Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, akuzoi kundërshtarët dhe tifozët për ngacmimin e Vinicius Juniorit.
Sulmuesi i krahut u trajtua ashpër në fitoren 2:1 të Madridit në La Liga ndaj Espanyolit, të shtunën mbrëma.
Periudha e re e madrilenëve me Mourinhon nisi me fitore të vështirë. Ata reaguan në minutat e parë kur Alex Calatrava e rrëzoi brazilianin me ndërhyrje nga prapa dhe më pas u duk se e kapi përsëri Viniciusin, derisa ai ishte në tokë.
Lojtarët e Madridit kërkuan karton të kuq, por arbitri nuk ndërmori asnjë veprim kundër Calatravas, i cili më vonë shënoi golin e barazimit për Espanyolin.
Jude Bellingham e shënoi golin e parë për Real Madridi, ndërsa zëvendësuesi Carlos Espi realizoi në minutën e 90-të për fitoren e mysafirëve. Mourinho tha se trajtimi ndaj Viniciusit është temë e përsëritur.
“Viniciusi nuk është shenjtor, por ajo që po i bëjnë është e tepërt. Që nga minuta e parë. Është model që përsëritet nga një kundërshtar në tjetrin”, ka theksuar tekniku portugez i Madridit. Mourinho tha se Vinicius, i cili shpesh ishte në qendër të abuzimit nga mbrojtësit rivalë dhe tifozët, duhej të qëndronte i qetë pavarësisht provokimit.

