By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Çka thuhet në aktakuzën për spiunazh ndaj Fatmir Shehollit?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Çka thuhet në aktakuzën për spiunazh ndaj Fatmir Shehollit?
Lajme

Çka thuhet në aktakuzën për spiunazh ndaj Fatmir Shehollit?

Momenti
Published: August 25, 2026



Lidhjen e fortë me Serbinë, Fatmir Sheholli duket ta ketë pasur qysh shume vjet më parë.
Që nga viti 1999, Sheholli kishte bërë deklarime në media ndërkombëtare, duke thënë se forcat serbe nuk po kryenin gjenocid në Kosovë, e duke kritikuar UÇK-në, NATO-në dhe politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Këto janë vetëm disa prej shumë veprimeve të Shehollit, që janë pjesë e aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale ndaj tij për “spiunazh” dhe “shantazh”, e të cilën e ka siguruar televizioni.

Your browser does not support the video tag.

Siç përshkruhet në aktakuzë, gjithçka kishte nisur me komunikimet e Shehollit me Bojan Dimiçin, zyrtar i lartë në Agjencinë e Serbisë për Inteligjencë, për pranimin dhe publikimin e disa materialeve me synimin që të ndikonin në zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë.

Duhet potencuar, se nga bisedat e transkriptuara rezulton se Fatmir Sheholli, në koordinim me Bojan Dimiçin, Milaim Zekën dhe persona të tjerë, organizojn pranimin, përkthimin dhe publikimin e materialeve audio dhe transkripteve që dyshohet se janë siguruar në mënyrë të kundërligjshme, ndaj disa zyrtarve të Minstris së Kthimit në Qeverinë e Republikës së Kosovës”.

Tutje, aktakuza tregon se për publikimin e këtyre materialeve, Milaim Zeka ishte marrë vesh të paguhej 2 mijë euro, e që fillimisht Sheholli ia kishte dorëzuar 1 mijë euro.

Zeka ka thënë në emisionin “Five” të martën, se këto para Sheholli ia kishte dhënë për t’i përkthyer materialet.

“Po tham për herë të parë këtu ato 1 mijë euro që mi ka dhënë janë kanë për përkthimet, e kam thënë që ditën e parë i kam pranu 1 mijë euro që këto 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit, sepse përkthyesi nuk ka pranuar pagesë”, tha ai.

Zeka ka deklaruar para hetuesve se Sheholli i kishte thënë se materialet i kishte marrë nga organizata gjermane “GIZ”.

Në intervistën në Five, Zeka pretendon se pasi i ka pranuar materialet me shkrim nga Sheholli, të njëjtat ia ka dorëzuar Prokurorisë Speciale.

Gjatë deklarimit në Prokurori, Sheholli përmendi edhe një dokument që përmbante plan për diskreditimin e Albin Kurtit, të cilin PSRK-ja, e kishte gjetur paraprakisht në telefonin e tij.

I pandehuri ka pranuar gjithashtu se një dokument të njohur si “Leptiri” (një plan operativ i Shërbimit Sekret Serb për diskreditimin e Albin Kurtit i cili në atë kohë ishte në burgun e Nishit), ia kishte dërguar drejtpërdrejt Bojan Dimiçi në telefon, ndërsa më pas ai e kishte përcjellë këtë dokument te disa persona të tjerë, si brenda shut edhe jashtë Kosovës me qëllim të shpërndarjes së këtij informacioni/plani operativ.

Por ky nuk ishte dokumenti i vetëm i gjetur në telefonin e Shehollit. Aty, Prokuroria ka gjetur edhe një dokument tjetër, të cilin e cilëson si “top sekret”.

Ai, sipas Prokurorisë, flet për një plan të Serbisë për shkatërrimin e Kosovës përmes financimit të radikalizmit islamik.
=
“Pasi që të bëjmë marrëveshje me operativet tanë në Kosmet, mbledhjen e fondeve nga ambasadat islamike në Beograd shumica e këtyre parave do të investohen në ndërtimin e xhamive . Xhamitë duhet të ndërtohen në vende të dukshme si afër auto udhëve, shkollave, qendrave tregtare ndërsa xhamitë ne fshatrat e mëdha duhet të dyfishohen dhe trefishohen”.

