By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ibrahimi i kundërpërgjigjet Krasniqit: Kërkesat për llogaridhënie kërkojnë përgjigje institucionale, jo sulme personale
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ibrahimi i kundërpërgjigjet Krasniqit: Kërkesat për llogaridhënie kërkojnë përgjigje institucionale, jo sulme personale
Lajme

Ibrahimi i kundërpërgjigjet Krasniqit: Kërkesat për llogaridhënie kërkojnë përgjigje institucionale, jo sulme personale

Momenti
Published: August 23, 2026

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, i është kundërpërgjigjur ministrit në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, pas deklaratave të këtij të fundit lidhur me fondet e komunave.

Krasniqi kishte deklaruar se mjetet për të cilat është akuzuar Qeveria se ua ka marrë komunave “nuk u zhdukën dhe nuk u morën nga ministria”, por janë kthyer përsëri në komuna përmes projekteve investuese. Ai po ashtu kishte thënë se 25 për qind e mjeteve të mbetura ishin orientuar në një program tjetër investimesh, për shkak të kapaciteteve të kufizuara të disa komunave.

Your browser does not support the video tag.

Ibrahimi ka thënë se nuk kishte pasur ndërmend të merrej me deklaratat e ministrit, por se, meqë Krasniqi e ka përmendur sërish emrin e tij, e ka parë të nevojshme të japë sqarime.

Ai fillimisht ka korrigjuar deklarimin e Krasniqit, duke theksuar se nuk është kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, por drejtor ekzekutiv.

“Ky është një dallim elementar institucional, veçanërisht për ministrin përgjegjës për pushtetin lokal”, ka thënë Ibrahimi.

Ai ka akuzuar gjithashtu MAPL-në se në të kaluarën e ka sulmuar personalisht përmes kanaleve zyrtare të ministrisë, pasi Asociacioni kishte kërkuar sqarime për fondet e Bashkimit Evropian.

Sipas Ibrahimit, ministria e kishte akuzuar atë për “interesa private” dhe kishte aluduar se ai kishte shpresuar të përfitonte nga fondet për ekspertë, pa paraqitur prova.

“Një platformë zyrtare e një ministrie është kanal institucional dhe nuk duhet të përdoret për sulme personale ndaj individëve që kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie”, ka deklaruar ai.

Ibrahimi ka thënë se çështja kryesore qëndron te financimi i pesë komunave fituese të Grantit të Performancës.

Sipas tij, në buxhet ishin paraparë 4 milionë euro, ndërsa për këto komuna janë ndarë vetëm 2 milionë euro nga buxheti i shtetit.

“Pse u është zvogëluar financimi pesë komunave fituese të Grantit të Performancës?”, ka pyetur ai.

Drejtori i Asociacionit ka kërkuar nga ministria të sqarojë se mbi cilat kritere janë ridestinuar mjetet dhe se si mbrohet parimi i performancës në rastet kur komunave që e kanë fituar grantin u zvogëlohet financimi.

Ai ka kundërshtuar edhe argumentin e ministrit se komunat nuk kanë pasur kapacitete për t’i shfrytëzuar fondet.

“Kush i ka vlerësuar këto kapacitete? Kur është bërë vlerësimi? Sipas cilave kritere?”, ka pyetur Ibrahimi.

Ai ka vënë në dukje edhe një mospërputhje të pretenduar në deklarimet e MAPL-së, duke thënë se në një reagim të mëhershëm ministria kishte deklaruar se komunat ishin të gatshme t’i zbatonin projektet sipas standardeve të kërkuara.

“Tani deklaroni se të njëjtat komuna nuk kanë pasur kapacitete. Këtu lind një pyetje e thjeshtë institucionale: cilës deklaratë duhet t’i besojmë?”, ka thënë ai.

Ibrahimi ka reaguar edhe ndaj krahasimit të bërë nga Krasniqi për rritjen e buxheteve komunale.

Ai ka thënë se grantet dhe financimi komunal rriten bashkë me buxhetin e shtetit, të hyrat publike dhe të hyrat vetanake, prandaj, sipas tij, këto mjete nuk mund të paraqiten si kontribut personal i ndonjë ministri apo zyrtari.

Ibrahimi ka krahasuar buxhetin e Kosovës në vitin 2005, kur shpenzimet buxhetore ishin rreth 736 milionë euro, me vitin 2013, kur kishin arritur rreth 1 miliard e 586 milionë euro.

Ai ka kundërshtuar gjithashtu krahasimin mes vitit 2021 dhe vitit 2027, duke theksuar se viti 2027 ende është projeksion.

Sipas tij, në vlerësimin e rritjes së buxheteve duhet të merret parasysh edhe fuqia reale blerëse e tyre, duke pasur parasysh rritjen e çmimeve dhe inflacionin.

Një tjetër çështje që Ibrahimi thotë se mbetet pa përgjigje lidhet me 10 deri në 14 milionë euro të Bashkimit Evropian, të cilat, sipas tij, ishin dedikuar për Grantin e Performancës.

Ai ka kërkuar të dihet se çfarë ka ndodhur me këto mjete, pasi MAPL-ja kishte deklaruar më herët se kishte aplikuar në fondet IPA III dhe se ishte ende në fazën e diskutimeve.

