Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku burri shqiptar ka vrarë me thikë gruan dhe më pas ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë naftë.
Ngjarja ka ndodhur në Rodope, ndërsa çifti me origjinë shqiptare ishin prindër të tre fëmijëve, dy të rritur dhe një të mituri 16 vjeç.
Krimi i rëndë ndodhi në shtëpinë e tyre, ndërsa autoritetet u njoftuan nga njëri prej fëmijëve.
Pas vrasjes së 44-vjeçares, 53-vjeçari piu benzinë në tentativë për t’u vetëvrarë. Ai u dërgua në spital, ku po trajtohet dhe po merr ndihmën mjekësore.
Policia ka gjetur dy thika në vendngjarje, të cilat do të ekzaminohen si pjesë e hetimit.
Në vitin 2022 një incident midis çiftit ishte regjistruar në Heraklion të Kretës. Gruaja më pas kishte ngritur padi kundër bashkëshortit të saj për kërcënime.
Burri ishte arrestuar në lidhje me rastin, por më pas ishte lënë i lirë.
The post Rast i rëndë në Greqi – Shqiptari vret me thikë gruan, tenton vetëvrasjen duke pirë naftë appeared first on Gazeta Express.