Tutje, në dokumentin serb të paraqitur nga PSRK-ja në aktakuzë, thuhet se duhet të krijiohet atmosfera që njerëzit të ndjehen sikur po jetojnë në një shtet të huaj, dhe që një pjesë e rinisë të ikë nga vendi.

“Pas 20 viteve Kosova do të duket si Kandahar. Fuqitë perendimore do të ndryshojnë mendimin për Kosovën dhe kështu do te vendosin për kthimin e Kosovës nën juridiksionin e Serbisë. Kur kjo të arrihet Serbia do ti ketë duart e lira të përsëris përndjekjen e Shqiptareve në Turqi mirëpo këtë herë jo përmes forcës por përmes udhëheqësve fetarë për punësim dhe duke ju ofruar super kushte për migrim në Turqi”.

Sheholli akuzohet po ashtu edhe për veprën penale “Shantazh”, pasi nga viti 2022 deri në dhjetor 2025, dyshohet se e ka shantazhuar një person duke e detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij, në shumën që tejkalon 13,000.00 euro.

Sheholli u arrestua në tetor të vitit të kaluar.

source

You Might Also Like

Shefi i CIA-s udhëton për në Moskë për bisedime të paparalajmëruara, raportojnë mediat amerikane
Kina kritikon sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Iranit dhe partnerëve tregtarë
Kanadaja njofton tarifa hakmarrëse ‘dollar për dollar’ ndaj SHBA-së deri në 50%
Kelmendi: Në Gjermani nisa veprimtarinë e organizuar për çështjen e Kosovës
Vdekjet e punëtorëve në KEK, Sindikata merr vendim që të kontribuojë në Task-Forcë

LEXO GJITHASHTU

Kurti: Altin Kryeziu do të kujtohet si zyrtar shembullor që shërbeu me profesionalizëm
Kurti: Altin Kryeziu do të kujtohet si zyrtar shembullor që shërbeu me profesionalizëm
TOP Momenti
Hoxhaj nis mobilizimin e strukturave të PDK-së për pritjen e ish-liderëve të UÇK-së
Hoxhaj nis mobilizimin e strukturave të PDK-së për pritjen e ish-liderëve të UÇK-së
TOP Momenti
Xani: Kurti duhet ta fokusojë gjithë agjendën te LDK-ja
Xani: Kurti duhet ta fokusojë gjithë agjendën te LDK-ja
TOP Momenti
Arsenali e dominon formacionin ideal të Premirligës
Arsenali e dominon formacionin ideal të Premirligës
TOP Momenti
Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare mbretëresha e country-t, Dolly Parton
Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare mbretëresha e country-t, Dolly Parton
TOP Momenti

You Might Also Like

Kelmendi rrëfen si nisi organizimi klandestin në Gjermani dhe kontaktet me Shqipërinë
Lajme

Kelmendi rrëfen si nisi organizimi klandestin në Gjermani dhe kontaktet me Shqipërinë

August 25, 2026
Trump i jep lamtumirën Dolly Parton: Një humbje e vërtetë për miliona njerëz, flamujt amerikanë në gjysmë shtizë për një javë
Lajme

Trump i jep lamtumirën Dolly Parton: Një humbje e vërtetë për miliona njerëz, flamujt amerikanë në gjysmë shtizë për një javë

August 25, 2026
Kelmendi: Demonstratat e vitit 1981 ishin të paplanifikuara
Lajme

Kelmendi: Demonstratat e vitit 1981 ishin të paplanifikuara

August 25, 2026
Misteri i vizitës së shefit të CIA-s në Moskë, gjashtë skenarët që po shqyrtohen: Nga Irani te Ukraina dhe shkëmbimi i të burgosurve
Lajme

Misteri i vizitës së shefit të CIA-s në Moskë, gjashtë skenarët që po shqyrtohen: Nga Irani te Ukraina dhe shkëmbimi i të burgosurve

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?