Zjarri në Shashicë të Vlorës ka marrë përmasa të mëdha për shkak se favorizohet edhe nga era. Ndërsa ndërhyrja e forcave vështirësohet nga terreni i thyer.
Në një reagim për situatën, kryetarja e bashkisë, Vlora Mersni bëri të ditur se aktualisht nuk ka rrezik për banesat, pasi në afërsi të vatrës nuk ka zona të banuara.
“Aktualisht nuk paraqet rrezik duke mos pasur banesa përreth. Të gjitha forcat e emergjencës janë në terren, në gatishmëri të plotë, pavarësisht vështirësive të ndërhyrjes për shkak të terrenit të thyer.
Situata po ndiqet në vazhdimësi dhe forcat do të qëndrojnë në terren për të kufizuar perimetrin e zjarrit dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për zonat e banuara”, tha Mersini.
Forcat e emergjencës ndodhen në terren dhe po punojnë për të kufizuar perimetrin e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve.
Kryebashkiakja tha se banorëve të zonës u është bërë thirrje të tregojnë kujdes dhe të lehtësojnë lëvizjen e mjeteve të emergjencës. Shashica ndodhet rreth 8 km nga qyteti i Vlorës./euronews/

