By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: PDK e Aleanca kërkojnë konstituimin e Kuvendit, studentët paralajmërojnë se nuk do të heshtin përballë krizës institucionale
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
PDK e Aleanca kërkojnë konstituimin e Kuvendit, studentët paralajmërojnë se nuk do të heshtin përballë krizës institucionale
Lajme

PDK e Aleanca kërkojnë konstituimin e Kuvendit, studentët paralajmërojnë se nuk do të heshtin përballë krizës institucionale

Momenti
Published: August 24, 2026



Grupet parlamentare të PDK-së dhe Aleancës, së bashku me përfaqësues të organizatave studentore të Universitetit të Prishtinës, kanë kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të Kosovës, duke e vlerësuar ngërçin institucional si pengesë edhe për të ardhmen e të rinjve.

Përfaqësuesi i studentëve Granit Spahiu ka thënë se kriza institucionale nuk është vetëm politike, por përbën edhe një mesazh të keq për një gjeneratë të tërë, duke paralajmëruar se studentët nuk do të qëndrojnë pafundësisht pasivë përballë bllokimit të institucioneve.

Your browser does not support the video tag.

“Kjo nuk është vetëm një krizë politike, por është edhe një mesazh shumë i keq për një gjeneratë të tërë. Ne na thoni çdo ditë: mësoni, punoni dhe ndërtoni të ardhmen këtu. Por si ta ndërtojmë të ardhmen këtu, kur ata që duhet të ndërtojnë të tashmen nuk po funksionojnë? Ne nuk duam privilegje. Duam një universitet që na ec përpara, duam mundësi për të rinjtë, dhe duam institucione që punojnë. Duam edhe një shtet që nuk na detyron të largohemi, por na mundëson që të krijojmë të ardhmen këtu. Dhe ka diçka tjetër që dua ta them: Mos e nënvlerësoni asnjëherë studentin. Sepse shumë herë në historinë e këtij vendi, kur të tjerët kanë pritur, studentët gjithmonë kanë dalë. Kur të tjerët kanë heshtur, vetëm studentët kanë folur. Dhe kur është dashur ndryshim, studentët gjithmonë kanë qenë aty. Prandaj sot po kërkojmë qartësisht, po kërkojmë me përgjegjësi të lartë, po kërkojmë që Kuvendi të konstituohet dhe të fillohet puna. Por nëse dikush mendon se studentët do të qëndrojnë pafundësisht të mbyllur në bankat e tyre dhe të shohin se si shteti i tyre mbetet peng, ata nuk e kanë kuptuar studentin e Kosovës. Sepse ne nuk kemi ardhur këtu vetëm për të kërkuar të ardhme, kemi ardhur këtu për të kërkuar të na lejohet ta ndërtojmë atë. Dhe nëse duhet të ngrihemi përsëri, do të ngrihemi. Jo kundër Kosovës, por gjithmonë për Kosovën”, tha ai.

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se të rinjtë që sot janë studentë kanë parë krizën institucionale të vazhdojë për vite, ndërsa sipas tij, kjo situatë po ndikon edhe në mundësitë e tyre për punësim dhe qëndrim në Kosovë.

“Këta studentë që kanë ardhur sot duhet të kishin qenë fëmijë kur Albin Kurti ka fituar zgjedhjet në vitin 2020. Duhet të kishin qenë në gjimnaz ose në shkollë fillore. Sot janë studentë edhe shohin të vazhdojë e njëjta krizë. Dikush që në vitin 2020 kur ka fituar Albin Kurti ka qenë nxënës, sot mund të jetë i diplomuar në universitet edhe pret të gjejë një vend pune. Në fakt e vetmja gjë që ju ka ofruar mbasi ka diplomuar është largimi prej Kosovës. 300 mijë njerëz e kanë lëshuar Kosovën për 5 vjet. Ky nuk është migrim, kjo nuk është lëvizje e njerëzve, kjo është zhvendosje masive e njerëzve prej Kosovës. Dhe kjo ndodh sepse përveç qeverisjes, sot është përmbysur rendi kushtetues. Si mund të presë një i ri që ka ardhur sot me neve këtu që të bëhet diçka për të, për familjen e tij, për prindërit e tij, për një vend pune që kërkon pas diplomimit kur organi kryesor i vendit mbahet i bllokuar. Dhe bllokimi i Kuvendit, shkelja e njëpasnjëshme e kushtetutës nuk është një çështje formale, është simptoma e një pushteti anarkik, e një pushteti autoritar që s’njeh asnjë normë, përkundrazi përmbys çdo normë, që s’ka asnjë respekt për qytetarin e Kosovës, po mbi të gjitha nuk ka respekt për votuesin e tij”, tha ai.

