirues
TOP Momenti
Dogana e Kosovës zbulon mbi 54 mijë euro të padeklaruara
Dogana e Kosovës zbulon mbi 54 mijë euro të padeklaruara
TOP Momenti
Bastisje në Koçan, ndalohen dy persona
Bastisje në Koçan, ndalohen dy persona
TOP Momenti
Vritet një 15-vjeçar në Prizren, theret me thikë nga një i mitur
Vritet një 15-vjeçar në Prizren, theret me thikë nga një i mitur
TOP Momenti
“Zgjedhje të reja në horizont” – 44% e të rinjve duan të largohen, a i duhet Kosovës një ORA/FER 3.0?
“Zgjedhje të reja në horizont” – 44% e të rinjve duan të largohen, a i duhet Kosovës një ORA/FER 3.0?
TOP Momenti

You Might Also Like

Mbi 54 mijë euro të padeklaruara zbulohen në pikën kufitare të Kullës
Lajme

Mbi 54 mijë euro të padeklaruara zbulohen në pikën kufitare të Kullës

August 28, 2026
Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për rekrutimin e stafit të fabrikës së municioneve në Jahoc
Lajme

Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për rekrutimin e stafit të fabrikës së municioneve në Jahoc

August 28, 2026
Sveçla në gjykatë për gazin lotsjellës: Veprimet tona ishin politike, marrëveshja për demarkacionin ishte gabim
Lajme

Sveçla në gjykatë për gazin lotsjellës: Veprimet tona ishin politike, marrëveshja për demarkacionin ishte gabim

August 28, 2026
Haxhiu kritikon Qeverinë për vonesën e subvencionimit të teksteve shkollore
Lajme

Haxhiu kritikon Qeverinë për vonesën e subvencionimit të teksteve shkollore

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?