By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes
TOP Momenti

‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes

Momenti
Published: August 22, 2026

Top Channel ka zbardhur dosjen e prokurorisë së Sarandës, lidhur me krimin e rëndë ndodhur pak ditë më parë në Ksamil ku u vra me thikë turisti 20-vjeçar Luis Miguel Varela Mendes.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka siguruar dosjen, në të cilën zbulohet ndër të tjera edhe gjithë dinamika e plotë e sherrit që përfundoi në vrasje, me autor të akuzuar Sokrat Vatën.

Your browser does not support the video tag.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:15 të 18 gushtit, kur mes grupit të turistëve dhe disa personave të tjerë nisi një konflikt fizik, shkruan Top Channel.

Nga pamjet e kamerave rezulton se përleshja u përshkallëzua me goditje me grushte dhe ndjekje mes personave të përfshirë, duke vijuar edhe në zonën e plazhit.

Gjatë përleshjes, 20-vjeçari Mendes u godit fillimisht me grushte nga disa persona.

Në vijim, Sokrat Lipan alias Sokrat Vata u afrua pranë të riut dhe e goditi disa herë me thikë në trup.

Edhe David Heurtevent dyshohet se e ka goditur me grushte viktimën gjatë konfliktit.

Por çfarë kanë kapur kamerat e sigurisë?

Në orën 05:14:24 të datës 18.08.2026 nga ambientet e lokalit “Principotes” vërehet se dalin disa shtetas dhe qëndrojnë tek rëra e ambienteve të jashtme të subjektit “Paradise”, ku ndër ta janë të identifikuar shtetasit Ibrahim Lemoie, Sudae Akmahmat, Florian Cetina dhe Luis Mendes, i veshur me një bluzë të bardhë me një shkrim me ngjyrë të zezë nga mbrapa.

Në orën 05:15:22 të datës 18.08.2026, nga ana e parkimit në anën jugore të Principotes vërejmë që afrohen dy shtetas, konkretisht Davit Heuertvent përpara dhe Sokrat Lipan (Vata), i veshur me një këmishë të bardhë, në vendin ku ndodheshin shtetasit e huaj.

Në orën 05:16:39 shtetasi Sokrat Lipan (Vata) vërehet se shtyhet me një person të veshur me bluzë me ngjyrë të bardhë dhe Sokrati vërehet se largohet prej tij dhe shkon në drejtim të shezlloneve.

Në orën 05:16:47 shtetasi Sokrat Lipan (Vata) ndjek një nga personat, i cili është i veshur me të bardha, dhe Sokrati e ndjek nga mbrapa në drejtim të parkimit.

Në orën 05:16:54 shtetasi Sokrat Lipan (Vata) vërehet se vjen me vrap në drejtim të shtetasit Ibrahim Lemoie, i cili përplaset në shezllone dhe bie në tokë dhe Sokrati e godet në drejtim të tij.

Në orën 05:17:14, në këto momente afrohet shtetasi Luis Mendes dhe shtyn me trup shtetasin Sokrat Lipan, i cili bie në tokë.

Shtetasi Sokrat Lipan (Vata) ngrihet nga toka dhe i afrohet shtetasit Luis Mendes dhe fillon dhe godet në drejtim të tij.

Në orën 05:17:20 shtetasi Davit Heuertvent, i veshur me tuta të shkurtra dhe një si në këmishë me ngjyrë të errët, së bashku me shtetasin Sokrat Lipan (Vata), godasin shtetasin Luis Mendes dhe gjatë kësaj kohe vjen shtetasi Sudae Akhmat për të ndihmuar shokun e tij, shtetasin Luis Mendes, dhe godet shtetasin Sokrat Lipan.

Në orën 05:17:35-05:17:46 shtetasi Serxhi Selimi godet shtetasin francez Ibrahim Lemoie me grushta, gjatë kësaj kohe shtetasi Luis Mendes, për t’u larguar nga goditjet që po merrte nga Sokrat Lipan dhe David Heurtevent, largohet me nxitim duke u futur brenda në det.

