By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Konjufca për Salin: Po të ishte verifikuar, nuk do të hynte në zyrën e Kurtit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Konjufca për Salin: Po të ishte verifikuar, nuk do të hynte në zyrën e Kurtit
TOP Momenti

Konjufca për Salin: Po të ishte verifikuar, nuk do të hynte në zyrën e Kurtit

Momenti
Published: August 26, 2026




Foto: Laura Hasani





Konjufca: Institucionet kanë goditur rrjetet e spiunazhit, të kontrolluara nga Serbia

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka deklaruar se institucionet e Kosovës gjatë viteve të fundit kanë intensifikuar përpjekjet për zbulimin dhe goditjen e rrjeteve të spiunazhit, për të cilat tha se kryesisht janë të kontrolluara, financuara dhe orkestruara nga Serbia.

Your browser does not support the video tag.


“Sa i përket kësaj që po ndodh, natyrisht institucionet e Kosovës këto tre-katër vitet e fundit kanë pasur një angazhim më të madh se më përpara për të goditur rrjetet e spiunazhit brenda Republikës së Kosovës. Këto kryesisht kanë ardhur është një rrjet i spiunazhit i kontrolluar, i financuar dhe i orkestruar nga Serbia”, tha ai.


Konjufca tha se në dy-tri vjetët e fundit janë arrestuar shtatë ose tetë persona, ndërsa u ka bërë thirrje institucioneve të rendit dhe drejtësisë që të jenë më aktive në zbulimin dhe ndëshkimin e personave të dyshuar për spiunazh.


“Shtatë ose tetë prej tyre deri tash, vetëm këto dy-tri vitet e fundit, janë arrestuar. Unë i inkurajoj domethënë institucionet e organet të rendit që edhe po edhe të institucionit të gjyqësisë, të drejtësisë, që të jenë gjithnjë më aktivë sa i përket zbulimit, sa i përket dënimit të këtyre personave. Qëllimi i këtyre është shumë i keq. Tentojnë me destabilizue Kosovën, e performojnë një luftë hibride dhe speciale kundër personaliteteve të caktuara, kundër qeverisë, kundër kryeministrit Kurti. Domethënë qëllimi i tyre është ky”, tha ai.


I pyetur për raportimet dhe publikimin e një fotografie të kryeministrit Albin Kurti duke u takuar me Fehim Salin, i cili ishte arrestuar më 13 gusht 2026 në pikën kufitare në Merdar, nën dyshimet për spiunazh në favor të Agjencisë Serbe të Inteligjencës, Konjufca tha se ai kishte qenë pjesë e një delegacioni të komuniteteve joshumicë.


“Mendoj që ndoshta nuk e kanë pas kapacitetin institucionet me verifikuar atë person, sepse po të ishte verifikuar nuk ma merr mendja që kishte me depërtuar në zyrën e kryeministrit. Ai ka qenë në kuadër të një delegacioni të pakicave, të komuniteteve jo shumicë, që janë në Kosovë, diku kanë qenë nëntë ose dhjetë persona dhe ai kishte kështu arritur me iu bashkuar atij delegacioni dhe me qenë pjesë e vizitës. Po me vetë faktin që tash e kemi në burg, unë mendoj që kjo është tregues i qartë i orientimit të qeverisë sonë”, tha ai. /eo


source

You Might Also Like

Gashi: Autostrada Shkup – Bllacë forcon lidhjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës
Filipçe: OBRM-PDUKM dhe BDI kanë marrëveshje për bllokim të Kuvendit, si alibi për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme
BDI: Me dy vite vonesë dhe 30 milionë euro më shtrenjtë, VLEN vazhdon projektin e BDI-së
Më 28 gusht shpallet aktgjykimi në rigjykimin ndaj Glauk Konjufcës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend
Paratë e krimit, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruajnë marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive

LEXO GJITHASHTU

Aktakuza ndaj Shehollit, OVL-UÇK: Institucionet t’i ndjekin provat kudo që çojnë ato, Kosova duhet të dijë kush punoi kundër saj
Aktakuza ndaj Shehollit, OVL-UÇK: Institucionet t’i ndjekin provat kudo që çojnë ato, Kosova duhet të dijë kush punoi kundër saj
Lajme
Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët
Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët
Lajme
Haradinaj: Në vend se t’i kryente autostradat në Kosovë, Kurti shkon në Maqedoni për përurim projektesh
Haradinaj: Në vend se t’i kryente autostradat në Kosovë, Kurti shkon në Maqedoni për përurim projektesh
Lajme
REL: Ka pajtueshmëri për hapjen e Urës së Ibrit por jo edhe për kohën, Qeveria e do nën kontroll të Policisë
REL: Ka pajtueshmëri për hapjen e Urës së Ibrit por jo edhe për kohën, Qeveria e do nën kontroll të Policisë
Lajme
Greqi: Burri shqiptar ther për vdekje gruan, tenton të vetëvritet
Greqi: Burri shqiptar ther për vdekje gruan, tenton të vetëvritet
Lajme

You Might Also Like

Sali: Autostrada Shkup–Bllacë, investim historik që afron qytetarët dhe lidh të ardhmen tonë evropiane
TOP Momenti

Sali: Autostrada Shkup–Bllacë, investim historik që afron qytetarët dhe lidh të ardhmen tonë evropiane

August 26, 2026
Konjufca: LVV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në
TOP Momenti

Konjufca: LVV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

August 26, 2026
Pesë shqiptarë riatdhesohen nga Siria
TOP Momenti

Pesë shqiptarë riatdhesohen nga Siria

August 26, 2026
Shqiptuan tiketë për kundërvajtje, sulmohen dy policë në Prishtinë
TOP Momenti

Shqiptuan tiketë për kundërvajtje, sulmohen dy policë në Prishtinë

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?