By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ibrahimi: Dëmet nga vërshimet kalojnë dhjetëra milionë euro, kërkohet fond emergjent për komunat
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ibrahimi: Dëmet nga vërshimet kalojnë dhjetëra milionë euro, kërkohet fond emergjent për komunat
Lajme

Ibrahimi: Dëmet nga vërshimet kalojnë dhjetëra milionë euro, kërkohet fond emergjent për komunat

Momenti
Published: August 23, 2026

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, ka kritikuar bashkëpunimin e nivelit qendor me komunat, duke thënë se mungesa e bashkëpunimit ka ndikuar edhe në moskompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore.

Ibrahimi në një intervistë për Ekonomia Online, ka ngritur shqetësimin për vonesat në kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe ka kërkuar krijimin e një fondi emergjent për komunat, në mënyrë që reagimi institucional të jetë më i shpejtë dhe më efikas.

Ai ka thënë se ka raste kur bujqit nuk janë kompensuar plotësisht për dëmet e shkaktuara nga vërshimet që nga viti 2022.

Your browser does not support the video tag.

“Problemi është që bashkëpunimi me nivelin qendror nuk është i sinqertë nga ana e nivelit qendror kundrejt komunave. Komunat gjithmonë kanë kërkuar një bashkëpunim. Mungesa e këtij bashkëpunimi sjell edhe në mosrezultate. Kemi raste që nga viti 2022 nuk janë kompensuar në plotëni bujqit sa i përket dëmeve të vërshimeve. Ju mund t’i pyetni kryetarët e komunave që kanë pësuar dëme edhe në infrastrukturë, edhe qytetarët të cilët kanë pësuar, po edhe bizneset, edhe bujqit, edhe fermerët se a janë kompensuar edhe në vërshimet e vitit 2023, vitit 2025, nga stuhia e fundit e këtij viti, nga janari i këtij viti, domethënë ka një mungesë totale të bashkëpunimit. Domethënë edhe pse nëse kompensohen qytetarët, komunat nuk lajmërohen se kush është kompensuar dhe sa është kompensuar, mirëpo problemi është që nuk ka bashkëpunim me nivelin qendror”, tha ai.

Ibrahimi ka deklaruar se përgjegjësitë për vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve janë të përcaktuara qartë, duke theksuar se komunat bëjnë vlerësimin dhe miratimin e raporteve, ndërsa përgjegjësia për kompensimin bie mbi nivelin qendror.

“Aspekti ligjor e definon shumë saktë se kush është përgjegjës për çka. Komunat janë përgjegjëse për vlerësimin e dëmeve, miratimin e atyre raporteve në kuvendet komunale, dhe pastaj ato raporte shkojnë në nivelin qendror, dhe përgjegjësi institucionale dhe ligjore është e nivelit qendror të merret me kompensimin e dëmeve. Neve kemi kërkuar një fond emergjent për komunat, në mënyrë që komunat t’i dalin ballë apo t’i përkrahin qytetarët sa më shpejt që është e mundur, e jo të kemi raste që nga viti 2022 mos të kemi kompensim të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e atij viti, dhe pasojat janë duke vazhduar sepse qytetarët, bizneset dhe infrastruktura lokale tregon që niveli qendror nuk është duke i përkrahur komunat në aspektin e jo vetëm kompensimit të dëmeve ndaj qytetarëve, por edhe në investimet kapitale”, tha Ibrahimi për Ekonomia Online.

Sipas Ibrahimit, dëmet e raportuara nga komunat ndër vite kalojnë shifrën e dhjetëra miliona eurove.

“Po me dhjetëra, janë në përgjithësi domethënë janë me dhjetëra miliona euro. Në përgjithësi domethënë që ka mungesë të kthimit të mjeteve financiare tek qytetarët, tek bizneset, tek bujqit, tek fermerët, domethënë dëmet të cilat janë analizuar, janë raportuar nga komunat kalojnë shifrën e dhjetëra miliona eurove. Po flas ndër vite, jo vetëm për një vit, por ndër vite domethënë janë me dhjetëra miliona euro”, tha ai.

