Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur më 24 gusht në fshatin Lluzhan të Podujevës.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima, person i gjinisë mashkullore, ishte goditur nga një veturë, ndërsa drejtuesi i saj ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
“Më 25.08.2026 në QKUK ka ndërruar jetë viktima m/k i cili më 24.08.2026 ishte goditur nga një veturë në Lluzhan, dhe pas aksidentit drejtuesi i veturës me veturë ishte larguar nga vendi i ngjarjes.”
Policia njofton se i dyshuari është arrestuar më 25 gusht dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Me 25.08.2026 është arrestuar i dyshuari m/k drejtues i veturës i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

