By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në
Lajme

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Momenti
Published: August 26, 2026

Lëvizja Vetëvendosje tashmë i ka emrat për presidentin e ardhshëm të Kosovës, por ata nuk do të bëhen publikë para takimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), ka deklaruar ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca

Konjufca ka thënë se VV-ja dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, janë të gatshëm për takimin me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërsa pret që në këtë takim të diskutohen emrat konkretë për presidentin e ardhshëm.

Your browser does not support the video tag.

“Prej kur Lidhja Demokratike e Kosovës është deklaruar që janë të gatshëm për takime dhe që tashmë është paralajmëruar se takimi i radhës do të zhvillohet në formën e propozimit të emrave konkretë lidhur me presidentin e ardhshëm, atëherë e kemi kuptuar menjëherë që kjo është një shans i mirë dhe një mundësi e re. E prandaj konsideroj që ekziston një probabilitet goxha i madh që të kemi president dhe një marrëveshje për presidentin. Meqë se kur do që të takohen kryeministri Kurti me kryetarin Abdixhiku, mendoj që kjo do të jetë forma e diskutimit edhe forma e negociimit. Do të takohen përmes propozimit të emrave konkretë dhe prej atyre emrave konkretë unë besoj që njëri prej tyre do të jetë edhe presidenti apo presidentja e ardhshme e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Konjufca ka bërë të ditur se emrat tashmë janë përcaktuar nga VV-ja, por ka thënë se publikimi i tyre para takimit do ta dëmtonte procesin e negociimit.

“Lëvizja Vetëvendosje unë vetëm po thëm që është gati. Kryeministri Kurti është gati. Emrat i kemi, po nuk mund t’i ndaj këtu me juve. Më vjen keq sepse pastaj kjo do ta humbte kuptimin pastaj procesi i negociimit. Edhe LDK-ja besoj që së shpejti do të jetë gati sepse javën e kaluar kryetari Abdixhiku tha që kjo javë do të jetë java në të cilën ata do të takohen. Me sa kam marrë vesh unë, në Vetëvendosje kryeministri Kurti ende nuk ka një ftesë nga apo një diskutim se cila do të jetë dita e kësaj jave. Po kështu e ka përdorur gjuhën kryetari Abdixhiku, ka thënë: “këtë javë”. Prandaj ne jemi në pritje e sipër që kjo të ndodhë. Dhe kur kjo të ndodhë, atëherë unë mendoj që do të jetë shumë afër marrëveshja për për presidentin e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Ai ka thënë se i vjen keq që takimi nuk u zhvillua gjatë javës së kaluar, por ka shprehur mirëkuptim për nevojën e partive që të përcaktojnë emrat konkretë për president.

“Mua më vjen keq që u humb java e kaluar. Mendoj që nuk ishte e nevojshme, mirëpo prapëseprapë mirëkuptojmë këdo që ka pasur nevojë për një kohë shtesë, sepse tek e fundit duhet ta kuptoni që kjo nuk është një çështje e gjithë kjo e thjeshtë. Partitë kanë nevojë që të vijnë deri te emrat konkretë sa i përket asaj se cilët do të jenë përfundimtarët që do të propozohen e pastaj të shkohet me gjetjen e një pajtueshmërie”, tha ai. /EO

The post Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kryetari i Parlamentit iranian: Vendi po përballet me një luftë të gjithanshme ekonomike, SHBA përpiqet të nxisë përçarje të brendshme
Mbreti i Norvegjisë, Harald në gjendje kritike për jetën – ndërpriten vizitat zyrtare
Reuters zbulon dokumentin: Përgatiten 4 skenare, SHBA mund t’i tërheq deri në 80 mijë trupa nga Europa
24 vjeçari përplas për vdekje me veturë një 1-vjeçare në Tiranë
Vdes Kasapi i Srebrenicës Ratko Mladiq, i dënuar për gjenocid, krime lufte e krime kundër njerëzimit

LEXO GJITHASHTU

KGJK merr vendim, nuk rikthen gjyqtarët dhe stafin serb të dorëhequr
KGJK merr vendim, nuk rikthen gjyqtarët dhe stafin serb të dorëhequr
TOP Momenti
Tragjedi në SHBA, tre fëmijë shqiptarë humbin jetën pasi zjarri përfshiu banesën ku jetonin
Tragjedi në SHBA, tre fëmijë shqiptarë humbin jetën pasi zjarri përfshiu banesën ku jetonin
TOP Momenti
AMM dhe RTM: Kompani serbe të afërta me pushtetin po anashkalojnë ligjet e Maqedonisë përmes kanaleve televizive
AMM dhe RTM: Kompani serbe të afërta me pushtetin po anashkalojnë ligjet e Maqedonisë përmes kanaleve televizive
TOP Momenti
Përplasi për vdekje 1-vjeçaren gjatë manovrës me makinë, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë
Përplasi për vdekje 1-vjeçaren gjatë manovrës me makinë, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë
TOP Momenti
Vazhdon shtimi natyror negativ në Maqedoninë e Veriut
Vazhdon shtimi natyror negativ në Maqedoninë e Veriut
TOP Momenti

You Might Also Like

7 të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Kijevë të Malishevës
Lajme

7 të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Kijevë të Malishevës

August 27, 2026
Si e ndihmoi Harry Potter një të burgosur ukrainas të mbijetonte katër vjet në robërinë ruse
Lajme

Si e ndihmoi Harry Potter një të burgosur ukrainas të mbijetonte katër vjet në robërinë ruse

August 27, 2026
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Xhafer Raqit, i zhdukur që nga 2 korriku
Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Xhafer Raqit, i zhdukur që nga 2 korriku

August 27, 2026
Gara shpejtësie në Prizren, policia ndalon dy shoferë dhe ua sekuestron patentë-shoferët për 10 muaj
Lajme

Gara shpejtësie në Prizren, policia ndalon dy shoferë dhe ua sekuestron patentë-shoferët për 10 muaj

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?