By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Tasholli: Në shtatë zonat ku ka qenë UÇK-ja, do të jenë vizitat e lirisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Tasholli: Në shtatë zonat ku ka qenë UÇK-ja, do të jenë vizitat e lirisë
TOP Momenti

Tasholli: Në shtatë zonat ku ka qenë UÇK-ja, do të jenë vizitat e lirisë

Momenti
Published: August 22, 2026

Platforma qytetare “Liria ka Emër”, më 12 shtator në Prishtinë organizon Marshin për Liri nën moton “Kosova po pret”. Ky marsh do të mbahet katër ditë para se të merret verdikti nga Dhomat e Specializuara në Hagë, për themeluesit dhe drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përfaqësuesi i platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli, në një intervistë për RTK, tha se ora e pritjes do të jetë në Prishtinë, por do të provohet të konkretizohet në të gjitha komunat e Kosovës, sepse e njëjta do të ndodhë edhe në komunat tjera.

Your browser does not support the video tag.

“Kjo është ajo që e kemi paraparë në fillim të aktivitetit. E njëjta do të jetë në Prizren, në Skenderaj, në Pejë, në Lipjan, në të gjitha komunat, sepse mendojmë që pasqyyron simbolikë është shumë i rëndësishëm. Ajo tjetra, në shtatë zonat ku ka qenë UÇK-ja, do të jenë vizita të lirisë, do të kemi bashkëbisedim me ta. I kemi emërtuar si “Netët e Lirisë”, ku, rreth një zjarri, me të gjithë ata ushtarë, me të gjithë ata njerëz që kanë dhënë sakrificë shumë të madhe për lirinë e Kosovës, do të rikujtojmë kujtime dhe do të ndërtojmë pak a shumë atë motivin fillestar që ishte, atë që e bëri që liria të jetë edhe e përjetshme në mesin tonë në Kosovë”, tha Tasholli.

Ai tha se jo vetëm këto, por do të ketë edhe aktivitete të tjera të organizuara, sepse “Liria” tashmë është marshi i tretë që përpiqet ta organizojë, dhe dy marshimet e para kanë qenë shumë të suksesshme në përcjelljen e mesazhit përmes hapësirave publike.

“Pak a shumë, aktivitetet do të jenë të mbushura deri më 12 shtator, ku është thirrur Marshi i Lirisë, në mënyrë që Kosova po pret. Dhe më 16 e kemi të njëjtin në Hagë me diasporën. Faktikisht, organizimi gjithmonë don pak disiplinë dhe përkrahjen e shumë faktorëve të tjerë, sepse ne jemi vetëm një platformë vullnetare që kemi thënë, por gatishmëria për ndihmë është shumë e madhe, madje edhe kreativiteti dhe bashkëpunimi me të tjerët, sa merr formë gjithçka dhe çdo ditë”, tha ai.

Tasholli bri me dije se aktivitetet do të ketë që nga e hëna, pothuajse çdo ditë. Ndonjëherë do të ketë edhe tri-katër aktivitete gjatë ditës.

“Po ashtu, kemi menduar që të organizojmë disa konferenca të vogla, ditore, ku do të flasim edhe për rëndësinë e lirisë, sepse ka njerëz që për shkak të shtypjes na mungojnë në lidhjen e fijeve të rrugëtimit tonë, që ka qenë rrugëtim gjeneratash, që ka qenë rrugëtim shekullor, dhe ku secila gjeneratë ka dhënë mundin e saj, madje edhe gjakun e saj. Sot duhet të ri kapitulojmë të gjithë rrugëtimin tonë, që nuk ka qenë lehtë dhe që është konkretizuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që shpeshherë kam përsëritur se është projekti që na bashkon, është projekti më i rëndësishëm në shumë shekuj ndër shqiptarë”, tha ai.

Tashmë shqiptarët e kanë dëshmuar që janë bashkë për këtë projekt, kanë qenë dhe do të jenë bashkë.

Tasholli tha se mesazhi kryesor është: “Kosova po pret”, sepse e kemi përsëritur edhe në konferenca. Pas 16 shtatorit, Kosova më nuk do të jetë e njëjtë, çfarëdo verdikti që të thuhet, sepse do të ndryshojë edhe paradigma politike.

“Por e rëndësishme është që kosovarët e kanë shpresën që drejtësia do të triumfojë. Ky është edhe qëllimi, që të kemi drejtësi, që të kemi një interpretim të saktë të historisë sonë, të lirisë sonë dhe këto t’i mbrojmë me dinjitet. Ne synojmë një shoqëri që nuk është e gatshme të mohojë rrugëtimin e vet për liri”, tha ai.

Sipas tij, ka një pikëqëllim dhe pikëqëllimi është që UÇK-ja të lirohet nga Gjykata Speciale, që UÇK-ja të vijë në Kosovë, atje ku ka nisur rrugëtimin e saj, dhe të mbetet si pjesa më e rëndësishme e dinjitetit dhe krenarisë sonë kombëtare.

“Ajo që është e rëndësishme më 16 shtator është: ose do të gëzohet Serbia dhe Vuçiqi, ose do të jetë një ditë e mirë për shqiptarët në këtë çështje”, tha ai.

