By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: PDK dorëzon kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në dorëheqje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
PDK dorëzon kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në dorëheqje
TOP Momenti

PDK dorëzon kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në dorëheqje

Momenti
Published: August 26, 2026

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në dorëheqje, lidhur me ushtrimin e njëkohshëm të funksioneve ekzekutive dhe mandateve të deputetëve.

Sipas dokumentit të datës 26 gusht 2026, PDK pretendon se ekziston dyshimi për kryerjen e veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, si dhe për “mosekzekutimin e vendimeve gjyqësore”, sipas dispozitave të Kodit Penal të Kosovës.

Në kallëzim, Albin Kurti cilësohet si i dyshuar së bashku me anëtarët e tjerë të Qeverisë në dorëheqje që janë certifikuar dhe betuar si deputetë të Legjislaturës XI.

Your browser does not support the video tag.

PDK pretendon se nga 6 korriku 2026 e tutje, të kallëzuarit kanë vazhduar të ushtrojnë njëkohësisht funksionin e anëtarit të Qeverisë dhe mandatin e deputetit, ndonëse, sipas kallëzimit, këto funksione janë të papajtueshme.

Në dokument thuhet se më 12 gusht 2026, të dyshuarit, në cilësinë e personave zyrtarë, kanë mbajtur mbledhjen nr. 32 të Qeverisë dhe kanë nxjerrë 24 vendime.

Sipas pretendimeve të PDK-së, në mesin e tyre ka pasur edhe vendime me pasoja të drejtpërdrejta financiare, përfshirë ndarjen e 100 mijë eurove, dhënien me qira të pronës publike me vlerë kontraktore prej 23 mijë e 205 eurosh, inicimin e dy shpronësimeve me kompensim nga buxheti, si dhe emërimin e komisioneve të pranimit për pozita të larta drejtuese.

PDK pretendon se me këto veprime janë tejkaluar kompetencat e një Qeverie në dorëheqje dhe janë shkelur kufizimet kushtetuese dhe ligjore që lidhen me ushtrimin e mandatit të deputetit dhe funksioneve në ekzekutiv.

Kallëzimi penal i është adresuar Prokurorisë Speciale, së cilës i kërkohet trajtimi dhe hetimi i pretendimeve të ngritura në dokument./teve1.info/

source

You Might Also Like

Më 28 gusht shpallet aktgjykimi në rigjykimin ndaj Glauk Konjufcës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend
Paratë e krimit, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruajnë marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive
Sali: Autostrada Shkup–Bllacë, investim historik që afron qytetarët dhe lidh të ardhmen tonë evropiane
Konjufca: LVV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në
Pesë shqiptarë riatdhesohen nga Siria

LEXO GJITHASHTU

DhTIK: Shitjet e prodhuesve kanë rënë deri në 20%, rrezikohen vendet e punës
DhTIK: Shitjet e prodhuesve kanë rënë deri në 20%, rrezikohen vendet e punës
Lajme
Shkëmbim i ri mes Moskës dhe Kievit, lirohen nga 10 të burgosur lufte
Shkëmbim i ri mes Moskës dhe Kievit, lirohen nga 10 të burgosur lufte
Lajme
Krehiç: Mund të ketë ende lokacione të pazbuluara të personave të zhdukur
Krehiç: Mund të ketë ende lokacione të pazbuluara të personave të zhdukur
Lajme
Kanosi me armë të shoqen në Palasë, lihet në burg Elvis Kosova
Kanosi me armë të shoqen në Palasë, lihet në burg Elvis Kosova
Lajme
Tragjedi në SHBA: Burri vret 8 të afërm, mes tyre 4 fëmijë
Tragjedi në SHBA: Burri vret 8 të afërm, mes tyre 4 fëmijë
Lajme

You Might Also Like

Shqiptuan tiketë për kundërvajtje, sulmohen dy policë në Prishtinë
TOP Momenti

Shqiptuan tiketë për kundërvajtje, sulmohen dy policë në Prishtinë

August 26, 2026
PDK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në detyrë
TOP Momenti

PDK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në detyrë

August 26, 2026
80 vjeçarja dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Prizren, i dyshuari ndalohet për 48 orë
TOP Momenti

80 vjeçarja dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Prizren, i dyshuari ndalohet për 48 orë

August 26, 2026
Pas një mosmarrëveshjeje, kanosje dhe ekspozim arme në Podujevë – konfiskohet pistoleta me 36 fishekë
TOP Momenti

Pas një mosmarrëveshjeje, kanosje dhe ekspozim arme në Podujevë – konfiskohet pistoleta me 36 fishekë

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?