Drejtori Ibrahimi ka përsëritur kërkesën për krijimin e një fondi emergjent për komunat, përmes të cilit do të mundësohej reagim më i shpejtë në rast të vërshimeve, zjarreve dhe fatkeqësive të tjera natyrore.

“Këtë e kemi kërkuar ne. Të kemi një fond emergjent për komunat. Nëse jep Zoti e nuk kemi dëme nga fenomenet natyrore, ato mjete financiare normal se i kthehen qeverisë. Mirëpo t’i kemi të zotuara, ta kemi një vijë buxhetore, në raste të fatkeqësive të këtij lloji, të vërshimeve apo zjarreve apo të tjera e të tjera, të kemi një intervenim shumë më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës, dhe komunat janë institucione, nuk është vetëm niveli qendror. Mirëpo të gjitha këto kërkesa kanë hasur në vesh të shurdhër nga niveli qendror duke i anashkaluar kërkesat e komunave dhe në disa raste duke marrë vendime arbitrare në dëm të komunave të Republikës së Kosovës”, deklaroi në fund ai.

 

 

source

You Might Also Like

E rrahu 12-vjeçaren, arrestohet 18-vjeçarja në Mitrovicë
Irani ekzekuton edhe një person lidhur me protestat e janarit
Shefi i ushtrisë së Pakistanit do të takohet me zyrtarë iranianë në Teheran
Raportohet se shefi i ushtrisë së Pakistanit do të takohet me zyrtarë iranianë në Teheran
Vdes polici Altin Kryeziu – para 7 ditësh u godit nga një veturë në Malishevë teksa po e drejtonte trafikun

LEXO GJITHASHTU

Llapi dhe Gjilani përballen sot në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë
Llapi dhe Gjilani përballen sot në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë
TOP Momenti
Ndërron jetë polici nga Malisheva, Altin Kryeziu, ishte aksidentuar në krye të detyrës
Ndërron jetë polici nga Malisheva, Altin Kryeziu, ishte aksidentuar në krye të detyrës
TOP Momenti
Protestohet kundër ndërtimit të një kishe në Zogaj të Vushtrrisë
Protestohet kundër ndërtimit të një kishe në Zogaj të Vushtrrisë
TOP Momenti
Përplasja për financimin e komunave, AKK i reagon Krasniqit: Ku përfunduan 10-14 milionë eurot e BE-së?
Përplasja për financimin e komunave, AKK i reagon Krasniqit: Ku përfunduan 10-14 milionë eurot e BE-së?
TOP Momenti
Jotova: Nuk do të heqim dorë nga mbrojtja e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut
Jotova: Nuk do të heqim dorë nga mbrojtja e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut
TOP Momenti

You Might Also Like

Maqedonia e Veriut digjitalizon gjobat për automjetet me targa të huaja
Lajme

Maqedonia e Veriut digjitalizon gjobat për automjetet me targa të huaja

August 23, 2026
Rrëzohet vendimi i Trumpit për pezullimin e vizave për migrantë nga 75 shtete, përfshirë Kosovën e Shqipërinë
Lajme

Rrëzohet vendimi i Trumpit për pezullimin e vizave për migrantë nga 75 shtete, përfshirë Kosovën e Shqipërinë

August 23, 2026
Vdes polici Altin Kryeziu, drejtori i Policisë në Gjakovë: Do të jetosh gjatë në mendjet e zemrat tona
Lajme

Vdes polici Altin Kryeziu, drejtori i Policisë në Gjakovë: Do të jetosh gjatë në mendjet e zemrat tona

August 23, 2026
Një grua dyshohet se ra në bunar, Policia nis hetimet
Lajme

Një grua dyshohet se ra në bunar, Policia nis hetimet

August 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?