Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ka hapur konkurs për rekrutimin e personelit profesional, teknik dhe mbështetës, i cili do të angazhohet në Kompleksin për Prodhimin e Municioneve në Jahoc të Gjakovës.
Sipas njoftimit të ministrisë, përmes këtij konkursi synohet përzgjedhja e punonjësve në disa fusha që lidhen me funksionimin dhe zhvillimin e kompleksit të prodhimit të municioneve.
Pozitat e shpallura përfshijnë fusha të ndryshme profesionale, ndër to inxhinierinë, teknikën, prodhimin, mirëmbajtjen, kontrollin e cilësisë, sigurinë, logjistikën, si dhe profile të tjera të nevojshme për funksionimin e kompleksit.
Ministria ka bërë të ditur se afati për aplikim është nga 24 deri më 30 gusht 2026.
The post Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për rekrutimin e stafit të fabrikës së municioneve në Jahoc appeared first on Gazeta Express.

