Është arrestuar një 18-vjeçare në Mitrovicë, e cila dyshohet se ka sulmuar fizikisht një 12-vjeçare.
Lidhur me rastin, Policia ka njoftuar se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarën.
Sipas njoftimit të policisë, arrestimi është bërë pas sigurimit të provave materiale, përfshirë një videosekuencë të publikuar në rrjetet sociale, ku e dyshuara shihet duke e sulmuar dhe rrahur viktimën e mitur.
Pas sulmit, 12-vjeçarja ka kërkuar tretman mjekësor.
“Pas procedurave të intervistimi, me aktvendim të prokurorit kompetent të dyshuares i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Rasti është iniciuar për veprën penale- “Lëndim i lehtë trupor” dhe është duke u hetuar në koordinim me Prokurorinë”, thuhet në njoftim.
The post E rrahu 12-vjeçaren, arrestohet 18-vjeçarja në Mitrovicë appeared first on Gazeta Express.