Ai tha se gatishmëria gjithmonë ka qenë shumë e madhe.

“Pjesëtarët e organizatave të dala nga lufta, të gjithë ata që kanë qenë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë, nëse mund të themi kështu kushtimisht, komuniteti më meritor i rrugëtimit tonë dhe ata e kanë kuptuar që në fillim. Nuk kam pasur nevojë që gjatë këtyre gjashtë viteve, që shikojnë shkeljet e njëpasnjëshme të asaj gjykate, t’ua shpjegoj. Ata që në fillim e kanë parë që është e maruar mbrapsht, dhe i kemi edhe shoqatat e të burgosurve që gjithmonë kanë qenë pranë nesh. Më lejoni të them se, pak a shumë, nëse rikthej metaforën e të burgosurve politikë, edhe ata atje janë të burgosur politikë, sepse ne konsiderojmë që drejtësia është lënduar, është keqinterpretuar dhe ndoshta edhe është instrumentalizuar. Pra, ndaj edhe qëllimi i këtij Marshi për Liri është qëllimi që të dalë drejtësia ashtu siç është, ashtu siç ka nisur me njëjtin e tyre atëherë, kur kanë qenë një grup për të luftuar për këtë vend. Dhe është pjesë, po e përsëris, edhe e një njerëzish shumë krenarë të kësaj shoqërie, me të cilën duhet të krenohemi, por edhe ta ruajmë, ta mirëmbajmë. Unë shpesh e përdor metaforën e zbukurimit, në kuptimin e mirëmbajtjes së saj, dhe me elan atje ku e ka vendin më të lartë në historinë tonë kombëtare, për të ikur nga këto ndarje të marra për gjëra të vogla, sepse nuk i ka hije një shoqërie të ngjitet bashkë”, tha ai.

Përfaqësuesi i platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli, foli edhe një organizim edhe me njerëzit e diasporës.

“Por, gjithsesi, edhe pse është kohë e ngushtë, me 12-in kur përfundon marshi këtu, do të mundohemi që ta konkretizojmë në ato pak ditë që na kanë mbetur edhe për 16-in atje. Kemi shumë ide të llojllojshme të organizimit, të përformancave të caktuara, të grumbullimit aty, jo në park, jo në parking, por gjithsesi do të jemi në kontakt edhe me autoritetet zyrtare atje, sepse na duhet edhe leja formale për të qenë pjesë e asaj. Por diaspora është pjesa më e zëshme e mbështetjes së ushtarëve të UÇK-së që ndodhen atje, ose, më mirë të themi, të atyre që ndodhen në burg atje, dhe janë shumë të gatshëm dhe mezi presin. Mandej, si platformë, jemi të hapur, sepse bashkëpunojmë me secilin që ka një ide të hajrit, një ide të mirë, një ide kreative, por një ide edhe për projektin të cilin mundohemi ta shpalosim. Këto detaje do t’i komunikojmë në vazhdimësi përmes platformës, rrjeteve sociale dhe televizionit tuaj, dhe do t’i konkretizojmë të dy marshimet për Lirinë, njëri këtu në Prishtinë dhe tjetri më 16 në Bruksel, me shpresën më të madhe që ora e bardhë të jetë një e mirë për Kosovën pas 16 shtatorit”, tha përfaqësuesi i platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli

You Might Also Like

Punëtorë nga Azia në Kosovë, të rinjtë tanë drejt Evropës
Futbolli në zi, futbollisti 25-vjeçar vdes në mes të ndeshjes
Dukagjini fiton ndaj Feronikelit ’74
Elbert Krasniqi: Komunave u janë kthyer paratë me investime, Asociacioni duhet të jetë zë i 38 komunave, jo vetëm i disave
Kadriaj nuk tregon si i futi vezët në Kuvend me të cilat e goditi Kurtin

LEXO GJITHASHTU

Rinia e PDK-së nesër zhvillon aksion simbolik para Qeverisë
Rinia e PDK-së nesër zhvillon aksion simbolik para Qeverisë
TOP Momenti
Gjykata amerikane rrëzon vendimin e Trumpit për pezullimin e vizave për Kosovën dhe mbi 70 shtete tjera
Gjykata amerikane rrëzon vendimin e Trumpit për pezullimin e vizave për Kosovën dhe mbi 70 shtete tjera
TOP Momenti
Vuçiq viziton Preshevën, reagon Sinani: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë
Vuçiq viziton Preshevën, reagon Sinani: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë
TOP Momenti
Volejbollistët e Kosovës pësojnë tjetër disfatë në Lojërat Mesdhetare
Volejbollistët e Kosovës pësojnë tjetër disfatë në Lojërat Mesdhetare
TOP Momenti
Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë
Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë
TOP Momenti

You Might Also Like

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit
TOP Momenti

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

August 23, 2026
Jasharaj dhe Çeku në një tryezë me DKA-të, diskutojnë sfidat e arsimit në punëtorinë dyditore
TOP Momenti

Jasharaj dhe Çeku në një tryezë me DKA-të, diskutojnë sfidat e arsimit në punëtorinë dyditore

August 22, 2026
Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria
TOP Momenti

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

August 22, 2026
Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria
TOP Momenti

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?