By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Transportuesit në Strugë paralajmërojnë ndërprerjen e transportit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Transportuesit në Strugë paralajmërojnë ndërprerjen e transportit
TOP Momenti

Transportuesit në Strugë paralajmërojnë ndërprerjen e transportit

Momenti
Published: August 21, 2026

Nga 24 gushti, banorët e fshatrave të Strugës do të mbeten pa transport publik, pasi 15 transportues të linjave kanë paralajmëruar se do të ndërpresin transportin e udhëtarëve. Siç thonë ata, këtë hap e kanë ndërmarr për shkak të borxhit disavjeçar të papaguar nga ana e komunës për transportin e nxënësve, por edhe për shkak të çmimit të pandryshuar të biletave që nga viti 2022.

Ata kërkojnë nga kryetari i komunës së Strugës Mendi Qyra dhe nga Këshilli komunal që ta marrin parasysh kërkesën e tyre, në mënyrë që të vazhdojnë punën. Disa prej tyre e kanë ndërprerë punën që sot. Sipas vlerësimeve, preken rreth 30.000 banorë.

Your browser does not support the video tag.

„Vendosëm që në këtë mënyrë të përballemi me problemin e transportit publik, sepse mirëmbajmë linja në distanca të gjata. Nga Struga deri në Misllodezhdë ka rreth 20 kilometra, përkatësisht shkojmë deri në 950 metra lartësi mbidetare. Jemi përpjekur ta mirëmbajmë këtë linjë dhe t’i shërbejmë popullatës, por me rritjen e çmimeve të karburantit, pjesëve rezervë dhe shpenzimeve për mirëmbajtjen e automjeteve, tashmë nuk mund t’i përballojmë të gjitha problemet me të cilat ballafaqohemi çdo ditë. Fshati ynë është malor dhe këtu përfshihen edhe Bogovica, Bërçeva, Prisovjani dhe vendbanime të tjera. Për banorët që jetojnë atje, shërbimi i transportit duhet të sigurohet në kohë.“ – Flori Mena – transportues nga fshati Misllodezhdë.

Më 24 korrik, ata i janë drejtuar me shkrim Komunës së Strugës. Ata në shkresë kishin dhënë afat 15 ditor për pagesën e borxhit dhe korrigjimin e çmimeve.

„ Ne nuk mund të durojmë edhe një muaj, e jo më deri në muajin e 12-të të vitit 2026. Ne shpresonim se do të kishte sukses dhe se do të ecnim përpara, se do t’i paguante edhe borxhet e mëparshme, e jo të na fuste edhe më shumë në borxhe edhe me shkollat e mesme. Si të punojmë, nuk e di; nëse e dinë ata, le të na tregojnë. Në fund i thashë edhe kryetarit të komunës: me çfarë zgjidhje mendoni të vazhdoni më tej, do të sillni shoferë dhe autobusë nga Nepali?“ – Negovan Shumulikoski – transportues nga fshati Llozhan.

Kryetari i komunës së Strugës, Mendi Qyra, thotë se bëhet fjalë për borxh të vjetër, të akumuluar ndër vite.
„Ne, gjithsesi, kemi mundësi t’i paguajmë borxhet e mbetura, por normalisht kjo do të bëhej në një periudhë prej tre deri në katër muaj, pasi vazhdimisht po kryejmë pagesa. Gjithashtu, ky borxh është nga pushteti i mëparshëm dhe transportuesit duhet t’u drejtohen ish-kryetarëve të komunës dhe ish-funksionarëve, të cilët tani janë në opozitë, për të shpjeguar pse deri më tani nuk janë kryer pagesat.“ – Mendi Qyra – kryetar i Komunës së Strugës.

Sa i përket çmimit të biletave, Qyra thotë se do të ketë rritje në përputhje me parametrat që parashikon buxheti dhe se në seancën e ardhshme të Këshillit do të propozojnë rritje. /Alsat.mk

You Might Also Like

Gjashtë minutat e fundit të portugezit në Ksamil, pamjet e kamerave të sigurisë
12-vjeçarja rrihet në Mitrovicë, pamjet e dhunës sërish përfundojnë në rrjet
Sinani reagon pas vizitës së Vuçiqit në Preshevë: Shqiptarët mos i trajtoni si qytetarë të dorës së dytë
Krasniqi: Buxheti për komunat është rritur 66%, Asociacioni të jetë zë i 38 komunave
“Flotilja refuzoi të vizitonte ishullin e Sazanit”, Rama: Revolucionarët e rrenave i ikën të vërtetës

LEXO GJITHASHTU

Shënohet viktima e pestë nga Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut
Shënohet viktima e pestë nga Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut
Lajme
Parashikimi i motit për të dielën, temperaturat deri në 34 gradë
Parashikimi i motit për të dielën, temperaturat deri në 34 gradë
Lajme
Anulohet papritur takimi Kurti–Ulutaş, KFOR-i: U anulua për “rrethana të paparashikuara”
Anulohet papritur takimi Kurti–Ulutaş, KFOR-i: U anulua për “rrethana të paparashikuara”
Lajme
Zjarret masive në Serbi, BE dërgon helikopterë dhe zjarrfikës
Zjarret masive në Serbi, BE dërgon helikopterë dhe zjarrfikës
Lajme
Macron premton raketa interceptuese për Ukrainën
Macron premton raketa interceptuese për Ukrainën
Lajme

You Might Also Like

“Më ço në spital”, DJ i klubit dëshmon për vrasjen në Ksamil: Autori hodhi thikën para se të arratisej
TOP Momenti

“Më ço në spital”, DJ i klubit dëshmon për vrasjen në Ksamil: Autori hodhi thikën para se të arratisej

August 22, 2026
Regjistrimi në Shkollat e Mesme të Tetovës, interesim për Gjimnazin, Shkollën Ekonomike dhe Mjekësinë
TOP Momenti

Regjistrimi në Shkollat e Mesme të Tetovës, interesim për Gjimnazin, Shkollën Ekonomike dhe Mjekësinë

August 22, 2026
​Anuloi takimin me Kurtin, Ulutash pret komandantin e Shtabit të NATO-s në Sarajevë
TOP Momenti

​Anuloi takimin me Kurtin, Ulutash pret komandantin e Shtabit të NATO-s në Sarajevë

August 22, 2026
Vuçiq: Kemi negociuar 50 herë për hapjen e urës mbi Ibër, takimi Mojsiloviq – Ulutas nuk ishte i mirë
TOP Momenti

Vuçiq: Kemi negociuar 50 herë për hapjen e urës mbi Ibër, takimi Mojsiloviq – Ulutas nuk ishte i mirë

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?