Policia e Durrësit ka identifikuar dhe arrestuar, pas 48 orësh, drejtuesin e automjetit që dyshohet se përplasi për vdekje një biçiklist në aksin rrugor Rrashbull-Xhafzotaj dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Në aksidentin e ndodhur më 21 gusht, humbi jetën V. H., 41 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës, i cili u gjet i pajetë pas përplasjes.
Pas hetimeve intensive nga strukturat e Qarkullimit të Policisë Rrugore të Durrësit, u bë i mundur identifikimi i automjetit dhe drejtuesit të dyshuar.
Në vijim të veprimeve hetimore, policia arrestoi R. R., 38 vjeç, banues në Sukth. Gjithashtu, u gjet automjeti me të cilin dyshohet se është përplasur biçiklisti./A2Cnn
The post Përplasi për vdekje një biçiklist, arrestohet shoferi në Durrës appeared first on Gazeta Express.

