By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ethet e Nilit mbërrijnë në Shqipëri, konfirmohet rasti i parë në Korçë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ethet e Nilit mbërrijnë në Shqipëri, konfirmohet rasti i parë në Korçë
TOP Momenti

Ethet e Nilit mbërrijnë në Shqipëri, konfirmohet rasti i parë në Korçë

Momenti
Published: August 24, 2026

Shqipëria ka konfirmuar rastin e parë për vitin 2026 me infeksion nga Virusi i Nilit Perëndimor, i njohur si Ethet e Nilit.

Rasti është evidentuar gjatë dhjetëditëshit të dytë të muajit gusht në qarkun e Korçës, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik ka nisur hetimin epidemiologjik dhe entomologjik për të përcaktuar praninë dhe përhapjen e mushkonjës që transmeton virusin.

Your browser does not support the video tag.

Sipas të dhënave zyrtare, që nga fillimi i janarit 2026 janë testuar 30 mostra të rasteve të dyshuara për infeksion nga Virusi i Nilit Perëndimor, të gjitha me rezultat negativ. Rasti i evidentuar në Korçë është i pari i konfirmuar në Shqipëri për këtë vit.

Virusi i Nilit Perëndimor transmetohet te njerëzit përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Mushkonja infektohet zakonisht pasi ushqehet me zogj ose kuaj të infektuar dhe më pas mund ta transmetojë virusin te njerëzit përmes pickimit.

Simptomat e infeksionit mund të nisin me temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, të përziera dhe të vjella.

Në raste më të rënda, virusi mund të prekë sistemin nervor dhe të shkaktojë encefalit. Pas konfirmimit të rastit, ISHP po vijon survejancën epidemiologjike në njerëz, hetimin e rastit dhe monitorimin entomologjik në qarkun e Korçës, me qëllim evidentimin e pranisë së mushkonjave që mund të transmetojnë virusin.

Infeksioni nga Virusi i Nilit Perëndimor nuk është i panjohur në Shqipëri. Në vitin 2024 u raportuan 107 raste të konfirmuara dhe 50 raste të mundshme, ndërsa në vitin 2025 u evidentuan dy raste të konfirmuara./RTSH

You Might Also Like

Kërcënimi me vrasje ndaj Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan përjashton Skender Llugiqin nga organizata
Muzikë në të dy anët e Ibrit: Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor performon me mbështetjen e BE-së
E Majta: Vijojnë faturat paushalle për energjinë elektrike, OBRM-PDUKM premtoi fundin e këtij problemi por nuk ndërmorrën asgjë
Mbetjet mortore në Zubin-Potok, Limani: Në njërin lokacion dyshohet se trupat u zhvendosën për të fshehur krimet
Drejtori Ali “viçin e Kitkës” e huazoi nga Kalifornia

LEXO GJITHASHTU

Edhe nesër do ketë kufizime për automjetet mbi 20 tonë për shkak të temperaturave të larta
Edhe nesër do ketë kufizime për automjetet mbi 20 tonë për shkak të temperaturave të larta
Lajme
Netanyahu: Irani u përpoq që të vriste një nga djemtë e mi
Netanyahu: Irani u përpoq që të vriste një nga djemtë e mi
Lajme
“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos
“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos
Lajme
Trainkos reagon për vagonët e riparuar në Serbi: Tenderi iu dha një kompanie vendore
Trainkos reagon për vagonët e riparuar në Serbi: Tenderi iu dha një kompanie vendore
Lajme
Operacion antidrogë në Spanjë, kapen 1.4 ton kokainë! Arrestohen 3 persona, mes tyre kreu i bandës së “Fanchos”
Operacion antidrogë në Spanjë, kapen 1.4 ton kokainë! Arrestohen 3 persona, mes tyre kreu i bandës së “Fanchos”
Lajme

You Might Also Like

I jepet lamtumira e fundit, policit që vdiq në krye të detyrës
TOP Momenti

I jepet lamtumira e fundit, policit që vdiq në krye të detyrës

August 24, 2026
Shasivari: Reforma në drejtësi bëhet me dialog dhe partneritet
TOP Momenti

Shasivari: Reforma në drejtësi bëhet me dialog dhe partneritet

August 24, 2026
Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit
TOP Momenti

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

August 24, 2026
​Një mundësi drejt karrierës ushtarake në SHBA, hapet konkursi nga Ministria e Mbrojtjes
TOP Momenti

​Një mundësi drejt karrierës ushtarake në SHBA, hapet konkursi nga Ministria e Mbrojtjes

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?