Ndërsa, deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, ka kërkuar që institucionet të formohen dhe procesi të vazhdojë pa vonesa.

“Sot jemi këtu pranë qeverisë, para qeverisë dhe abuzimi me shtetin po vazhdon, bllokada me shtetin po vazhdon. Ajo çka është e rëndësishme që ne jemi betuar si deputetë për ta mbrojtur kushtetutën dhe gjithmonë do të jemi në mbrojtje të kushtetutës. Andaj nuk do të ndalemi derisa institucionet të formohen, qeveria të formohet dhe të vazhdojmë punën e të mos bllokohemi. Andaj ftoj edhe një herë zotin Kurti që të vjen në Kuvend, të formojë institucionet dhe të vazhdojmë punën tutje”, tha ajo./EO

source

You Might Also Like

Palatova takohet me Sveçlën: Të respektohet karakteri multietnik i vendit, të hetohen pretendimet për sjellje të pahijshme të Policisë
Vdekaj e Eqrem Kryeziut, Sabri Hamiti: Dhimbje e madhe për mikun e moçëm, është kalorës i pavarësisë së Kosovës
Burnham: Do t’i kërkojmë Trump-it raketa Patriot për Kievin
I shkroi ChatGPT-së planin për vrasjen e ish-të dashurës, 25-vjeçari përfundon në pranga
Kina paralajmëron se do të mbrojë interesat e saj pasi SHBA-ja zgjeron sanksionet kundër Iranit

LEXO GJITHASHTU

Mexhiti: VLEN-i partia e parë te shqiptarët, nuk ka asnjë arsye për të shkuar në zgjedhje të parakohshme
Mexhiti: VLEN-i partia e parë te shqiptarët, nuk ka asnjë arsye për të shkuar në zgjedhje të parakohshme
TOP Momenti
Sali: Ekspertizë e synuar dhe përgjegjësi institucionale për zbatimin më të shpejtë të reformave
Sali: Ekspertizë e synuar dhe përgjegjësi institucionale për zbatimin më të shpejtë të reformave
TOP Momenti
Kryeparlamentari kroat: Serbia po armatoset me armë sulmuese, duhet t’ia themi Perëndimit
Kryeparlamentari kroat: Serbia po armatoset me armë sulmuese, duhet t’ia themi Perëndimit
Lajme
OVL-UÇK mbështet marshin për liri, por Gucati kritikon ftesën për Kurtin
OVL-UÇK mbështet marshin për liri, por Gucati kritikon ftesën për Kurtin
TOP Momenti
Detaje tjera nga aktakuza ndaj Fatmir Shehollit, i dyshuar për spiunazh dhe shantazh
Detaje tjera nga aktakuza ndaj Fatmir Shehollit, i dyshuar për spiunazh dhe shantazh
TOP Momenti

You Might Also Like

Trump: SHBA-ja po shqyrton ndryshimin e emrit të Liqenit Ontario në Liqenin e Amerikës
Lajme

Trump: SHBA-ja po shqyrton ndryshimin e emrit të Liqenit Ontario në Liqenin e Amerikës

August 25, 2026
Trump thotë se Irani po përballet me “krizë humanitare me përmasa kolosale”
Lajme

Trump thotë se Irani po përballet me “krizë humanitare me përmasa kolosale”

August 25, 2026
Një skulpturë 11-mijëvjeçare e një figure njerëzore ulur mbi një leopard zbulohet në Turqi
Lajme

Një skulpturë 11-mijëvjeçare e një figure njerëzore ulur mbi një leopard zbulohet në Turqi

August 25, 2026
Sveçla pret shefin e ri të EULEX’it Lopes – E falënderon për ndihmën gjatë gërmimeve në Zubin Potok
Lajme

Sveçla pret shefin e ri të EULEX’it Lopes – E falënderon për ndihmën gjatë gërmimeve në Zubin Potok

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?