By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Anatomia e një operacioni të BIA-s: Si u tentua diskreditimi i Albin Kurtit përmes “Masave Aktive” të stilit sovjetik, duke përdorur një vend të tretë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Anatomia e një operacioni të BIA-s: Si u tentua diskreditimi i Albin Kurtit përmes “Masave Aktive” të stilit sovjetik, duke përdorur një vend të tretë
TOP Momenti

Anatomia e një operacioni të BIA-s: Si u tentua diskreditimi i Albin Kurtit përmes “Masave Aktive” të stilit sovjetik, duke përdorur një vend të tretë

Momenti
Published: August 26, 2026

Në mars të vitit 2024, në portalin “Prapaskena” në Shqipëri u publikua një dokument që pretendohej se ishte “komprometues” për Kryeministrin e Kosovës në detyrë, Albin Kurti.

Për muaj të tërë, ky material u shit në opinionin publik si një “rrjedhje ekskluzive” nga burime të pavarura mediatike jashtë Kosovës, shkruan Dukagjini.

Your browser does not support the video tag.

Megjithatë, prapaskena e këtij publikimi zbulon një linjë të pastër të luftës hibride: një operacion të shërbimit të inteligjencës serbe (BIA) që përdori gazetarinë si mbulesë dhe Kosovën e Shqipërinë si teatër të operacioneve dezinformuese.

Sipas të dhënave që ekspozojnë këtë rrjet, dokumenti në fjalë nuk ishte produkt i ndonjë hulumtimi gazetaresk, por një material i dorëzuar direkt nga eprori i lartë i BIA-s serbe, Bojan Dimiq. Marrësi dhe zbatuesi i direktivave në terren ishte Fatmir Sheholli, i cili, duke shfrytëzuar profilin dhe qasjen e tij në qarqet mediatike, mori përsipër të organizonte plasimin e këtij materiali me qëllim të vetëm: dëmtimin e imazhit publik të kryeministrit kosovar.

Metoda e “Vendit të Tretë”

Pasi tentoi ta ndante këtë dokument me personazhe të ndryshme me ndikim në mediat e Kosovës, Sheholli dhe mentorët e tij në BIA zgjodhën një strategji më të rafinuar: përdorimin e një vendi të tretë (Shqipërisë) për publikimin fillestar.

Kjo taktikë shërbeu si një “lavatriçe” e informacionit. Duke u publikuar në Tiranë, dokumenti krijoi iluzionin e një distance neutrale. Ai fshehu gjurmët e BIA-s në Beograd dhe të ndërmjetësve në Prishtinë, duke bërë që mediat në Kosovë më pas ta ripublikonin atë jo si një sulm të koordinuar nga Serbia, por si një “lajm të zbuluar nga kolegët në Shqipëri”. Sheholli përdori statusin e gazetarit dhe të drejtën ligjore për të “ruajtur burimin” për të fshehur zyrtarin e BIA-s, Bojan Dimiq.

Lidhjet me BIA-n serbe, materialet sekrete e “Kosova si Kandahar”– dosja e plotë ndaj Fatmir Shehollit

Efekti domino

Pasi materiali merr formën e një lajmi të botuar diku tjetër, mediat vendore e citojnë atë me më pak vigjilencë, duke arritur qëllimin përfundimtar të kundërshtarit: ushqimin e opinionit public me dyshime mbi figurën e Kurtit.

Doktrina Sovjetike

Ajo që ndodhi në rastin “Kurti” nuk është një shpikje e re e Beogradit. Ky operacion ndjek pikë për pikë doktrinën e famshme sovjetike të “Masave Aktive” (Aktivnye Meropriyatiya), të cilën shërbimet inteligjente ruse dhe satelitët e tyre (përfshirë BIAn) e përdorin për dekada për të rrëzuar qeveri dhe për të shkatërruar reputacionin e liderëve kundërshtarë.

Kjo metodologji tregon se shërbimi serb po përdorë mjete asimetrike ku media nuk shihet si hapësirë informimi, por si armë operative për goditjen e objektivave politikë pa lënë gjurmë direkte shtetërore.

Nëse analizojmë operacionet e dekonspiruara nga shërbimet inteligjente perëndimore ndër vite, gjejmë ngjashmëri të frikshme me rastin e Shehollit:

