By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vuçiq në Preshevë, Sinani: Presidenti i Republikës ta dijë se nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vuçiq në Preshevë, Sinani: Presidenti i Republikës ta dijë se nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë
Lajme

Vuçiq në Preshevë, Sinani: Presidenti i Republikës ta dijë se nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë

Momenti
Published: August 22, 2026

Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar pas vizitës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq atje, duke thënë se, Presheva ‘’nuk mund të ketë dy standarde’’.

Sinani ka shtuar edhe se, pse qytetarët shqiptarë atje, duhet të presin me vite përgjigje, projekte e investime, përderisa tani dëgjojnë për investime që mund të realizohen brenda pak javësh në një pjesë të komunës.

Your browser does not support the video tag.

‘’ Në Preshevë jetojnë shqiptarë, serbë, romë dhe qytetarë të komuniteteve të tjera. Ne duam që secili të jetojë më mirë. Por kjo nuk mund të përdoret si arsyetim për ta bërë shqiptarin të padukshëm para shtetit. Presidenti i Republikës, Qeveria dhe institucionet e Serbisë duhet ta dinë se kanë përballë një komunë që është e gatshme për bashkëpunim, por jo për heshtje’’, ka shkruar ajo mes tjerash.

Postimi:

Presheva nuk është vetëm një pjesë e hartës që vizitohet kur dikujt i duhet. Presheva është shtëpia e qytetarëve që kërkojnë të njëjtën vëmendje, të njëjtat të drejta dhe të njëjtin trajtim nga shteti.

Çdo investim në Strezoc, Mamincë, Svinjishtë, Slavujevc apo në cilindo vendbanim të Komunës së Preshevës është i mirëseardhur. Ne nuk kemi qenë dhe nuk do të jemi kundër asnjë investimi që përmirëson jetën e qytetarëve tanë.

Por sot, pas vizitës së Presidentit Vuçiq në Preshevë, nuk mund të mos them atë që qytetarët e mi e shohin dhe e përjetojnë çdo ditë:

Presheva nuk mund të ketë dy standarde.

Ne, si Komunë, nuk i ndajmë qytetarët sipas përkatësisë etnike. Këtë e kemi dëshmuar me punë, jo me fjalë. Kemi përgatitur projektin për shkollën në Mamincë, kemi investuar në kanalizimin e këtij fshati dhe kemi realizuar fazën e parë të asfaltimit të rrugës drejt Svinjishtës. Sepse për ne, banori i Mamincës, i Strezocit, i Svinjishtës apo i çdo vendbanimi tjetër është mbi të gjitha qytetar i Komunës së Preshevës.

Por të njëjtin standard që e zbatojmë ne, kemi të drejtë ta kërkojmë edhe nga shteti.

Kemi kërkuar zyrtarisht investime për Shkollën “Prof. Ibrahim Kelmendi”, për shkollën në Mamincë, për çerdhen “8 Marsi” dhe për projekte të tjera që lidhen drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve tanë.

Prandaj, kur dëgjojmë për investime që mund të realizohen brenda pak javësh në një pjesë të komunës, pyetja është e thjeshtë:

Pse qytetarët shqiptarë duhet të presin me vite për përgjigje, projekte dhe investime nga institucionet qendrore?

Nuk kërkojmë që të merret nga njëri për t’i dhënë tjetrit.

Kërkojmë të mos merret nga shqiptarët për t’u dhënë të tjerëve.

Rrugët e reja janë të mira. Shkollat e rinovuara janë të mira. Vendet e reja të punës janë të mira. Por ato janë të mira vetëm kur janë pjesë e një politike të barabartë për të gjithë qytetarët.

Në Preshevë jetojnë shqiptarë, serbë, romë dhe qytetarë të komuniteteve të tjera. Ne duam që secili të jetojë më mirë. Por kjo nuk mund të përdoret si arsyetim për ta bërë shqiptarin të padukshëm para shtetit.

Presidenti i Republikës, Qeveria dhe institucionet e Serbisë duhet ta dinë se kanë përballë një komunë që është e gatshme për bashkëpunim, por jo për heshtje.

Ne nuk kërkojmë privilegje. Kërkojmë barazi.

Nuk kërkojmë më shumë se të tjerët. Kërkojmë të mos marrim më pak. Nuk jemi kundër zhvillimit të askujt. Jemi kundër diskriminimit të kujtdo.

Presheva është një komunë.

Qytetarët e saj janë qytetarë të barabartë.

Dhe si Kryetare e Komunës së Preshevës, do të vazhdoj ta them qartë në Preshevë, në Beograd, në Prishtinë, në Tiranë dhe para kujtdo që duhet ta dëgjojë:

Shqiptarët e Preshevës janë këtu. Janë qytetarë. Kanë nevoja. Kanë të drejta. Dhe nuk do të pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë ose që nuk ekzistojnë fare.

The post Vuçiq në Preshevë, Sinani: Presidenti i Republikës ta dijë se nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

U kapën me 80 kg drogë në vlerë 1 milion euro – tre kosovarët e arrestuar në Durrës janë nga Gjakova
Ngrihet aktakuzë ndaj pilotit kroat dhe partneres së tij serbe që spiunuan për situatën në veri dhe KFOR-in
OVL-UÇK mbështet propozimin e Haradinajt: Hashim Thaçi president pas kthimit në Kosovë
Zelensky paralajmëron hakmarrje pas sulmit rus në qendrën tregtare
ASK publikon statistikat e lindjeve, vdekjeve e kurorëzimeve për muajin qershor, detaje

LEXO GJITHASHTU

Elbert Krasniqi: Komunave u janë kthyer paratë me investime, Asociacioni duhet të jetë zë i 38 komunave, jo vetëm i disave
Elbert Krasniqi: Komunave u janë kthyer paratë me investime, Asociacioni duhet të jetë zë i 38 komunave, jo vetëm i disave
TOP Momenti
Kadriaj nuk tregon si i futi vezët në Kuvend me të cilat e goditi Kurtin
Kadriaj nuk tregon si i futi vezët në Kuvend me të cilat e goditi Kurtin
TOP Momenti
Rinia e PDK-së nesër zhvillon aksion simbolik para Qeverisë
Rinia e PDK-së nesër zhvillon aksion simbolik para Qeverisë
TOP Momenti
Gjykata amerikane rrëzon vendimin e Trumpit për pezullimin e vizave për Kosovën dhe mbi 70 shtete tjera
Gjykata amerikane rrëzon vendimin e Trumpit për pezullimin e vizave për Kosovën dhe mbi 70 shtete tjera
TOP Momenti
Vuçiq viziton Preshevën, reagon Sinani: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë
Vuçiq viziton Preshevën, reagon Sinani: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë
TOP Momenti

You Might Also Like

Artriti reumatoid nuk prek vetëm nyjat: Shenjat në mushkëri që nuk duhen shpërfillur
Lajme

Artriti reumatoid nuk prek vetëm nyjat: Shenjat në mushkëri që nuk duhen shpërfillur

August 22, 2026
Vapa ekstreme sjell kufizime në autoudhë, ndalohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë
Lajme

Vapa ekstreme sjell kufizime në autoudhë, ndalohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë

August 22, 2026
I nxehti përvëlues, IHMK thirrje qytetarëve: Kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell
Lajme

I nxehti përvëlues, IHMK thirrje qytetarëve: Kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell

August 22, 2026
Shënohet viktima e pestë nga Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut
Lajme

Shënohet viktima e pestë nga Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?