By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rama – VV’së: Pse e bllokuat “Ishullin Urban”, kush po don me pa Kosovën si Kandahar – tregoni qytetarëve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rama – VV’së: Pse e bllokuat “Ishullin Urban”, kush po don me pa Kosovën si Kandahar – tregoni qytetarëve
Lajme

Rama – VV’së: Pse e bllokuat “Ishullin Urban”, kush po don me pa Kosovën si Kandahar – tregoni qytetarëve

Momenti
Published: August 26, 2026

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po pengon projektet zhvillimore në kryeqytet, duke kërkuar nga Vetëvendosje të tregojë se kush ka urdhëruar ndalimin e punimeve.

Rama i është referuar edhe një dokumenti të përfshirë në aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj të akuzuarit për spiunazh në favor të BIA-s serbe, Fatmir Sheholli.

Your browser does not support the video tag.

Sipas aktakuzës, përshkruhet një plan që synonte destabilizimin e Kosovës përmes radikalizmit fetar dhe përçarjes së shqiptarëve me diasporën. Në të përmendet edhe synimi që, pas 20 vitesh, “Kosova të duket si Kandahari”, me qëllim ndryshimin e perceptimit ndërkombëtar ndaj Kosovës.

Duke iu referuar kësaj, Rama ka ngritur pyetjen: “Kujt po i shërben kjo bllokadë? Kujt po i pengon zhvillimi i Kryeqytetit? Dhe kush po don me e pa Kosovën si ‘Kandahar’?”

Rama ka thënë se, përveç sheshit “Xhorxh Bush”, është bllokuar edhe projekti “Ishulli Urban”, i cili, sipas tij, lidh rreth 30 mijë banorë të Arbërisë me qendrën e Prishtinës.

Ai ka përmendur 20 majin 2026 si datën kur, sipas tij, janë ndaluar punimet, ndërsa më 5 qershor është miratuar akti ligjor.

“Tregoni qytetarëve të Prishtinës, mbi çfarë baze i ndalët punimet? Me urdhër të kujt i vendosët shiritat?”, ka shkruar Rama.

Kryetari i Prishtinës ka shkruar se Komuna do të vazhdojë me ndërtimin e projekteve. “Për juve ka me tregu historia pse po e bllokoni zhvillimin e Kryeqytetit!”, ka shkruar Rama.

The post Rama – VV’së: Pse e bllokuat “Ishullin Urban”, kush po don me pa Kosovën si Kandahar – tregoni qytetarëve appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Ukraina pranon një numër të vogël raketash “Patriot”, s’bëhet e ditur kush i dërgoi
QKUK: 331 shërbime emergjente gjatë 24 orëve të fundit
Maroku shpreh edhe një herë pretendime territoriale ndaj disa qyteteve në Afrikë
Aksident fatal në Lluzhan, arrestohet shoferi që dyshohet se goditi për vdekje këmbësorin
Babai sulmohet fizikisht nga dy djemtë e tij të mitur, rasti në polici

LEXO GJITHASHTU

Gjashtë raste të reja me Nilin Perëndimor, gjithsej 50 të prekur në Maqedoni
Gjashtë raste të reja me Nilin Perëndimor, gjithsej 50 të prekur në Maqedoni
TOP Momenti
Dyshohet se paraqiti patentë shoferi të falsifikuar në Aeroportin e Prishtinës, rasti nën hetim
Dyshohet se paraqiti patentë shoferi të falsifikuar në Aeroportin e Prishtinës, rasti nën hetim
Lajme
Irani dhe Omani propozojnë korridor të përkohshëm detar në Ngushticën e Hormuzit
Irani dhe Omani propozojnë korridor të përkohshëm detar në Ngushticën e Hormuzit
Lajme
Testi zviceran: Shumica e produkteve kundër mushkonjave nuk funksionojnë
Testi zviceran: Shumica e produkteve kundër mushkonjave nuk funksionojnë
Lajme
Aleanca dorëzon kallëzim penal për 17 vendimeve të qeverisë në detyrë
Aleanca dorëzon kallëzim penal për 17 vendimeve të qeverisë në detyrë
Lajme

You Might Also Like

Irani po i zgjeron kapacitetet e mbrojtjes, thotë komandanti i ushtrisë
Lajme

Irani po i zgjeron kapacitetet e mbrojtjes, thotë komandanti i ushtrisë

August 26, 2026
Konfirmohet rasti i parë me Ethet e Nilit në Shqipëri: ISHP nis hetimet në Korçë, përgatitet dezinfektimi
Lajme

Konfirmohet rasti i parë me Ethet e Nilit në Shqipëri: ISHP nis hetimet në Korçë, përgatitet dezinfektimi

August 26, 2026
Kosovari kapet me patentë shofer të falsifikuar në Aeroportin e Prishtinës
Lajme

Kosovari kapet me patentë shofer të falsifikuar në Aeroportin e Prishtinës

August 26, 2026
Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj
Lajme

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?