  • Pastrimi i Narrativës përmes mediave të huaja (Rasti i “Etheve të Kongos” – KGB): Gjatë Luftës së Ftohtë, KGB-ja dëshironte të përhapte gënjeshtrën se SHBA-ja po përdorte armë biologjike në Pakistan. KGB-ja nuk e publikoi lajmin në Moskë. Ata përdorën një gazetë të vogël të kontrolluar prej tyre në Indi (vendi i tretë) të quajtur “The Patriot”. Pasi u publikua atje, mediat e tjera botërore e morën si lajm të mirëqenë. Ky është i njëjti mekanizëm që BIA përdori me portalin në Shqipëri për dokumentin ndaj Kurtit.
  • Përdorimi i “Gazetarëve” si Agjentë Ndikimi (Rasti “Doppelgänger” – GRU, Rusi): Në operacionet e fundit ruse të dekonspiruara nga inteligjenca gjermane (BfV) dhe ajo franceze (DGSI), u zbulua se Rusia paguante ose udhëzonte pseudo-gazetarë dhe analistë lokalë për të publikuar dokumente të falsifikuara në mediat perëndimore. Ashtu si Sheholli në Kosovë, këta individë përdornin kredencialet e tyre mediatike për t’i dhënë besueshmëri materialeve që hartoheshin në zyrat e inteligjencës në Moskë.
  • Operacioni “Hack-and-Leak” i modifikuar (Rasti Macron, Francë 2017): Kur shërbimi ushtarak rus (GRU) vodhi emailet e stafit të Emmanuel Macron para zgjedhjeve presidenciale, ata nuk i publikuan thjesht ato. Inteligjenca ruse futi dokumente të rreme dhe të manipuluara mes atyre të vërtetave për të krijuar skandale artificiale. Dokumenti i dorëzuar nga Bojan Dimiq ndjek të njëjtën logjikë: krijimin e një materiali “kinse komprometues” që synon vetëm goditjen emocionale dhe politike të momentit.

Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i pandehuri Fatmir Sheholli ka pranuar gjatë marrjes në pyetje se dokumentin “Leptiri” e ka pranuar drejtpërdrejt nga strukturat e inteligjencës serbe (BIA).

Sheholli ka deklaruar para hetuesve se dokumentin operacional për Albin Kurtin ia kishte dërguar në telefonin e tij celular Bojan Dimiq. Përveç pranimit të dokumentit nga BIA, Sheholli ka pohuar se këtë material ua ka përcjellë më pas personave të tjerë. Ndër ta, ai ka përmendur Milazim Gashin (të cilin e ka përshkruar si mik të tij në SHISH-in e Shqipërisë), Blerim Canajn, si dhe një person tjetër të quajtur Bashkim Pushkolli./Dukagjini/

You Might Also Like

Tragjike në Tropojë, 20-vjeçari nga Kosova mbytet në liqenin e Komanit teksa lahej me miqtë
Kosova me sfida në digjitalizimin e arsimit, UNICEF-i prezanton rekomandimet
Sejdi reagon ndaj ministrit Shasivari: Asnjë hap prapa, provimi i jurisprudencës në teori dhe praktikë, duhet të mbahet në shqip
ESHS: Është rritur numri i personave të punësuar, papunësia ra në 11,3%
80-vjeçarja dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Prizren, Prokuroria jep detaje

LEXO GJITHASHTU

Tragjedi në Spanjë, dy fëmijët gjejnë prindërit e pajetë në vaskën e hidromasazhit
Tragjedi në Spanjë, dy fëmijët gjejnë prindërit e pajetë në vaskën e hidromasazhit
Lajme
Insajderi: Si u parandalua spiunazhi ekonomik në Kosovë? Përgjimi i ri zbulon komunikimin mes Bojan Dimiqit dhe Fatmir Shehollit
Insajderi: Si u parandalua spiunazhi ekonomik në Kosovë? Përgjimi i ri zbulon komunikimin mes Bojan Dimiqit dhe Fatmir Shehollit
Lajme
Abdixhiku, Osmani e Haziri s’pranojnë të tregojnë nëse në takim me Kurtin po shkojnë me emër për President
Abdixhiku, Osmani e Haziri s’pranojnë të tregojnë nëse në takim me Kurtin po shkojnë me emër për President
Lajme
Kurti për takimin me Abdixhikun: Deri kur të kemi marrëveshje na duhet ta ruajmë konfidencialitetin e bisedimeve
Kurti për takimin me Abdixhikun: Deri kur të kemi marrëveshje na duhet ta ruajmë konfidencialitetin e bisedimeve
Lajme
“T’i evitojmë zgjedhjet, deri në marrëveshje na duhet ta ruajmë konfidencialitetin”, deklaron Kurti para takimit me Abdixhikun
“T’i evitojmë zgjedhjet, deri në marrëveshje na duhet ta ruajmë konfidencialitetin”, deklaron Kurti para takimit me Abdixhikun
Lajme

You Might Also Like

Kurti optimist para takimit me Abdixhikun: Presim më të mirën
TOP Momenti

Kurti optimist para takimit me Abdixhikun: Presim më të mirën

August 26, 2026
81-vjeçari në Prizren dyshohet se e vrau gruan me forcë duarthatë, ai vazhdon të thotë se ishte “aksidentale”
TOP Momenti

81-vjeçari në Prizren dyshohet se e vrau gruan me forcë duarthatë, ai vazhdon të thotë se ishte “aksidentale”

August 26, 2026
Toshkovski: Shkolla e Mesme Policore fillon më 1 shtator, janë pranuar rreth 300 kandidatë
TOP Momenti

Toshkovski: Shkolla e Mesme Policore fillon më 1 shtator, janë pranuar rreth 300 kandidatë

August 26, 2026
TRAGJEDI NË MESNATË 81-vjeçari dyshohet se vrau bashkëshorten në Prizren
TOP Momenti

TRAGJEDI NË MESNATË 81-vjeçari dyshohet se vrau bashkëshorten në Prizren

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?