Qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM ka bërë një hap të rëndësishëm në forcimin e sigurisë kibernetike të shtetit.
Sipas tyre, si rezultat i masave të ndërmarra, Maqedonia është ngjitur nga vendi i 59-të në vendin e 30-të në botë në Indeksin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, me 84,17 pikë.
Nga partia në pushtet theksojnë se ky përparim është rezultat i masave dhe reformave të ndërmarra nga Qeveria në fushën e mbrojtjes së sistemeve dhe infrastrukturës digjitale. Sipas tyre, Qeveria ka miratuar Ligjin e ri për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve informative, ndërsa ka miratuar edhe Strategjinë për siguri kibernetike 2025–2028, së bashku me Planin e Veprimit. Po ashtu, janë forcuar mekanizmat për koordinimin dhe reagimin ndaj incidenteve kibernetike. “Me këto masa krijohet një infrastrukturë digjitale më e sigurt, mbrojtje më e mirë e të dhënave të qytetarëve dhe rezistencë më e madhe e sistemeve shtetërore”, thuhet në komunikatën e OBRM-PDUKM -së.
Nga partia vlerësojnë se përmirësimi i pozitës së vendit në indeks përbën një rezultat konkret të reformave të zbatuara dhe një hap drejt ndërtimit të një shteti digjital më modern dhe më të sigurt. “Rezultati është dëshmi e përparimit në sigurinë kibernetike dhe e përpjekjeve për krijimin e një shteti digjital më të qëndrueshëm, në interes të të gjithë qytetarëve”, theksojnë nga OBRM-PDUKM.