“Cili ishte rezultati i këtyre diskutimeve? Ku janë mjetet? Cilat komuna përfituan?”, ka pyetur Ibrahimi.

Ai ka kërkuar publikimin e dokumenteve përkatëse nëse këto mjete nuk kanë humbur, ndërsa në rast se kanë humbur, ka kërkuar që të sqarohet arsyeja dhe përgjegjësia institucionale.

Ibrahimi ka kërkuar gjithashtu sqarime për rolin e MAPL-së në Komisionin e Granteve, duke përmendur kërkesat e komunave lidhur me kontratën kolektive, vendimet gjyqësore dhe grantin e katërt për investime kapitale.

Ai ka pretenduar se përfaqësuesit e ministrisë nuk i kanë mbrojtur këto kërkesa dhe ka kërkuar që, nëse kjo kundërshtohet, të publikohen procesverbalet e Komisionit të Granteve.

“Dokumentet institucionale janë mënyra më e mirë për ta sqaruar këtë çështje”, ka thënë ai.

Duke iu përgjigjur deklaratës së Krasniqit se Asociacioni duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, Ibrahimi ka thënë se pikërisht për këtë arsye Asociacioni kërkon llogaridhënie për çështje që prekin komunat.

Në fund, ai ka ngritur edhe çështjen e shpërndarjes së investimeve kapitale të ministrive, duke iu referuar një të dhëne të Institutit GAP, sipas së cilës komunat e qeverisura nga partia në pushtet përfitojnë rreth 40.3 për qind të investimeve kapitale të ministrive, ndonëse përfaqësojnë rreth 22 për qind të popullsisë.

“Kjo është një çështje që kërkon shpjegim institucional dhe jo etiketime politike”, ka deklaruar Ibrahimi.

“Kërkesat për transparencë nuk janë panik. Kërkesat për llogaridhënie nuk janë dezinformim. Dhe mbrojtja e interesave të komunave nuk është interes personal”, ka përfunduar ai.

Ibrahimi ka kërkuar që debati të kthehet te faktet, dokumentet dhe përgjegjësia institucionale, duke e përmbyllur reagimin me mesazhin: “Më pak etiketime. Më shumë përgjigje”.

Akuzat se qeveria ua ka marrë paratë komunave, Krasniqi: Mjetet janë kthyer përsëri të komunat përmes projekteve investuese

The post Ibrahimi i kundërpërgjigjet Krasniqit: Kërkesat për llogaridhënie kërkojnë përgjigje institucionale, jo sulme personale appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

E rrahu 12-vjeçaren, arrestohet 18-vjeçarja në Mitrovicë
Irani ekzekuton edhe një person lidhur me protestat e janarit
Shefi i ushtrisë së Pakistanit do të takohet me zyrtarë iranianë në Teheran
Raportohet se shefi i ushtrisë së Pakistanit do të takohet me zyrtarë iranianë në Teheran
Vdes polici Altin Kryeziu – para 7 ditësh u godit nga një veturë në Malishevë teksa po e drejtonte trafikun

LEXO GJITHASHTU

Ndërron jetë polici nga Malisheva, Altin Kryeziu, ishte aksidentuar në krye të detyrës
Ndërron jetë polici nga Malisheva, Altin Kryeziu, ishte aksidentuar në krye të detyrës
TOP Momenti
Protestohet kundër ndërtimit të një kishe në Zogaj të Vushtrrisë
Protestohet kundër ndërtimit të një kishe në Zogaj të Vushtrrisë
TOP Momenti
Përplasja për financimin e komunave, AKK i reagon Krasniqit: Ku përfunduan 10-14 milionë eurot e BE-së?
Përplasja për financimin e komunave, AKK i reagon Krasniqit: Ku përfunduan 10-14 milionë eurot e BE-së?
TOP Momenti
Jotova: Nuk do të heqim dorë nga mbrojtja e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut
Jotova: Nuk do të heqim dorë nga mbrojtja e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut
TOP Momenti
Maqedonia e Veriut digjitalizon gjobat për automjetet me targa të huaja
Maqedonia e Veriut digjitalizon gjobat për automjetet me targa të huaja
Lajme

You Might Also Like

Rrëzohet vendimi i Trumpit për pezullimin e vizave për migrantë nga 75 shtete, përfshirë Kosovën e Shqipërinë
Lajme

Rrëzohet vendimi i Trumpit për pezullimin e vizave për migrantë nga 75 shtete, përfshirë Kosovën e Shqipërinë

August 23, 2026
Vdes polici Altin Kryeziu, drejtori i Policisë në Gjakovë: Do të jetosh gjatë në mendjet e zemrat tona
Lajme

Vdes polici Altin Kryeziu, drejtori i Policisë në Gjakovë: Do të jetosh gjatë në mendjet e zemrat tona

August 23, 2026
Një grua dyshohet se ra në bunar, Policia nis hetimet
Lajme

Një grua dyshohet se ra në bunar, Policia nis hetimet

August 23, 2026
Plagoset me armë zjarri një person në rrugën Sarosh–Rahovec
Lajme

Plagoset me armë zjarri një person në rrugën Sarosh–Rahovec

August 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?