Në orën 05:17:53 shtetasi Luis Mendes afrohet nga ana jugore e plazhit në vendin ku ndodhen kamerierët dhe goditet nga shtetasi Serxhi Ademi me grushta dhe ata e shtyjnë në det.

Në orën 05:18:04 shtetasi Luis Mendes del nga uji dhe ecën në drejtim të shezlloneve të plazhit Paradise, ku vërehet se bluzën e bardhë e ka të gjakosur.

Në orën 05:18:24 shtetasi Davit Heuertvent vërehet se largohet në drejtim të ambienteve të brendshme të Principotes, i cili dallohet që është i gjakosur tek pjesa e përparme e teshave dhe po fshihet.

Në orën 05:20:28 largohet shtetasi Sokrat Lipan, i cili bluzën e bardhë e ka të gjakosur dhe mbas tij është kamarieri Ildi Cekani, i cili e shoqëron nga mbrapa në drejtim të lokalit të “Principotes”. /tch/

You Might Also Like

Liderët e Luginës në Tiranë, diskutojnë për hapjen e Konsullatës së Shqipërisë në Bujanoc
Koci: Besoj se Hashim Thaçi do të lirohet, por është e parakohshme të flitet për President
Kontrollohen mbi 100 automjete të rënda, 14 mijë euro gjoba
Regjistrohet viktima e pestë nga Ethet e Nilit Perëndimor, 21 pacientë të shtruar në Klinikën Infektive në Shkup
DPHM: Prej nesër do të ketë temperatura më të ulëta

LEXO GJITHASHTU

Rritet numri i viktimave nga sulmi ndaj një qendre tregtare në Ukrainë
Rritet numri i viktimave nga sulmi ndaj një qendre tregtare në Ukrainë
Lajme
Karabinierët italianë zhvillojnë patrullime në Gjakovë, KFOR: Janë të rregullta, ndihmojnë për një mjedis të sigurt
Karabinierët italianë zhvillojnë patrullime në Gjakovë, KFOR: Janë të rregullta, ndihmojnë për një mjedis të sigurt
Lajme
Ndërroi shiritin e lëvizjes në mënyrë të pakontrolluar, gjobitet me 100 euro shoferi
Ndërroi shiritin e lëvizjes në mënyrë të pakontrolluar, gjobitet me 100 euro shoferi
Lajme
Kapen rreth 80 kg drogë në Durrës, vlera e “mallit” që po vinte nga Kanadaja 1 milion euro- tre kosovarë në pranga
Kapen rreth 80 kg drogë në Durrës, vlera e “mallit” që po vinte nga Kanadaja 1 milion euro- tre kosovarë në pranga
Lajme
Haxhiu viziton sportistët kosovarë në Taranto: Kënaqësi të shohim përkushtimin e tyre – Urojmë të kthehemi me medalje
Haxhiu viziton sportistët kosovarë në Taranto: Kënaqësi të shohim përkushtimin e tyre – Urojmë të kthehemi me medalje
Lajme

You Might Also Like

Nga Kanadaja në Shqipëri e Kosovë- sekustrohen në Durrës rreth 80 kg kanabis e llojit “Gelato” – goditet rrjeti i trafikimit
TOP Momenti

Nga Kanadaja në Shqipëri e Kosovë- sekustrohen në Durrës rreth 80 kg kanabis e llojit “Gelato” – goditet rrjeti i trafikimit

August 22, 2026
Bastisje në Tetovë dhe Gostivar, policia gjen armë, municion dhe drogë
TOP Momenti

Bastisje në Tetovë dhe Gostivar, policia gjen armë, municion dhe drogë

August 22, 2026
OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë
TOP Momenti

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

August 22, 2026
LSDM: Paga mesatare është ulur për 1,163 denarë, ndërsa shporta e konsumatorit ka arritur në 70 mijë denarë
TOP Momenti

LSDM: Paga mesatare është ulur për 1,163 denarë, ndërsa shporta e konsumatorit ka arritur në 70 mijë denarë

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?