Një person është arrestuar në Fushë Kosovë nën dyshimin për sulm seksual ndaj një gruaje.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari, shtetas kosovar, dyshohet se më 12 prill 2026 kishte ngacmuar seksualisht viktimën, po ashtu shtetase kosovare, dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe intervistuar lidhur me rastin.
Me vendim të prokurorit kujdestar, ai është dërguar në Qendrën e Mbajtjes.

